Dua Lipa, fytyra e re e YSL-së

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka njoftuar se ajo do të jetë fytyra e re e parfumit të ri të kompanisë “YSL Beauty”.

“Sekreti më i vështirë për ta mbajtur! Shumë krenare dhe e lumtur që më në fund të tregoj se unë jam fytyra e re e parfumit të YSL-së. Faleminderit ekipit të mrekullueshëm të YSL-së që më bëri të ndihemi si në shtëpi, më la hapësirë të luaja një rol të vogël në zgjedhjen e aromës dhe të bëja ëndrrën realitet duke punuar me brendin që e dua kaq shumë”, ka shkruar ajo në Instagram.

Yves Saint Laurent është brend luksoz francez i themeluar më 1961.