Leonardo DiCaprio goditet në fytyrë nga një top volejbolli

Periskopi.com Showbiz

Ku është modelja Camila Morrone që ta puthë Leonardo DiCaprion dhe ta shërojë?

Derisa po luante volejboll me shokët në Malibu gjatë vikendit, aktori 44 vjeçar është fotografuar derisa një top e ka goditur në fytyrë.

Për fansat që u shqetësuan, DiCaprio ka shpëtuar pa asnjë lëndim.

Aktori ka qenë së fundmi në Kanë të Francës ku e ka promovuar filmin e tij të ri  “Once Upon a Time In Hollywood” ku luan bashkë me Brad Pitt dhe Margot Robbie.