Gana tërhoqi njohjen e Kosovës, për ketë shkruajnë edhe mediat ndërkombëtare

Periskopi.com Lajme

Ani pse ende nuk ka ndonjë lajmërim zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës se Gana ka tërhequr njohjen e pavarësisë, zëvendësministri i Jashtëm dje njoftoi se një vendim i tillë është marrë, pasi që më herët ishte “i nxituar”. Rreth kësaj kanë shkruar edhe disa prej mediave më të njohura në botë

Në një intervistë dhënë për mediumin francez AFP, numri dy i diplomacisë së Ganës, Charles Oëiredu, konfirmoi se shteti i tij ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

“Qeveria e Ganës ka marrë vendim që të tërheqë njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës. Kjo pasi që ky vendim ka qenë i nxituar”, ka thënë dje Oëiredu, përcjell Gazeta Metro.

Rreth kësaj kanë raportuar edhe mediumet e njohura si Daily Mail dhe Yahoo Neës, të cilat kanë theksuar se këtë vendim Gana ia ka konfirmuar Serbisë përmes një dokumenti, transmeton Gazeta Metro.

“Në notën diplomatike të Ganës shkruan se ky vend ka tërhequr njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës, të cilën më parë e kishte njohur si shtet në vitin 2012. Ky vendim i është komunikuar Serbisë, me të cilën Republika e Ganës gëzon marrëdhënie të mira”, shkruajnë këto media.

Kujtojmë se shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, hiç më pak se para dy muajve u deklarua se me Republikën e Ganës, Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera dhe se së shpejti do të hapet edhe një Ambasadë atje.

Në anën tjetër, theksojmë se Serbia vazhdimisht ka bërë fushatë kundër Kosovës për tërheqje të njohjeve, ndërsa vetëm disa ditë më parë ministri i Jashtëm i saj, Ivica Dacic, u deklarua se deri në fund të vitit edhe 4 vende pritet t’i tërheqin njohjet.

 

Qitet në rrenë Ministria e Jashtme: Gana konfirmon se e çnjohu Kosovën

Periskopi.com Lajme

Zëvendësministri i Jashtëm i Ganës, Charles Owiredu ka konfirmuar se kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Agjencia franceze e lajmeve AFP ka thënë se Gana e ka tërhequr njohjen “e nxituar” të pavarësisë së Kosovës, veprim që u përkrah nga Serbia e cila e kundërshton shtetësinë e Kosovës.

“Qeveria e Ganës ka vendosur që të tërheq njohjen e Kosovës si shtet të pavarur”, ka thënë të martën për AFP-në zëvendësministri i Jashtëm i këtij vendit, Charles Owiredu.

Ai tha se arsyet për këtë vendim i janë komunikuar Serbisë në një letër.

“Vendimi për njohjen e Kosovës doli të ishte i nxituar”, shkruan në letër në lidhje me njohjen e ndodhur më 2012.

“Gana e ka marrë parasysh dialogun mes Serbisë dhe Kosovës që ka për qëllim zgjidhjen e çështjes së kërkesës së kësaj të fundit për t’u njohur si entitet i pavarur dhe sovran dhe mbështet procesin që po vazhdon për t’i dhënë fund çështjes”, thuhet më tej në letër, transmeton Koha.net.

Ky njoftim mund të pengojë vazhdimin e dialogut mes dy vendeve, i cili është ngrirë për më shumë se një vit.

Deklarata e ministrisë ganeze thotë se pavarësia e shpallur njëanshëm e Kosovës ishte “në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”, referencë kjo për rezolutën e vitit 1999 që e vuri vendin nën protektorat ndërkombëtar.

Rezoluta i dha Kosovës “autonomi substanciale” brenda Jugosllavisë, pjesë e së cilës asokohe ishte Serbia, dhe nuk përmend pavarësinë e plotë.

Ministria e jashtme serbe përmes një deklarate vlerësoi “vendimin e rëndësishëm” të Ganës dhe tha se është bërë “vendi i 16… anëtar i OKB-së që ka tërhequr njohjen e Kosovës”.

Ndërkaq, ministria e Jashtme e Kosovës e ka quajtur këtë “vazhdim të një fushate të ndyrë” nga ana e Serbisë.

Daçiq thotë se Gana ka tërhequr njohjen për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq pretenton se një tjetër shtet ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka deklaruar se Gana është shteti i 16-të që ka tërhequr njohjen e Kosovës, raportpojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se nota ka mbërritur në fundjavë dhe se zyrtarët e Ganës e kanë porositur se do ta respektojnë Rezolutën 1244 por edhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, kur do që të vazhdojë.

“Kjo është një tjetër dëshmi se ne seriozisht punojmë rreth kësaj teme, me mbështetjen e presidentit të Serbisë, po ashtu tregojmë se kjo çështje nuk është e zgjidhur dhe paralajmëroj se deri në fund të vitit do të jenë edhe 3-4 shtete tjera që do të veprojnë njësoj”, deklaroi Daçiq.