Sigurohen pamje nga luftërat e përgjakshme mes qenve në Rahovec që ndodhen sot (Video)

Periskopi.com Lajme

Luftërat e përgjakshme deri në ngordhje mes qenve në Xërxë të Rahovecit nuk janë ndalur as sot, pavarësisht faktit se të njëjtat janë të kundërligjshme – raporton Periskopi.

Periskopi ka arritur të sigurojë video të përleshjeve të detyrueshme mes qenve që u zhvilluan sot në Xërxë të Rahovecit.

Në video shihen disa persona, të cilët bëjnë tifo për qentë e tyre të preferuar, pavarësisht se përleshjet e përgjakshme mes tyre mund të përfundojnë me ngordhje.

Përfaqësues të Organizatave për mbrojtjen e kafshëve po bëjnë thirrje të vazhdueshme që të ndërpriten këto gara me qenë.

Madje, ata kanë iniciuar një peticion, ku kanë mbledhur më shumë se tetë mijë nënshkrime për ndalimin urgjent të garave ku po mbyten qentë./PERISKOPI