Jakup Krasniqi: Nuk është koha për garën e Kryeministrit, lum ai që i ruan dy gisht fytyrë

Periskopi.com Lajme

Politikani, Jakup Krasniqi përmes një postimi në face3book ka kritikuar partitë të cilat tashmë po duket se kanë nisur fushatën parazgjedhore, raporton Periskopi.

Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, pritet që Presidenti të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme ndërsa VV-ja dhe LDK-ja u shprehën se janë pro zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Nga Lëvizja Vetëvendosje pati zëra të nisjes së një fushatë parazgjedhore, ndërsa pikërisht për këtë dukuri ka shkruar edhge Krasniqi në faqcebook.

Krasniqi ka thënë se sot nuk ka qenë as vendi e as kuvendi për të bërë garë për pozitën e kryeministrit.

Postimin e ploitë të Krasniqit në facebook mund ta lexoni më poshtë:

POROSIA E POPULLIT TË URTË

Populli ynë nder shekuj nuk ka pasur mundësi shkollimi e edukimi të organizuar, por ka lënë si trashëgim mendime të ngjeshura aq sa koha e jonë duhet t’u merr lakmi për urtinë, porosinë e thellësinë e mendimit.

Populli na ka lënë shumë urti që na duhet shumë sot. Ajo urti ju thotë brezave: “Sipas vendit Kuvendi”! Kjo fjalë na thotë: O njerëz, në secilin rast, gjeje fjalën e duhur, fjalës gjeja vendin e duhur! Sot, tek ne nuk ishte as vendi e as Kuvendi për të bërë garën për Kryeministër. Mos u ngutni, i vije radha edhe garës për Kryeministër, afër është! Afër është, por nuk është lehtë për të qeverisur. Gjithë këto vite e kanë treguar se dëshira e mundësia janë shumë larg njëra nga tjetra.

Kujdes! Fytyra e njeriut nuk është Fushë e Banatit! Janë vetëm dy gisht fytyrë! Lumi ai që i ruan ata dy gishta!