Digjet një garazh në Istog, shkakton dëme të mëdha materiale (Foto)

Periskopi.com Lajme

Të mërkurën në fshatin Kovrage të Istogut, një garazh me mjete pune u përfshi nga zjarri.

Enver Osmanaj është pronari i garazhës ku iu dogjën kombi, traktori dhe disa mjete punë që gjendeshin në garazh.

Edhe në raportin e Policisë është përfshirë ky rast si zjarrvënie, derisa është bërë e ditur se pos dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk ka pasur të lënduar.

“Viktimamashkull K-Shqiptar ka raportuar se për shkaqe ende të panjohura nga zjarri ishte përfshirë një automjet kombi por si pasoj zjarri kishte përfshi edhe një garazhe në të cilën kishte pasnjë traktor dhe mjete pune. Sipas viktimës nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale në vlerë të konsiderueshme dhe nuk ka pas ndonjë person të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin” thuhet në raportin e Policisë.