Fushata e bën të veten, Musliu: Në krahasim me partitë tjera, PDK është njëfarë Majlinda Kelmendi

Periskopi.com Lajme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për zgjedhjet në vend.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëse secila parti futet e vetme në garë, dihet fituesi, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, PDK në krahasim me partitë tjera është një lloj Majlinda Kelmendi.

Ky është postimi i saj në Facebook:

Kur jemi te gara: nese futemi ne gare zgjedhore secila parti veç e veç atëhere do dihet perfundimisht se cila parti është partia më e madhe ne vend. ??
Por:
Ne një garë të tillë PDK në krahasim me partitē tjera është njëfar “Majlinda Kelmendi”.

​Tërhiqet nga gara një nga kandidatët për kryetar bashkie

Periskopi.com Lajme

Është tërhequr nga kandidimi, kandidati i Belshit për kryetar bashkie, Jashar Elezi i Partisë Komuniste Shqiptare.

Elezi ishte përballë kandidatit Arif Tafani në garë.

Tafani rikandidon për një mandatat të dytë në bashkinë e Belshit.

Ndërkohë në qarkun e Elbasanit qendrat e votimit janë hapur që në orën 07:00 dhe procesi i votimit ka nisur normalisht.

Janë 2800 qendra votimi në të gjithë qarkut dhe janë 9 kandidatë.