Zidane sqaron situatën e Balet te Reali: Nuk e kam ofenduar lojtarin tim, ai po përpiqet që ta zgjidh të ardhmen

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane këmbëngul se nuk e ka ofenduar Gareth Balen gjatë një prononcimi në fundjavën e kaluar.

Madrilenët pësguan humbje 3-1 kundër Bayern Munichut dhe uellsiani për asnjë moment nuk u inkuadrua në këtë takim.

“Është e vërtetë që nganjëherë spanjishtja ndonjëherë krijon spekulime, por dua të jem i qartë”, tha Zidane.

“Së pari, nuk e kam ofenduar askënd, sidomos lojtarin tonë. Gjithmonë them të njëjtën gjë. Lojtarët janë më të rëndësishëm dhe gjithmonë do të jem me lojtarët e mi”.

“Së dyti, thashë se klubi po përpiqej ta shiste lojtarin, asgjë më shumë. Dhe së treti, Bale nuk ishte i gatshëm për ndeshjen dhe se ai po përpiqet që të zgjidh të ardhmen”.

“Tani le të kthehemi në fillim. Ai është një lojtar i Real Madridit, asgjë nuk ka ndryshuar. Ai do të stërvitet normalisht dhe nesër do të shohim se çfarë do të ndodh. Ju e dini situatën dhe e dini se çfarë po ndodh me klubin. Gareth është një lojtar i ekipit të Real Madridit.

“Kjo është gjëja më e rëndësishme, nuk më vjen keq që punoj me Balen, do të mbështetem sërish tek ai”, pohoi francezi.

Ndryshe, mediat kishin raportuar se francezi ka kërkuar largimin e menjëhershëm të futbollistit uellsian.