“Koronavirusi nuk është për shqiptarë”, Gashi tallet nga babai i tij

Periskopi.com Showbiz

Koronavirusi është bërë shqetësim i madh edhe për amerikanët.

Gashi ka ndarë në Instagram një bisedë me babaun e tij ku temë diskutimi është virusi vdekjeprurës ‘Corona’, shkruan lajmi.net.

Këngëtari nga Kosova i shqetësuar i thotë të atit se ‘Koronavirusi’ ka infektuar një person në New York vendi ku jeton edhe ai.

Ndërsa i ati tallet duke i thënë se “Koronavirusi nuk është për shqiptarë”. 

Gashi merr pjesë në aktivitetin “LEAP in Albania”

Periskopi.com Lajme

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi po merr pjesë në aktivitetin “LEAP in Albania”, të organizuar nga Leadership Development Association Balkan.

Gashi në këtë aktivitet është i ftuar si “Speaker”. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”.

Kjo konferencë ka për qëllim që përmes fjalimeve formale dhe bashkëbisedime jo-formale me të ftuarit të ngritet ndërgjegjësimi dhe inspirimi i të rinjve nga folës të suksesshëm, të cilët me punën e tyre në të kaluarën e kanë fuqizuar sektorin rinor në përgjithësi por edhe të rinjtë në veçanti.

Ky është postimi i plotë:

I ftuar në Tiranë, si ‘Speaker’ në aktivitetin e organizuar nga organizata Leadership Development Association Balkan me titullin ‘LEAPin Albania”.

Konferenca ka për qëllim që përmes fjalimeve formale dhe bashkëbisedime jo-formale me të ftuarit të ngritet ndërgjegjësimi dhe inspirimi i të rinjve nga folës të suksesshëm, të cilët me punën e tyre në të kaluarën e kanë fuqizuar sektorin rinor në përgjithësi por edhe të rinjtë në veçanti. KG.

Gashi paralajmëron bashkëpunimin me Chris Brown

Periskopi.com Showbiz

Labinot Gashi i njohur me emrin artistik si Gashi, është shfaqur duke vallëzuar me një grup valltarësh  me këngën e tij “Safety”.

Teksa shfaqet duke vallëzuar ai ka zbuluar se këtë vit do ta sjellë remixin e këngës “Safety” në bashkëpunim me rep-artistin me famë botërore, Chris Brown.

Gashi ka marrë komente shumë pozitive nga ndjekësit. Nuk la pa komentuar as kantautori britanik Sam Smith, i cili shkroi se ‘kjo video e bën shumë të lumtur”.

Gashi argëtohet me hitet e Elitës 5 në Nju Jork

Periskopi.com Showbiz

Gashi publikoi disa video ku filmoi grupin Elita 5 duke performuar.

Gashi gjatë kësaj periudhe ka qenë shumë aktiv me koncertet e turneut, shkruan lajmi.net.

Së fundi, reperi ka udhëtuar në Amerikë, ndërsa mbrëmë u argëtua duke dëgjuar hitet e grupit të famshëm shqiptar.

Është fjala për Elitën 5, grup i cili performoi për shqiptarët në Nju Jork, ndërsa i pëlqyen shumë edhe Gashit.

“Shqiptarët e dinë Rock N’Rollin”, ka shkruar ai.

Gashi befason me deklaratën e radhës në rrjetet sociale, ka një kërkesë të çuditshme

Periskopi.com Showbiz

Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi bën vazhdimisht deklarata interesante në rrjete sociale që komentohen shumë.

Edhe me postimin e radhës në Instagram ka befasura derisa ka patur edhe një kërkesë interesante.

Gashi publikoj një fotografi me nipin e tij me të cilin tregoj se është shumë i lidhur, madje reperi u shpreh se ka ardhur koha që të ketë një fëmijë të tij duke ftuar kështu që t’i shkruaj vajzat beqare që janë të interesuara të kenë një fëmijë me të.

“E dua shumë nipin tim, mendoj që është koha ta kem djalin tim…të gjitha vajzat beqare që dëshirojnë fëmijën tim”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, së fundi publikoj albumin që mban emrin e tij ‘Gashi’.

“Më vjen keq baba e nënë”, reperi i njohur shqiptar ndërron emrin

Periskopi.com Showbiz

Gashi ka befasuar të gjithë me veprimin e fundit.

Gashi, i cili është reper shqiptar që po shënon suksese të njëpasnjëshme në karrierë, ka marrë një vendim.

Reperi, përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se ka vendosur ta ndërrojë emrin, nga Labinot Gashi në Larry Gashi.“Ndërroj emrin këtë javë… Larry Gashi, s’ka më Labinot, më vjen keq babë e nënë”, ka shkruar ai, shkruan lajmi.net.

Për ndryshe, Gashi aktualisht po shijon suksesin e albumit të parë në karrierën e tij si artist.

Fruti që ruan zemrën dhe iu mbron nga diabeti e kanceri, gjendet në çdo cep të Kosovës

Periskopi.com Shëndeti

Pasurimi i ushqimit me mjedra nënkupton përfitim të dobive të ndryshme shëndetësore.

Konsumimi i rregullt i frutit zvogëlon minimizon aktivitetin e radikaleve të lira, duke mbrojtur kështu konsumuesit e tyre nga kanceri.

Poashtu, në sajë të ngrënies së rregullt të tyre, ju mund të përmirësoni sistemin e tretjes dhe atë kardiovaskular.

Fito-ushqyesit që gjenden në mjedër pengojnë përhapjen e qelizave të kancerit, duke i nxitur të vetë-shkatërrohen ato.

Ndër të tjera, pasurimi i dietës me mjedra redukton rrezikun më të vogël për shtimin e peshës.

Mjedra është e pasur me fibra, thartirë folike, vitamina K, E5, mangan, magnez, bakër, kalium dhe thartira yndyrore omega 3.

Gashi publikon albumin e tij të parë

Periskopi.com Showbiz

Rep artisti shqiptar i cili po pëlqehet edhe në arenën ndërkombëtare, Gashi, ka publikuar albumin e tij të parë.

Këngët e albumit tashmë janë publikuar në kanalin youtube.

Gashi dje ka  publikuar edhe këngën ‘ Safety’ të cilën e ka sjellë me videoklip.

Kënga është realizuar në bashkëpunim me Dj Snake.

Gashi nga Amerika tregon përkrahjen për Kombëtaren e Kosovës

Periskopi.com Showbiz

Reperi i njohur shqiptarë me famë ndërkombëtare, Gashi ka treguar mbështetjen e tij për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës.

Sonte Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Anglinë, dhe reperi ka shprëndarë një imazh në të cilin shihen dallimi nga vitet 1999 kur një ushtar britanik luan me disa fëmijë nga Kosova, teksa sot pas 20 vitesh, Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Kombëtaren e Anglisë.

 

 

Ndryshe, Gashi në fillimi të muajit gusht performojë për herë të dytë në Prishtinë në festivalin ‘Sunny Hill’.

Nuk pati para për ta blerë bluzën, Gashi ia dhuroi 20 euro fanses në “Sunny Hill”

Periskopi.com Showbiz

Reperi shqiptar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gashi, ka qenë një prej emrave më të përfolur sivjet në festivalin “Sunny Hill”.

Kur erdhi në Kosovë, ai bëri të ditur se kishte nxjerrë në shitje një numër të limituar bluzash, të dizajnuara me simbolin e shqiponjës.

Mirëpo duket se një nga fanset nuk ka pasur mundësinë që të blejë një të tillë, dhe kështu Gashi ka shprehur dëshirën që t’ia japë nga xhepi i tij fanses paratë e nevojshme për ta blerë atë.

Këtë Gashi e bëri të ditur përmes një mesazhi që i erdhi në InstaDirect, ku fansja nga Kosova e falënderonte nga zemra për këtë gjë.

“Përshëndetje Gashi, unë isha në SunnyHill dhe ju po shisnit bluza për fansat dhe nuk kisha para dhe më dhatë 20 euro për të blerë një dhe nuk mendoj se çdo këngëtar do ta bënte këtë, kështu që unë mendoj se jeni i shkëlqyer duhet të ndjehesh krenar për veten tënde”, ka qenë mesazhi i fanses.

Me të marrë këtë falënderim, reperi është gëzuar tej mase dhe e ka ndarë atë me fansat në InstaStory.

I njëjti po ashtu ka sqaruar incidentin që ndodhigjatë festivalit, duke kërkuar falje për mënyrën e shpejtë se si reagoi ndaj një fansi kur ai u hodh në turmën e fansave dhe pa se po i mungonte zinxhiri.

Gashi i dërgon një mesazh femrës që takoi gjatë qëndrimit në Kosovë

Periskopi.com Showbiz

Reperi shqiptar që vepron në Amerikë, Gashi ka qëndruar në Kosovë gjatë vikendit ku edhe performoj për herë të dytë në festivalin ‘Sunny Hill’.

Menjëherë pas festivalit, Gashi iu është rikthyer angazhimeve të tij në Amerikë nga ku edhe ka publikuar statuse, imazhe dhe video, shkruan Indeksonline.

Por, i njohur për të tërhequr vëmendje edhe përmes statuseve që bënë në rrjetet sociale ai këtë e bëri edhe së fundi ku përmes ‘Twitter’ tregoj se gjatë qëndrimit në Kosovë ka takuar një femër.

“Të takova në Kosovë të lash në Kosovë…lexoje mesazhin tënd ti vajzë e pamatur”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, Gashi gjatë qëndrimit në vendlindje lansoj projektin e ri ‘Never Forget.

Magjepsëse: Shihni momentin kur Dua Lipa e Gashi kërcejnë ‘Shotën’

Periskopi.com Showbiz

Mbrëmë ishte nata e dytë e festivalit ‘Sunny Hill Festival’ që po mbahet në Parkun e Gërmisë.

Njëri nga shumë artistët që performoj mbrëmë ishte edhe reperi shqiptar që vepron në Amerikë, Gashi.

Gjatë performancës së tij, ai shkoi tek vendi ku po qëndronte ylli shqiptar, Dua Lipa.

Gashi i kërkoi ‘Dj’ që të lëshoj këngën e famshme të ‘Shotës’ dhe  nën ritmet e kësaj kënge kërceu me Dua Lipan.

Këngëtarja shqiptare mbante flamurin kombëtar deri sa po kërcente. Ky ishte njëri nga momentet më emocionuese të natës së dytë të festivalit.

Përveç Gashit, mbrëmë performuan edhe Ledri Vula, Lumi B, grupi PINT, Kida, Buta, Nushi etj.

View this post on Instagram

Shqipe we made it… @gashi & @dualipa ??

A post shared by Prive.al (@prive.al) on

GASHI po sjell këngë me Dua Lipën

Periskopi.com Showbiz

 

Reperi Gashi do të performojë sërish në Prishtinë edhe këtë vit.

Edicionin e kaluar të festivalit Sunny Hill, reperi me origjinë shqiptare ka performuar për herë të parë në vendlindjen e tij dhe ka bërë një atmosferë të paparë.

Publiku është kënaqur shumë me atmosferën që ka krijuar GASHI dhe ai ka vendosur që edhe këtë edicion të jetë pjesë e festivalit, shkruan Gazeta Express.

Këtë artisti e ka konfirmuar përmes një videoje që ka postuar Dua Lipa, e cila ka dhënë lajmin.

Përveç kësaj, GASHI i cili shihet në një studio tregon se po punon për albumin e tij, që do ta performojë për herë të parë më 3 korrik në Prishtinë dhe konfirmon se në këtë album do të ketë një këngë edhe me Duan.

Gashi bën publik numrin e tij të telefonit

Periskopi.com Showbiz

Reperi shqiptar që vepron në ShBA, Gashi ka vendosur që të befasoj të gjithë fansat e tij.

Ai në rrjetin social Instagram ka publikuar numrin e tij të telefonit dhe iu ka kërkuar fansave besnik që t’i shkruajnë.

Gashi ka thënë që t’i shkruajnë dhe t’i tregojnë se si ndjehen për albumin e ri të tij që do të lansohet së shpejti.

Në Instastory ai ka publikuar një nga bisedat që ka bërë me fansat e tij.

Ndryshe nga jeta profesionale, Gashi së fundmi ka lansuar këngën ‘Roses’ që mori përkrahje të madhe nga publiku.

Edhe avokati i Sylejman Selimit konfirmon lirimin e tij

Periskopi.com Lajme

Ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare, Sylejman Selimi sot është liruar me kusht.

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i tij Tomë Gashi.

”Lirohet Gjeneral Sylejman SELIMI.! Para pak minutash , pas mbajtjes pa te drjete per mbi 5 vite dhe pas mbajtjes ne vujajtje te denimit per 227 dite pa vendim gjyqesore, me ne fund eshte liruar Gjeneral Sylejman Selimi ’’, ka thënë Gashi, transmeton Periskopi.

Sylejman Selimi do të jetë nën mbikëqyrje të të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10. 2020.

Gjeneral Sylejman Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më  7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”. Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi pati thënë ditë më parë se pa asnjë të drejtë ligjore po vazhdon të mbahet në burg Sylejman Selimi tash e tre muaj./Periskopi/

 

 

Fshati në Kosovë ku të gjithë banorët e kanë mbiemrin Gashi

Periskopi.com Lajme

Fshati Brus afër Janjevës, që i takon Komunës së Lipjanit, me asnjë rrugë të vetme nuk lidhet me pjesët e tjera të kësaj komune. Për të arritur në të duhet kaluar nëpër territorin e dy komunave, Prishtinës dhe Artanës. Në gjysmën e rrugës Prishtinë – Gjilan, me të lëshuar asfaltin në të djathtë, një udhë e gjatë tri kilometra, gjysma e saj e rregulluar kohën e fundit me mjetet e KFOR-it.

Mirëpo, tash kjo rrugë është e rregulluar. Sidoqoftë, po të rastisë të takohen dy vetura përballë, njëra duhet shmangur deri në shkallë rreziku për t’i lëshuar udhën tjetrës. Ky është përshkrimi i parë që mund t’i bëhet rrugëtimit tonë deri në këtë fshat me karakteristika shumë interesante. Prandaj, me të përfunduar të kësaj rruge të ngushtë duken shtëpitë e para në fshat të cilat kanë dallime të mëdha njëra me tjetrën për nga vjetërsia. Banorët thonë se këtu ka shtëpi të vjetra mbi 200 vjet, sa mezi mbahen në këmbë, por që në to jetojnë brusasit. Për ta luftuar sadopak varfërinë e skajshme, prodhimi i thëngjillit dhe shitja e tij është zanati i vetëm i shumicës së banorëve.

Kështu, në fshat ka 32 furra të posaçme në të cilat drurët digjen duke u shndërruar në thëngjill skare. “Furrat duhen të mbikëqyren 24 orë rresht, në mënyrë që të mos depërtojë në to oksigjeni, ndryshe ka rrezik që i gjithë mundi të kthehet në hi”, ka thënë në fillim të bisedës Shyqeri Gashi, shitës i thëngjillit. Ai, po ashtu, thotë se një metër dru mund të prodhojë 5-6 qeska me thëngjill skare, të cilin e plasojnë në tregun e Prishtinës dhe Gjilanit, ndërsa bartja bëhet kryesisht me gomarë. Po ashtu, Brusi është fshati i vetëm i Komunës së Lipjanit i banuar me shqiptarë të besimit katolik dhe myslimanë. Të gjithë banorët e Brusit kanë mbiemrin Gashi dhe rreth gjysma e tyre janë të besimit katolik. Ka raste kur brenda familjes anëtarët i takojnë dy besimeve të ndryshme.

Ruzhdi Gashi një herë në muaj shkon në varrezat e fshatit dhe përkulet para një varri të shembur fare, përskaj rrugës që shpie për në kishën e Shën Shmasjanit dhe me dy qirinj të ndezur në dorë bën bekimin e varrit të babait të vet. Pas përfundimit të ritualit, ai çdoherë para se të ngrihet në këmbë bën kryq. Ruzhdiu është i besimit katolik, ndërsa babai i vdiq si mysliman dhe u varros me hoxhë. “Në të gjitha dokumentet emri më shkruan Ruzhdi, ndërsa nga ana fetare emrin e kam Lazë dhe jam i besimit katolik”, tregon Ruzhdi-Lazë Gashi.

Babai i Ruzhdiut, Limi, ishte i besimit mysliman dhe kishte edhe tre vëllezër të tjerë, të gjithë me emra myslimanësh, por dy prej tyre ishin të besimit katolik. Nga dymbëdhjetë vëllezër dhe motra sa ka Ruzhdiu, vetëm njëra motër ka mbetur e besimit mysliman. Askush në fshat nuk e thotë saktësisht se si ka ndodhur që brenda një familje, anëtarët e saj të kenë besime të ndryshme. Vetëm thonë se fshati është ngritur prej tre vëllezërve të cilët kanë përqafuar besime të ndryshme. Në mes të fshatit janë varrezat në të cilat deri para 10 vjetësh janë varrosur së bashku katolikë e myslimanë, ndërsa kohët e fundit ato janë të ndara. Por, edhe pse u takojnë dy konfesioneve, fshatarët thonë se toleranca ndërfetare është në maksimum. “Kur kemi Bajram, fqinjët e besimit katolik vijnë dhe na urojnë për festat, por edhe myslimanët i vizitojnë fqinjët e tyre katolikë për Krishtlindje”, na tha Nazim Gashi, hoxhë nga ky fshat.

Ndërsa Ivan Gashi, mësues, tash i pensionuar, thotë se në shenjë respekti për fqinjët myslimanë, ka 32 vjet që për festat e Bajramit nuk punon asgjë, madje edhe dyqanin e mbyll. Një pjesë të rrugës kohë më parë na e ka shtruar KFOR-i. Po ashtu, ushtarët e KFOR-it irlandez kanë bërë investime të duhura në shkollën tonë duke i përmirësuar dukshëm kushtet e punës në të. Ka raste të rralla kur fëmijët, pas mbarimit të nëntëvjeçares, vijojnë shkollimin e mëtutjeshëm në mungesë të kushteve, sepse shumica e tyre orientohen për shitje të thëngjillit”, ka pohuar ai.

Clinton i pranishëm në ndejën për dëgjimin e albumit të G4shit, ai e falënderon që i ndihmoi Kosovës

Periskopi.com Showbiz

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka qenë i pranishëm në ndejën private, të organizuar për dëgjimin e albumit të ri të reperit shqiptar, G4SHI.

Ylli shqiptar që bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka publikuar një fotografi të përbashkët me ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë për ta falënderuar për prezencën e tij në evenimentin e organizuar lidhur me materialet e reja muzikore.

Ndërkaq, ai nuk ka harruar ta falënderojë edhe për përfshirjen e tij në ndalimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë në vitin 1999.

“Faleminderit Bill që erdhe në ndejën time private për dëgjimin e albumit dhe faleminderit që i ndihmove Kosovës”, ka shkruar Gashi në Instagram.

Theksojmë se Labinot Gashi është me origjinë nga Kosova, ndërsa karrierën e tij është duke e ndërtuar në SHBA, ku ka migruar me prindërit e tij.

Që nga vera e vitit 2017 është pjesë e labelit të famshëm të Jay-Z, Roc Nation, prandaj nuk ka dyshim se e ardhmja do të sjellë projekte të mëdha nga reperi shqiptar.

Bill Clinton është një politikan amerikan, i cili ka shërbyer si presidenti i 42-të i SHBA-ve në dy mandate, në periudhën 1993-2001.

Për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë, në vitin 1999 ai autorizoi shfrytëzimin e forcave të armatosura amerikane nga NATO për të sulmuar caqet e atëhershme jugosllave që pasoi me çlirimin e Kosovës.

 

View this post on Instagram

 

Thank you Bill for coming to my private album listening party and thank you for Kosovo ??

A post shared by GASHi (@gashi) on

Ledri synon tregun ndërkombëtar, Gashi ‘trampolina’ e tij

Periskopi.com Showbiz

Gashi është reper me origjinë shqiptare, por karrierën e tij e ka zhvilluar në Amerikë.

Ai ka njoftuar me një postim në Instagram se ka realizuar një projekt muzikor në duet me Ledri Vulën.

Në postimin e tij, ka shkruajtur “That’s mine” dhe dëgjohen disa momente ku këndon shqip. Ende nuk dihet se kur do publikohet.

Ndonëse Ledri ka thënë nuk ka qëllim të hyjë në tregun ndërkombëtar, ai ka filluar të bëjë duete me artistë tepër të njohur.

Kujtojmë se projekti i fundit i Ledrit ishte me dy këngëtarë që janë të suksesshëm në Gjermani.

Reperi Gashi: Isha në të gjithë botën, udhëtimi në Kosovë më ndryshoi

Periskopi.com Showbiz

Lista e këngëtarëve që kënduan në festivalin “Sunny Hill” këtë vit ishte e gjatë.

Pjesë e tyre ishte edhe reperi i njohur shqiptar, i cili jeton prej vitesh në Amerikë, G4shi.

Ai ka kënduar në natën e dytë të festivalit, duke dhuruar spektakël për të pranishmit në parkun “Gërmia”, të cilët ishin të shumtë.

Ardhja në Kosovë duket se i ka lënë vërtetë mbresa artistit G4shi, i cili vendosi t’ia edikoj një status në Twitter vizitës së tij në vendlindje.

”Isha në shumë vende të botës këtë vit por udhëtimi në Kosovë më ka ndryshuar”, ka shkruar ai.

Foto: SC/Twitter/G4shi

Përndryshe, G4shi njihet si një emër mjaft i suksesshëm, teksa ruan një miqësi shumë të mirë me shumë prej emrave të njohur shqiptarë.

Vite më parë, ai kishte realizuar edhe një bashkëpunim me këngëtaren Adelina Ismaili, të titulluar “Karma”, këngë e cila ishte pritur shumë mirë nga publiku.

Gashi u hodh në publik në Prishtinë, ja çka ndodhi (Video)

Periskopi.com Showbiz

Sunny Hill Festival është një nga festivalet më të mëdha të organizuara ndonjëherë në Kosovë.

Mbrëmë aty performoi edhe Martin Garrix, një nga DJ më të mirë në botë.

Ndërsa, në natën e dytë, veç tjerash performoi edhe reperi Gashi.

Gashi është një reper kosovar që gjithë karrierën e tij e ka bërë në SHBA.

Në një moment në mbrëmje, ai u hodh për ta pritur publiku. Por, a ia doli ai? Shikoni videon.