“Ultimatum” për Gatusson? Ndeshja ndaj Juventus mund të jetë e fundit si trajner i Napolit

Periskopi.com Sporti

Duket se ka ardhur fundi i epokës së Gattusos te skuadra napolitane, Napoli, shkruan Periskopi.

Gennaro Gattuso nuk është në dijeni nëse ndeshja ndaj Juventusit do të jetë e fundit që ë zhvillon me klubin.

Napoli u mposht mbrëmë në kuadër të ‘Coppa Italia’ me rezultat 3-1 ndaj Atalantës.

“Nuk e di, ju duhet ta pyesni klubin. Kapiteni i anijes jam unë , por kur gjërat shkojnë keq sigurisht që edhe kapiteni duhet të paguajë”, u shpreh ai.

Tutje ai tha se kërkon besim nga klubi pasi është duke punuar shumë me lojtarët.

“Unë jam trajner, kjo shkon këshu. Nuk do të jem as i pari e as i fundit që do të largohem, por më duhet ta çojë punën deri në fund”, përfundoi ai.

Teksa raportime të ndryshme që vijnë nga Italia bëjnë të ditur se ndeshja ndaj Juventusit mund te jëtë e fundit për Gattuson si trajner.

Problem serioz: Sëmundja më të cilën po përballet Gattuso është e frikshme

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, së fundmi po përballet me probleme serioz shëndetësor dhe këtë e ka pranuar në një prononcim për mediat italiane.

Ai në ndeshjet e fundit mori vëmendjen kur u paraqit me një palë syze speciale si dhe me njërin sy të mbyllur. Në rrëfimin e tij, Gattusso zbuloi detaje nga sëmundja që po e mundon tash e për disa vite.

Jam duke vuajtur nga një sëmundje e quajtur “Ocular Myasthenia” e cila e bën shikimin të turbullt si dhe muskujt e qepallave nuk e kryejnë funksionin e tyre dhe si pasojë e kësaj vie deri te mbyllja e pavullnetshme e syrit.”, deklaroi Gattuso.

Ka disa vite që vuaj nga kjo sëmundje, por që kësaj radhe më ka goditur me fuqishëm. Nuk e di se çfarë do të ndodh me mua, por jam mirë dhe nëse më duhet te vdes, do të doja ta bëja këtë në fushën e lojës.”, shtoi ish- mesfushori I Milanit.

Në një video ku shpjegohet në mënyrë vizuele probleme që sjellë kjo sëmundje, shihet se është njëra nga sëmundjet më të vështira për t’u përballuar dhe se me këtë rast hapja e syve duhet të bëhet me anë të dorës

Gattuso e ofendon në lidhje direkte, reagimi i Kessie thotë shumë (Video)

Periskopi.com Sporti

“Kessie është një dhi”, kështu ka thënë trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, në përfundim të ndeshjes kundër Genoas, ku Kuqezinjtë fituan 2-1 të mërkurën në mbrëmje, sfidë e mbetur që nga gushti i këtij viti.

Trajneri i “Djallit” ka përdorur një shprehje të bërë të famshme nga Vittorio Sgarbi, kritik arti i njohur italian, i famshëm për shpërthimet e tij në studiot televizive.

“Duhej të kishte qëndruar më brenda fushës”, ka shtuar trajnerit, “dhe duhej të kishte ndihmuar më shumë Suson”.

Problemi është se futbollisti, i cili ka qenë gjithashtu në lidhje direkte në momentin e deklaratës, nuk i ka marrë aspak mirë fjalët e trajnerit, kjo kuptohet edhe nga reagimi në videon e shkurtër që mund ta shikoni më poshtë.

Gattuso: Më pëlqen vendi i katërt në tabelë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Milanit është shprehur shumë i kënaqur pas fitores së mbrëmshme ndaj Genoas. Milani ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Serie A, ndonëse me shumë vështirësi mposhti Genoan, pas një goli të Alessio Romagnolit në sekondat e fundit të ndeshjes.

Me këto tri pikë skuadra rossonere është në zonën e Ligës së Kampionëve, pasi ka 18 pikë, aq sa edhe Lazio.

Gennaro Gattuso është ndarë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij.

“Nuk reaguam mirë pasi krijuam epërsinë prej 1-0”, tha Gattuso.

“Bëmë disa gabime në kundërsulm, por edhe krijuam raste sidomos pas golit të tyre”.

“Tani jemi në pozitën e katërt dhe ky vend më pëlqen. Duam të qëndrojmë sa më lart në tabelë”, theksoi ai.

Gattuso pas humbjes me Betisin: Po luajmë me frikë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Milanit e di se vendi i tij i punës është në rrezik.

Milani pësoi humbjen e dytë në pak ditë, teksa u mposht nga Real Betis në San Siro në ndeshjen e vlefshme për grupet e Ligës së Evropës.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri, Gennaro Gattuso pranoi se skuadra e tij nuk është duke luajtur në nivelin e duhur.

“Kemi humbur busullën dhe pikat tona të forta. Vuajmë të kontrollojmë topin dhe shfaqim shumë frikë”, tha Gattuso.

“Në vend që të shohim përpara, kthehemi gjithmonë pas dhe për më tepër, thyhemi shumë lehtë në mbrojtje”

“Duhet të punojmë për të gjetur zgjidhjet e duhura dhe për të lënë pas këtë situatë”.

“Problemi ynë më i madh është mungesa e personalitetit dhe fakti që luajmë me frikë”, tha trajneri i Milanit.

Gattuso: Interi ishte më i mirë, nuk e fajësoj Donnarumman

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Milanit ka analizuar ndeshjen pas disfatës nga Interi.

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso foli pas humbjes në derbi me Interin për mediat, ku e pranoi se zikaltërit e merituan më shumë se kuqezinjtë fitoren.

Gjithsesi trajneri tregon se pendimi i vetëm është se në 15 minutat e fundit skuadra e tij kishte shumë mundësi për të kundërsulmuar, por nuk i shfrytëzoi siç duhet.

Ai po ashtu nuk deshi ta fajësonte portierin Gianluigi Donnarumma për gabimin që bëri në golin e realizuar nga Mauro Icardi.

“Interi padyshim që e meritoi më shumë se ne, por nëse kjo ndeshje do të ishte mbyllur 0-0, mund të kishim shumë gjëra pozitive për të thënë. Luajtëm një lojë fizike që nuk na pëlqen ta luajmë, por e bëmë mirë”, tha Gattuso.

“Pendimi im i vetëm është se në 15 minutat e fundit kishim shumë mundësi për të kundërsulmuam por nuk i shfrytëzuam siç duhet”.

“Të gjithë kanë bërë gabime në mbrojtje, Abate nuk mbylli hapësirën e pasimit, Musachio nuk e lexoi mirë krosimin. Ndeshjen e humbëm së bashku, jo vetëm për fajin e Donnarummës”, përfundoi trajneri i Milanit.

Suso gjen fajtorin për dështimet e Milan

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Milan Suso ka deklaruar se përgjegjësia për ndeshjet e dobëta këtë sezon është mbi supet e tij dhe shokëve të tij, jo e trajnerit Gennaro Gattuso.

Kuqezinjtë janë skuadra e vetme në Serie A që nuk e kanë mbajtur asnjëherë portën e paprekur këtë sezon dhe vijnë pas tre barazimeve ndaj Cagliari, Atalanta dhe Empoli.

”Gattuso nuk ka përgjegjësi, këto gjëra varen nga ne. Duhet të jemi më të kujdesshëm dhe të fokusuar, pa u frikësuar. Ne njihemi dhe e di se mund të bëjmë më mirë”.

”Ju gjithmonë mund të përmirësoheni dhe të bëni më shumë”, u shpreh Suso./Periskopi/

Gattuso: Milani u zhduk pas dy golave

Periskopi.com Sporti

Edhe pse Milani udhëhiqte 2-0 pas 50 minutave lojë në fund të ndeshjes ishte Napoli ai që festoi, duke përmbysur shifrat dhe fitoi 3-2, një përballje spektakolare mes dy ekipeve më të mira të Serisë A.

“Pas golit të parë të Napolit skuadra jonë u zhduk nga fusha, gjë e cila nuk duhet të ndodhë më. Duhet të punojmë më shumë në aspektin psikologjik, që të kemi personalitet në fushë, që askush të mos na e marrë fitoren nga dora”, tha Gattuso.

“Për 55 minuta e kontrolluam më së miri ndeshjen, madje edhe duke vuajtur, por pasi pësuam golin e parë gabuam gjithçka në aspektin personal. Më vjen keq për këtë humbjr, pasi edhe ne ndihmuam Napolin që ta fitojë ndeshjen me tolerimin që bëmë në fushë. Ndonjë gabim edhe pranohet, por jo të përmbysemi në atë mënyrë. Kjo humbje më djeg, pasi mund të merrnim një rezultat pozitiv dhe jo të ktheheshim në shtëpi me 0 pikë”, u shpreh Gattuso.

 

Gatusso: Puna ime te Milani është në rrezik

Periskopi.com Sporti

Gattuso e pranon që puna e tij është në rrezik pasi Antonio Conte mund ta marrë postin e trajneri te Mialni

Gennaro Gattuso aktualisht është trajner i Milani, por ndjen presion tani pasi emri i Antonio Contes po lakohet në media si pasues i tij tek Rosonerët, transmeton Periskopi.

“Lojtarët vazhdimisht janë në telefon dhe lexojnë shumë gjëra në interenet. Kështu ishte edhe në kohën time si lojtar,” ka thënë Gattuso.

“Deri në përfundim të merkatos njerëzit do të flasin vazhdimisht dhe kjo mund të sjellë disponim të keq në skuadër.

“Sulmuesit brengosën nëse do të vjen një sulmues tjetër, mesfushorët brengosën nëse do të vjen një mesfushor tjetër.

“Edhe nga këndvështrimi im, unë lexoj çdo ditë se pozita ime është në rrezik,”. /Persikopi/
Image result for antonio conte milan

‘Bomba’ nga Italia: Conte trajner i ri i Milanit (Foto)

Periskopi.com Sporti

Antonio Conte pritet të jetë trajneri i ri i Milanit

Trajneri italian u shkarkua nga Chelsea para disa jave duke u zëvnedësuar nga Maurizoi Sarri, shkruan Periskopi.

Mediat në Itali bëjnë të ditur që Milani shumë shpejt do ta shkarkojë Gattuson dhe do ta emërojë për trajner të ri Conten.

Conte në të kaluarën ishte trajner i Juventusit në Serie A ku fitu tri herë kampionatin italian. /Periskopi/

Telashe të mëdha për Milanin, trajneri skuadrës po hetohet për krim të organizuar

Periskopi.com Sporti

Milani vazhdon të ketë shumë probleme në skuadër

Pas problemeve me drejtuesit, apelimit në KAS, tani është një tjetër problem që po shqetëson klubin italian. Ka të bëjë më trajnerin e tyre Gennaro Gattuso. 40-vjeçari është duke u hetuar nga autoritet italiane për “pastrim parash”.

Lajmi vjen nga ‘Repubblica’ e cila thotë se dyshohet se trajneri është përfshirë në një situatë zinxhir të kompanive të krijuara nga Paskuale Mota i cili është një sipërmarrës i lidhur me krimin e organizuar. Gatuzo dyshohet të jetë i përfshirë në këtë veprimtari që në vitin 2011 deri në vitin 2013.