Gazetari gjerman i përgjigjet Ramës: Kasetat janë origjinale

Periskopi.com Lajme

Gazetari gjerman, Peter Tiede ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit paralajmëroi se do e padisë në Gjermani për shkak të publikimeve të përgjimeve nga dosjet 339 dhe 184.

Duke ironizuar Ramën nëse ‘madhëria e tij’ është fyer nga përgjimet, Tiede thekson se kasetat janë origjinale. Ai thotë gjithashtu se gjykatat në Shqipëri nuk funksionojnë, ndaj Rama do e dërgojë padinë në Gjermani dhe i bëhet qejfi që kryeministri shqiptar e pranon këtë fakt.

“Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se kam fyer lartmadhërinë, apo pse? Kasetat janë origjinale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë funksionon? Jam i lumtur që e pranove…”, replikon Tiede me Ramën, shkruan TCH.

Sot u publikua një audio-përgjim i Ramës me Arben Keshin, drejtor në Ministrinë e Brendshme, si dhe disa audio-përgjime të tjera ku përfshihen Damian Gjiknuri, ish-ministër i Energjisë, dhe Pjerin Ndreu, ish-deputet i PS.

Edi Rama padit gazetarin gjerman për shpifje

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqiprisë, Edi Rama e ka paditur në gjykatë gjermane, gazetarin e mediumit ‘Bild’, Peter Tiede.

Gazetari gjerman kohët e fundit ka publikuar disa përgjime duke akuzuar kryeministrin shqiptar siç thotë ai, për blerje të votave në Dibër.

Përmes një postimi në Twitter, Rama ka thënë se e ka paditur gazetarin në gjykatë gjermane, ku drejtësia nuk është lojë e hetimeve sekrete dhe se integriteti i njerëzve është i vlerësuar.

“Unë kam vendosur ta padisë këtë gazetar në gjykatë gjermane dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk është lojë e hetimeve sekrete dhe se dinjiteti i njerëze dhe i shteteve është i vlerësuar dhe se askush nuk mund ta minojë, le ta shohim kush ka të drejtë dhe kush është gabim në këtë storie të padrejtësisë.”, tha Rama në postimin e tij.

Gazetari gjerman që publikoi përgjimet: Shqipëria është shtet mafioz, kam edhe dëshmi të tjera

Periskopi.com Lajme

Peter Tiede, gazetari gjerman i “Bild”, që publikoi përgjime të reja nga dosja 339/1, ku dëgjohet Astrit Avdylaj me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, mes tyre edhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka treguar se ka ra në kontakt me materialin e publikuar falë kontakteve që ka pasur në Shqipëri.

“Unë kam pasur kontakte me hetues dhe policë shqiptarë të detyruar të largohen nga Shqipëria, me hetues, oficerë të policisë gjyqësore”, tha Tiede.

Ai shtoi ndër të tjera se ka edhe materiale të tjera nga dosja 339/1 dhe se do ti publikojë edhe ato.

“Ka më shumë materiale, nuk do të them tani se sa dhe çfarë. Për ne nga këndvështrimi gjerman çështja që diskutohet është nga politika e brendshme, se a mund të pranohet një vend si Shqipëria në BE. Nëse hedhim sytë kuptojmë që në disa pjesë ka bërë progres. Besoj që rastin Tahiri e njihni më mirë se unë. Unë e disponoj dosjen të plotë. Kemi materiale të tjera që do i botojmë”, ka thënë ai.

Tiede madje shprehet hapur se është i mendimit që Shqipëria është një shtet mafioz.

Një media e afërt me Ramën thotë që ju s’keni qenë në Shqipëri…

Peter Tiede: (Qesh) Të gjitha këto nuk janë të vërteta por broçkulla. Unë kam qenë në Shqipëri. Rama të bisedojë me punonjësit e kufirit. Gjej rastin të përshëndes edhe kolegen time gazetare aty tek ju (Klodiana Lala) që e kam takuar në Shqipëri.

Si e keni kaluar sistemin TIMS? A keni vulë në pasaportë?

Peter Tiede: Nuk e kam kontrolluar pasaportwn, por kam ardhur disa herë në Shqipëri. Jam takuar zyrtarisht edhe me kreun e Gjykatws së Krimeve të Rënda, mund ta pyesë zoti Rama, kam qenë në Krujë, në Vlorë dhe zonat përreth Kukësit. Kam qenë edhe në Maqedoni. Policët e pikave kufitare ndoshta kanë probleme të ngjashme si zoti Rama.

Nga përgjimet që keni publikuar dhe fakte të tjera mendoni se shteti ka përdorur mafien për të blerë vota apo mafia e drejton këtë vend?

Peter Tiede: Ky nuk është vetëm gjykimi im, por edhe gjykimi i hetuesve shqiptarë por edhe shërbimeve të huaja të inteligjencës: Shqipëria është një shtet mafioz. Nën drejtimin e Ramës kemi rritje, shpërhapje të drogës në të gjithë Shqipërinë. Është bashkëveprimi mes mafias dhe politikës në Shqipëri. Më vjen keq për vendin tuaj të bukur por efektet e këtij bashkëpunimi duken në të gjithë vendin.