Turqia kritikon vendimin për çështjen e gazetarit Khashoggi

Periskopi.com Lajme

Turqia kritikoi sot vendimet e një gjykate saudite kundër të të dyshuarve për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll duke theksuar se ata ishin larg të bërit drejtësi.

“Vendimet e gjykatës, që ka dënuar pesë persona me vdekje, por liruar nga akuzat dy të dyshuarit kryesorë, janë larg pritshmërive të vendit tonë dhe komunitetit ndërkombëtar për të sqaruar të gjitha aspektet e kësaj vrasjeje dhe për manifestimin e drejtësisë”, konfirmoi Ministria turke e Punëve të Jashtme.

Pesë sauditë të akuzuar për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi u dënuan me vdekje nga një gjykatë e Riadit, që liroi nga akuzat dy të dyshuarit kryesorë, një këshilltar dhe një shef të shërbimeve sekrete.

Jamal Khashoggi, një bashkëpunëtor i “Washington Post” u vra në moshën 59-vjeçare, në tetor 2018 gjatë një operacioni që ka zhytur Arabinë Saudite në një prej krizave më të rënda diplomatike dhe dëmtoi imazhin e princit trashëgimtar, Mohammed ben Salmane, dyshuar si urdhërues i kësaj vrasjeje.

“Kritik i regjimit saudit pasi e pa nga afër, gazetari u vra… nga një ekip prej 15 personash të ardhur nga Riadi në konsullatën e mbretërisë në Stamboll”, sipas zyrtarëve turq./ATSH/

AGK me telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Nexhip Menekshe

Periskopi.com Lajme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka dalë me një telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit, dramaturgut dhe arsimtarit të gjuhës rome, Nexhip Menekshe.

AGK i shprehë ngushëllime familjes së të ndjerit Menekshe, kolegëve, bashkëpunëtoreve e tërë komunitetit të gazetarëve dhe thonë se vdekja e tij është një humbje e madhe.

Ja telegrami i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me dhimbje të thellë ka marrë lajmin për vdekje e gazetarit, dramaturgut dhe arsimtarit të gjuhës rome, Nexhip Menekshe.

Menkshe i cili ndërroj jetë pas një sëmundje të shkurtër, pas vetës ka lënë shumë vepra arti të realizuara dhe një karrierë të gjatë në fushën e gazetarisë.

Ai ishte themelues i radios “Romano Avazo”, në Prizren në vitin 2007 dhe drejtor i saj deri në ditët e fundit të jetës së tij .

Në vitin 2011 filloi të punonte si arsimtar i gjuhës rome (gjuhë fakultative) në shkollën fillore “Mustafa Bakiu”, në Prizren dhe disa shkolla tjera fillore të qytetit në fjalë.

Ka shkruar disa drama e ka bërë regjinë e tyre. Së fundmi  pati realizuar dramën “Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paçak”, nën regjinë e Kaltrim Balajt, e cila u shfaq në muajin prill në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.

AGK i shprehë ngushëllime familjes së të ndjerit Menekshe, kolegëve, bashkëpunëtoreve e tërë komunitetit të gazetarëve dhe vlerëson se vdekja e tij është një humbje e madhe.

Menekshe prapa vetës ka lënë gruan dhe katër fëmijë.