Sa vota i mori Gazmend Gjyshinca – Deputeti i ri që u tha se fliste si Albin Kurti

Periskopi.com Lajme

Më shumë se për kandidimin në listën për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, ai u bë i famshëm me zërin e tij dhe të shprehurit, duke e quajtur të gjithë “Albini i vogël”, e kjo për shkak të ngjashmërisë së madhe që kishte ai me Albin Kurtin, shkruan Periskopi.

Kandidati për deputet nga Vushtrria, Gazmend Gjyshinca ka arritur të mbledh më shumë se 12 mijë vota në tërë territorin e Kosovës.

Saktësisht 12 mijë e 5 qind e 10 vota i ka grumbulluar gjithsej kandidati i VV-së i cili në zgjedhjet e 6 tetorit kishte numrin 60. /Periskopi

A u bë deputet ai që e quajnë ‘Albini i vogël’

Periskopi.com Lajme

Të gjithë u befasuan nga fjalimet e tij, të cilat ngjasonin me fjalimet e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Bëhet fjalë për të riun nga Vushtrria, kandidat për deputet nga partia e Kurtit, Gazmend Gjyshinca.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ky i ri kosovar ka arritur t’i marrë votat e duhura për të qenë pjesë e legjislaturës së shtatë.

E vetë Gjyshinca në profilin e tij në Facebook ka dhënë sinjale se ka marrë vota për të qenë deputet i Kuvendit.

“Mijëra e mijëra herë faleminderit! Ju dua shumë! ❤️ Tash na pret puna për Republikën që duam!”, ka shkruar Gjyshinca në Facebook.