Zyrtare: Drita me trajner të ri

Periskopi.com Sporti

Pas një viti të suksesshëm me grupmoshën U15, të FC Drita, skuadra gjilanase ka vendosur që trajneri Genc Sermaxhaj nga edicioni i ri ta udhëheq ekipin e juniorëve, transmeton Periskopi.

Sermaxhaj që ka një karrierë të bujshme si futbollist, edhe në zejën e trajnerit ka nisur të japë rezultate. Ai sfidën e re e ka mirëpritur më shpresë që edhe në këtë kategori do të ketë rezultate të mira.

“Jam i lumtur me postin që mu është besuar dhe premtoj se do të bëj më të mirën nga vetja ime për sukseset e reja.

“Falënderoj klubin dhe koordinatorin e shkollës për besimin që kanë tek unë, kolegët e mi trajnerë të cilët kanë bërë dhe bëjnë punë të mirë me moshat dhe gjithashtu lojtarët me të cilët do kemi bashkëpunim për sezonin vijues,”, ka shkruar Genc Sermaxhaj. /Periskopi.com/