Aksion humanitar në Gjenevë, për të ndihmuar njerëzit në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Në Gjenevë (Zvicër) nesër do të mbahet një aksion humanitar me qëllim që të ndihmohen njerëzit në Kosovë.

Këtë të shtunë (15 qershor) shoqata bamirëse “CreaAction Genève” do të shesë ushqime tradicionale, dhe mjetet e fituara u dedikohen familjeve në nevojë në Kosovë. Aktiviteti do të fillojë në ora 09:00 në Coop Supermarket të Onex-it.

Nga shoqata kanë bërë thirrje për ata që jetojnë në Gjenevë që ta përkrahin këtë aksion, duku dhuruar e blerë ushqime, si dhe duke e shpërndarë njoftimin.

“Ju që doni të na ndihmoni, mund të sillni ushqime të shtunën në coop të onex”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.