Gent Cakaj: Të dua Luginë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka reaguar pas rezultateve zgjedhore në Serbi, ku për herë të parë shqiptarët do të kenë katër përfaqësues në Kuvend.

Cakaj ka publikuar një fotografi me një fëmijë, gjatë vizitës së tij në Preshevë, të bërë muaj më parë.

“Të dua Luginë”, thotë Cakaj, në shkrimin e tij.

Ndryshe, ministri Cakaj, ishte iniciator që shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, të garojnë të bashkuar në zgjedhjet në Serbi, në mënyrë që të ketë më shumë deputetë shqiptarë në Kuvendin serb.

Cakaj në Sarajevë, takon Turković: Njohja e Kosovës, vendim i rëndësishëm për Ballkanin

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Sarajevë, zhvilloi një takim me Nënkryetaren e Këshillit të Ministrave dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turković.

Fokusi i takimit ishte thellimi i marrëdhënieve dypalëshe veçanërisht nëpërmjet rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe nxitjes së turizmit.

“Vlerësuam bashkërisht rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në fushën e ndërlidhjes, transportit, digjitalizimit dhe domosdoshmërinë e përpjekjeve të shtuara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.” -u shpreh Cakaj në një reagim në facebook.

Për më tepër, gjatë takimit theks i veçantë u vendos tek njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina, si një vendim jo vetëm historikisht i drejtë, por edhe skajshmërisht i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë e forcimin e prosperitetit të Ballkanit Perëndimor.

“Ndamë pikëpamjen e njejtë lidhur me bashkëpunimin e mirë në një varg organizatash ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në dhe UNESCO-n. Gjithashtu, vlen të përmendet mbështetja e Bosnje dhe Hercegovinës për synimin e Shqipërisë për të marrë një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.” – përfundoi Kryediplomati Cakaj postimin e tij.

Vetizolohet ministri Gent Cakaj

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, është vetëkarantinuar, duke zbatuar kështu protokollin e vendosur nga autoritetet për personat që vijnë nga jashtë.

Duke qenë se udhëtoi për në Itali, ku përcolli grupin me mjekë dhe infermierë shqiptarë që do të ndihmojnë atje në përballimin e krizës shëndetësore, A2 ka mësuar nga burime zyrtare se Cakaj, prej dy ditësh nuk është paraqitur në zyrë dhe po qëndron i izoluar.

Kësaj procedure në Shqipëri i nënshtrohen prej disa javës tashmë të gjithë personat që vijnë nga jashtë, pasi konsiderohet si periudhë inkubacioni për shfaqjen e koronavirusit.

Cakaj: Vendoset themelimi i nismës trepalëshe Shqipëri-Kroaci-Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në Facebook, bëri me dije se së bashku me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Goran Grlic-Radman, kanë vendosur themelimin e nismës trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.

Synimi i kësaj nisme është mbajtja e mbledhjeve të rregullta në nivel të ministrave të Jashtëm, për të krijuar platforma të përbashkëta politike dhe për të zhvilluar projekte konkrete me interes të përbashkët.

Kryediplomati shqiptar informoi se takimi i parë do të mbahet në Shqipëri brenda këtij viti dhe pastaj takimet e tjera do të mbahen çdo vit në vendet pjesëmarrëse, sipas rendit.

“Kjo nismë do t’i kontribuojë thellimit të marrëdhënieve mes vendeve tona e zhvillimit të secilës në veçanti”, shkroi Cakaj.

Cakaj në Selanik flet për rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë për perspektivën evropiane, të zhvilluar në Selanik.

Në një reagim në Facebook, lidhur me pjesëmarrjen e tij në konferencë, kryediplomati Cakaj u shpreh se iu vu theksi dy çështjeve tepër të rëndësishme.

Së pari, pjesëmarrësit theksuan domosdoshmërinë për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një masë thelbësore për të thelluar reformat e brendshme, forcuar procesin e bashkëpunimit rajonal dhe për të lartësuar frymën Evropiane në Ballkanin Perëndimor.

Së dyti, nënvizuan rëndësinë e veçantë të liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për ruajtjen e besueshmërisë së BE-së në rajon.

“Gjithë pjesëmarrësit në këtë takim mbështesin pa hezitime hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE për Shqipërinë menjëherë sipas meritave të saj madhore!”- përfundoi Cakaj.

 

Ministri Cakaj tregon nëse ka shqiptarë të prekur nga koronavirusi në Itali

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka thënë se së bashku me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe në Bari janë duke ndjekur nga afër situatën e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit Covid19 në disa rajone të Italisë.

“Deri më tani nuk ka informacione për qytetarë shqiptarë të prekur. Informacioni mbi identitetin e të prekurve mbetet i rezervuar në bazë të normativës europiane për mbrojtjen e të dhënave personale”.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë në Itali është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ministrinë e Shëndetësisë të Italisë dhe me Departamentin e Emergjencave Civile të Këshillit të Ministrave të Italisë për masat e përbashkëta për parandalimin e përhapjes së virusit në territorin shqiptar”.

“Ne iu bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali t’iu përmbahen masave të përcaktuara prej autoriteteteve italiane në situatën e emergjencës”.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë në Itali do të vijojnë informimin e publikut varësisht prej situatës”, ka shkruar Cakaj në rrjetin social Facebook.

Cakaj: Njohja nga Xhamajka është lajm fantastik për Kosovën dhe Shqipërinë

Periskopi.com Lajme

‘Një lajm fantastik për Kosovën, Shqipërinë e shqiptarët në përgjithësi’. Kështu e ka cilësuar ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, faktin që Xhamajka ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, ky veprimi konfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme në arenën ndërkombëtare.

“Xhamajka tashmë ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ky veprim shënon jo vetëm një moment të ri në kapitullin e marrëdhënieve mes Kosovës e Xhamajkës por edhe rikonfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme në arenën ndërkombëtare”, tha Cakaj.

Lajmin për njohjen e Kosovës nga Xhamajka e ka bërë të ditur presidenti Thaçi përmes një postimi në Twitter.

Cakaj i përgjigjet Haradinajt pasi e akuzoi se po lobon për shkëmbim territoresh të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj i është përgjigjur ish-kryeministrit Ramush Haradinaj i cili e kishte akuzuar se po lobon për shkëmbimin e territoreve të Kosovës, transmeton Periskopi.

Cakaj në studion e Debat Plus ka marrë me vete një listë me të dhëna të të gjitha vizitave të tij nëpër botë dhe fton Haradinajn të marrë atë listë dhe të bëjë me gisht se në cilin vend Cakaj ka lobuar për diçka të tillë.

‘Haradinaj thotë se ka shtatë tetë muaj që ai lobon për këtë cështje. Në këtë deklaratë ka një kundërthënie faktike. Unë Haradinajt nuk i përgjigjem kurrë në nivel personal, politik  e publik. Ai mund të thotë ckado. Po të flas unë se cka kam dëgjuar nëpër kancelari të botës këto janë më të rënda se kaq’’

‘’Le ta merr këtë listë dhe le të prek me gisht ku unë kam prek në atë ide. Unë nuk e kam mbështet politikisht dhe privatisht atë ide.’

‘’Cështja e teritoreve të Kosovë është tepër e thjeshtë dhe cfarëdo pikëpmaje jashtë Kosovës nuk mund t’ia ndryshojë territorin’’/PERISKOPI/

 

 

Cakaj i thotë Kurtit: Le të takohemi më shpesh

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Ministrin në detyrë për Evropën dhe  Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, raporton Ekonomia Online.

Cakaj e uroi Kurti për detyrën dhe i tha që duhet të takohen më shpesh.Mediet janë lenuar të marrin vetëm pamje.

Përveç Kurtit, ministri Cakaj është pritur gjatë ditës në takim edhe nga presidenti, Hashim Thaçi, kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe homologun e tij, Glauk Konjufca.

Cakaj propozon që Kosova dhe Shqipëria me shpenzime të përbashkëta të lobojnë për njohjet

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ka deklaruar sot se i ka propozuar homologut të tij, Glauk Konjufcës që dy shtetet të bëjnë fushatë për njohje të shtetit të Kosovës, me shpenzime të përbashkëta.

Pas takimit me Konjufcën, Cakaj tha se i kanë trajtuar disa probleme që janë thelbësore për bashkëpunimin mes dy shteteve.

Ndër to tha se është edhe ajo për nënshkrimin e një marrëveshje për lobimin e njohjeve të Kosovës, me shpenzime të përbashkëta në mes të dy shteteve.

“Me z.Konjufca trajtuam disa probleme që janë thelbësore për bashkëpunimin. E shprehëm gatishmërinë për zhvillimin e ambasadave të përbashkëta. Ne jemi të gatshëm edhe në një numër të konsiderueshëm që të vazhdojmë në të njëjtën praktikë. Dua të theksoj se marrë parasysh se kemi nevojë për konkretizim të bashkëpunimit dhe mbledhje të dy qeverive, i kam propozuar z.Konjufca dy marrëveshje fillestare, e para është që duhet të mblidhemi që të firmosim një marrëveshje për ndarje të shpenzimeve në një fushatë për lobimin e njohjeve të Kosovës. Marrëveshja e dytë është ajo për transmetimin e përvojave në procesin e integrimit evropian”, ka thënë ai.

Thaçi dhe Cakaj: Tash ta heqim kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka pritur në takim ministrin e jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj. Presidenti Thaçi falëndeori Cakajn për angazhimin e tij për Kosovën, falënderoi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe të gjitha institucionet shqiptare, për sic tha ai, ‘qëndirmin unik për Kosovën.

“Liria dhe pavarësia e Kosovës, lidhet drejtpërdrejt edhe me kontributin e Shqipërisë, por edhe tani në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, kërkohet një koordinim në mes të Prishtinës dhe Tiranës. Ministri Cakaj i ka dhënë një dinamike të re, një shpirt të re frymës së konsolidimit të shtetit të Kosovës në cdo instancë ku merr pjesë Republika e Shqipërisë. Prandaj, në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës, ju falënderoj për kontributin tuaj zoti ministër dhe kryeministrin Edi Rama dhe të gjitha institucionet e Shqipërisë që kanë një qëndrim unik për Kosovën.Edhe tash kur po fillojmë me një fazë të re të konsolidimit, zhvillimit ekonomik, perspektivës euro atlantike, të kemi fokus integrimet evropiane por edhe një hapësirë mes nesh pa kufi, të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Kam besimin se këtij vizioni do t’i jap shtytje të madhe edhe ministri Cakaj”, ka thënë Thaçi, shkruan Periskopi.

Ndërkohë ministri Cakaj tha se është në Prishtinë që të shpreh përkushtimin për vazhdimin e projekteve të përbashkëta.

“Jemi të gatshëm të fillojmë për zhbërjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.  Jemi kujdesur që aty ku Kosova nuk është e pranishme, të dërogjmë zërin e saj. Dëshiroj të falënderoj Kosovën për solidaritetin që ka bërë për tërmetin. Ne jemi dy shtete por jemi një komb. Kam ardhur në Kosovë që të shpreh gatishmërinë për vazhdimin e projekteve mes nesh dhe për të krijuar një agjendë politike të koordinuar”, ka thënë Cakaj./Periskopi/

Deklarata për media me ministrin Cakaj (Drejtpërdrejt)

Gepostet von Hashim Thaçi am Mittwoch, 19. Februar 2020

Gent Cakaj: Kufiri në mes Kosovës  dhe Shqipërisë nuk duhet të ekzistojë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj ka thënë se kufiri në mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të ekzistojë.

“Vërtetë jemi dy shtete por kemi një komb.   Kufiri në mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të hiqet menjëherë dhe qytetarët tonë duhet të gëzojnë liri të pakufizuar qarkullimi e mundësi të papenguara për ndërveprim të thelluar ekonomik”, tha Cakaj.

Ai tha se i ka konfirmuar Konjufcës  gatishmërinë e shtetit shqiptar për të vazhduar projektin e ambasadave të përbashkëta.

Cakaj shtoi se kanë trajtuar sot disa probleme me Konjufcën, siç është ai i ambasadave të përbashkëta.

“Me z.Konjufca trajtuam disa probleme që janë thelbësore për bashkëpunimin. E shprehëm gatishmërinë për zhvillimin e ambasadave të përbashkëta. Ne jemi të gatshëm edhe në një numër të konsiderueshëm që të vazhdojmë në të njëjtën praktikë. Dua të theksoj se marrë parasysh se kemi nevojë për konkretizim të bashkëpunimit dhe mbledhje të dy qeverive, i kam propozuar z.Konjufca dy marrëveshje fillestare, e para është që duhet të mblidhemi që të firmosim një marrëveshje për ndarje të shpenzimeve në një fushatë për lobimin e njohjeve të Kosovës. Marrëveshja e dytë është ajo për transmetimin e përvojave në procesin e integrimit evropian”, ka thënë ai/Periskopi/

Konjufca: Me Shqipërinë kemi marrëdhënie vëllazërore, më shumë kemi obligime ndaj njëri-tjetrit se falënderime

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të jashtme Glauk Konjufca, ka pritur homologun e tij shqiptar, Gent Cakaj. Në një konferencë të përbashkët  Konjufca tha se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës janë vëllazërore.

‘I dashuri Gent, ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Cakaj, mirëserdhe në Republikën tonë, në republikën tënde. Raportet tona me Shqipërinë nuk mund ti përshkruajmë thjeshtë veç të ngushta, miqësore, as thjeshtë të shkëlqyeshme por ato janë përtej atyre, janë raporte vëllazërore. Kemi më shumë obligime ndaj njëri tjetrit sesa falënderime”, tha Konjufca.

Konjufca tha se është I nevojshëm thellimi i bashkëpunimit me Shqipërinë sa I përket marrëveshjeve të arritura dhe implementimit të tyre, përcjell Periskopi.

“Sa i përket bashkëpunimit marrëveshjet që janë arritur deri më tash që janë me dhjetëra, duhet të zbatohen, sepse janë në procesin e zbatimit. Mbledhja e ardhshme ë mes të dy qeverive do të mbahet në Shkodër, do të bahet me angazhim maksimal të dy ministrive, që të jetë takim me marrëveshje konkrete që do të hyjnë në rrugën  e impelemntimit”, tha Konjufca.

Megjithatë shefi iu diplomacisë kosovare tha se prej që është vendosur tarifa ndaj Serbisë, shkëmbimet sa i përket Shqipërisë në drejtim të Kosovës janë rritur 300 përqind, por kjo nuk ka ndodhur sa i përket prodhimeve të Kosovës drejt Shqipërisë, për çfarë shfaqi nevojën për t’u ndryshuar ky fakt. /Periskopi/

 

 

Serbia i dërgon notë proteste Shqipërisë për shkak të krahasimit që iu bë Vuçiqit  me Goebbels

Periskopi.com Lajme

Serbia i ka dërguar zyrtarisht një notë proteste Shqipërisë lidhur me komentimin që i bëri ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj deklaratës së Presidentit Aleksandër Vuçiç për masakrën e Reçakut.

Vuçiç e mohoi që ajo çfarë ndodhi në Reçak në vitin 1991 të kishte të bënte me një masakër, por Cakaj reagoi ashpër më 6 dhjetor me një status në rrjetin e tij social “Facebook”, jo vetëm duke thënë se Vuçiç sillet si ministri i propagandës së Gjermanisë naziste, por edhe tha se mohimi i saj është akt kriminal.

“Joseph Goebbels i propagandës së Millosheviçit tani është shndërruar në kampion të mohimit, nënvlerësimit dhe trivializimit të krimeve të luftës. Skandaloze! Aktorët ndërkombëtarë duhet t’i dënojnë veprat e tilla përbuzëse dhe shtrembëruese të së vërtetës që i fyejnë viktimat dhe përpjekjet e pajtimit. Masakra e Reçakut nuk do të harrohet kurrë”, shkroi Cakaj.

Serbia një ditë pas deklaratës duket se ka reaguar dhe i ka çuar një notë proteste Shqipërisë duke theksuar se deklarata të tilla në asnjë formë nuk i kontribuojnë përpjekjeve që jemi duke bërë për avancimin e raporteve të dy vendeve tona dhe marrëdhënieve të përgjithshme në rajon.

 

Ministri Gent Cakaj viziton Kosovën

Periskopi.com Lajme

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Cakaj do të pritet nga homologu i tij, ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Po ashtu Cakaj do të pritet edhe nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Gent Cakaj viziton nesër Kosovën

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Prishtinë.

MPJ ka njoftuar se Ministri Cakaj do të pritet nga homologu i tij, Ministri Glauk Konjufca.

Takimi do të mbahet në ora 10:00 në ndërtesën e MPJ-së.

Komunikata e MPJ-së:

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, z.Gent Cakaj, vjen për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca.

Takimi mbahet të mërkurën (nesër), datë 19 shkurt 2020, ora 10:00, në ndërtesën e MPJ-së.

 

Gent Cakaj telefonon Glauk Konjufcën: Ia uron postin e ministrit

Periskopi.com Lajme

Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka telefonuar ministrin e jashtëm të Kosovës, z. Glauk Konjufca për detyrën e re.

Cakaj, ishte linçuar publikisht nga partia e zotit Konjufca, Lëvizja Vetëvendosje, ndërkohë që për telefonatën me ministri e ri të jashtëm të Kosovës, Cakaj njofton:

Nëpërmjet një bisede telefonike kam uruar Ministrin e ri të Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, për detyrën e tij të re dhe kemi shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për të vazhduar bashkëpunimin në të mirë të dy vendeve, Kosovës e Shqipërisë 🇦🇱🇽🇰!

Në të njejtën kohë, dua të falënderoj nga zemra tashmë ish-Ministrin e Jashtëm të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, për sjelljen shumë bashkëpunuese e korrekte e kontributin e tij të vyer për shqiptarët kudo ndodhen. Z. Pacolli ka bërë një punë të palodhshme për shtimin e numrit të njohjeve të Kosovës dhe ruajtjes së njohjeve ekzistuese. Për më shumë, ai ka punuar me përkushtim për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve tona. Në këtë kontekst, mes shumë të tjerash, Pacollit i mbetem tepër mirënjohës edhe për përgjigjen pozitive të kërkesës sonë për t’i siguruar Shqipërisë qasjen në hapësirat e konsullatave të Republikës së Kosovës në Malmo, Dyseldorf, Stuttgard, Hamburg e Toronto 🙏!

Koha për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Gent Cakaj bën bashkë shqiptarët e Luginës: Me një listë në zgjedhjet serbe

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka theksuar se krerët e partive politike të Luginës së Preshevës, kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare.

“Ky bashkim do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të Luginës së Preshevës, por edhe rritjes së frymëzimit kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi”, ka theksuar Cakaj.

Postimi i Cakajt në Facebook:

Një super lajm për shqiptarët kudo që ndodhen 🤩🤝🇦🇱🤩🤝🇦🇱🤩🤝🇦🇱…

Krerët e partive politike të Luginës së Preshevës kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare. Ky bashkim do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të Luginës së Preshevës, por edhe rritjes së frymëzimit kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi. Partitë nënshkruese të kesaj marrëveshje sot kanë dhënë shembullin më të vyer të tejkalimit të dallimeve të brendshme në funksion të Luginës së Preshevës dhe interesave kombëtare.

Urime të gjithëve, përqafime Luginës së Preshevës dhe shihemi së shpejti ❤🤝🇦🇱…

Cakaj – ministrit të jashtëm austriak: Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave

Periskopi.com Lajme

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ka qëndruar në Vjenë ku është takuar me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, transmeton Klan Kosova.

Cakaj tha se diskutuan për prioritet kryesore të Kryesisë shqiptare të OSBE-së 2020 dhe angazhimet e përbashkëta në funksion të sigurisë dhe zhvillimeve demokratike.

“Po ashtu, biseduam edhe për domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti. Një mirënjohje e veçantë për mbështetjen e jashtëzakonshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë në angazhimet e saj për OSBE-në dhe në procesin e integrimit në BE”.

“Në fund, nënvizuam edhe njëherë faktin se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj për të marrë liberalizimin e vizave një orë e më parë”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

Gent Cakaj në Zvicër:  Askush të mos harrojë pasojat e gjenocidit të Millosheviqit

Periskopi.com Lajme

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ndodhet në Gjenevë, ku po merr pjesë në punimet e Forumit Global për Refugjatët.

Në fjalën e mbajtur, Ministri në Detyrë Cakaj nënvizoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për zbatimin e plotë të detyrimeve të saj në kuadër të Kompaktit Global për Refugjatët.

Gjithashtu, ai theksoi se në bashkëpunim të ngushtë me UNHCR, BE dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, Shqipëria do të punojë në përmirësimin e sistemit për menaxhimin e kërkesave për azil dhe zgjerimin e kapaciteteve për integrim të refugjatëve.

“Shumë e rëndësishme të kujtohet kontributi i pakrahasueshëm historik i Shqipërisë në pranimin e refugjatëve nga lufta e Kosovës e shkaktuar prej projekteve për pastrim etnik dhe gjenocid nga regjimi i Milosheviqit!”,  u shpreh ministri Cakaj.

Po ashtu, kryediplomati Cakaj shtoi se kjo përvojë historike nuk përbën vetëm një shembull të solidaritetit kombëtar, por edhe paraqet një model botëror për sa i përket marrëdhënies së Shqipërisë me refugjatët në një prej orëve më të vështira të historisë.