Roma mezi ia del disi kundër Gentit

Periskopi.com Sporti

Roma ka fituar me rezultat minimal, 1-0, kundër Gentit të enjten mbrëma në Europa League.

Golin e vetëm të romakëve e shënoi Perez në minutën e 13-të pas një asistimi fantastik nga Edin Dzeko në zonë, transmeton Periskopi.

Ishte një fitore mjaft e mundimshme për skuadrën nga kryeqyteti italian, por që në fund e kreu punën me sukses.

Sigurisht, djemoshat e Fonsecas do të jenë më komod në ndeshjen e kthimit në Belgjikë me këtë epërsi. /Periskopi.com/

Dzeko ia servon në pjatë golin Perezit: Roma në epërsi

Periskopi.com Sporti

Roma ka kaluar në epërsi si nikoqir i Gentit, në ndeshjen e vlefshme për fazën e eleminimit direkt të Europa Leagues.

Edin Dzeko asistoi për Perezin në zonë, me këtë të fundit që e pati vetëm portierin për ta mposhtur.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Publikohen formacionet zyrtare nga ndeshja Roma-Gent

Periskopi.com Sporti

Roma luan para tifozëve të saj në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës, kundër Gent.

Romakët synojnë të marrin një fitore në këtë ndeshje, për t’i lehtësuar punët para udhëtimit në Belgjikë.

Ndeshja mes dy skuadrave do të luhet me fillim nga ora 21:00.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet zyrtare për këtë ndeshje.

Roma:

Image

Gent:

Image

Liverpool nuk ndalet me kaq, e ka gati transferimin e talentit nigerian

Periskopi.com Sporti

Krahu sulmues i skuadrës belge Gent Moses Simon e ka konfirmuar se Liverpool është i interesuar për ta sjellur atë në Anfield.

Simon ka shënuar 21 gola në 136 paraqitje për ekipin belg, dhe ka pasur 20 paraqitje për kombëtaren e tij të Nigerisë duke shënuar vetëm 4 gola.

Sipas “Liverpool Echo”, 22-vjeçari mund të kalojë në Liverpool për 10 milionë funta.

Reds ishin shumë të varur nga Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino sezonin e kaluar ku lojtarët si Dominic Solanke dhe Danny Ings dështuan për t’iu bërë konkurencë, dhe për këtë Klopp dëshiron të ketë një alternativë B të fortë, raportoi “Squawka”, transmeton Periskopi.

Liverpool ka nënshkruar me anësorin sulmues të Stoke City Xherdan Shaqiri, që do të thotë një lëvizje për Simon mund të jetë e panevojshme, por anësori ka folur se kalimi i tij në Merseyside do të jetë i mundur.

“Shiko, për momentin jam lojtar i Gentit. Dukshëm, Liverpool janë të interesuar për mua, por nuk ka asgjë konkrete tani për tani”, u shpreh Simon për “AOI Football”./Periskopi/

Young Nigerian winger Moses Simon confirms Liverpool interest