Trajneri i Gjilanit qartazi i zhgënjyer me humbjen: Ishim të pafat por fatin duhet ta kërkosh që ta gjesh

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani ka folur pas humbjes 2-1 të skuadrës së tij nga Ballkani në Suharekë.

Mezani ishte qartazi në mesin e figurave të zhgënjyer pas vërshëllimës së fundit dhe kjo u vërejt edhe në prononcimin e tij pas takimit, shkruan Periskopi.

“Unë mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë, përveç golit të dytë mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë,” u shpreh fillimisht ai.

“Ishim të pafat, por fatin duhet ta kërkosh që ta gjesh, kështu që është dashur të ishim më konkret në pjesën e dytë.

“Kemi sulmuar gjatë gjithë kohës në pjesën e dytë, por Ballkani me gjasë u lodh në pjesën e dytë, shtriheshin në tokë etj… por skuadra jonë ka bërë një lojë të mirë.

“Gjilani ka kapacitet, duhet ta shikojmë në të ardhmen se si do të vazhdojë, duhet të bëjmë sa më shumë lojëra të tilla.” /Periskopi.com/