Arrestohet personi që prezantohej si George Clooney (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Italiani Francesco Galdeli, i akuzuar se prezantohej si George Clooney për të promovuar një markë të veçantë veshjesh, u arrestua së bashku me gruan e tij, Vanja Goffi, në Tajlandë pas disa vitesh ikje.

Galdeli (58) dhe Goffi (45) ishin në listën e kuqe të Interpolit qe nga viti 2013.

Aktori amerikan i paditi ata, dhe në gjyqin në Itali në vitin 2010, ai dëshmoi kundër tyre dhe tha se ata përdorën rrejshëm emrin e tij për të reklamuar biznesin e modës.

Ata gjithashtu akuzohen për një numër mashtrimesh të tjera në Itali.

Çifti u arratis nga vendi i tyre për t’i shpëtuar arrestimit, dhe pas grabitjeve famëkeqe të bankave të SHBA-së ata u quajtën Boni dhe Clyde italian.

Ata jetonin në Tajlandë nga shitja në internet e orëve të rreme Rolex.

Divizioni i Tajlandës për Parandalimin e Krimit tha se Francesco Galdeli u arrestua të shtunën pranë qytetit Pattaya, me dyshimin për qëndrim të paligjshëm në vend, ndërsa Vanja Gofi u arrestua me dyshimin për tejkalim të afatit të vizës.

 

Kush është Amal Clooney, gruaja që ylli i Hollywood’it mezi e kishte bindur për një takim

Periskopi.com Showbiz

Amal Clooney është një nga avokatet më të famshëm dhe më me influencë në botë. Ajo u bë e njohur për publikun e gjerë pasi u martua me yllin e Hollywood’it, George Clooney dhe kështu jeta e Amalit u bë e pazakontë, transmeton Gazeta Metro.

Ajo ka lindur në Bejrut, të Liban, në një familje të respektuar. Gjyshi i saj ishte një ministër, një nga ekonomistët më të famshëm në botën arabe. Gjyshja e saj është gruaja e parë që ka përfunduar Universitetin Amerikan. Babai i saj Ramsey është profesor i biznesit dhe ekonomisë. Nënë dhe Barry është një gazetar i njohur, fitues i çmimeve të shumta dhe njerëz të intervistuar si Bill Clinton, Margaret Thatcher, Fidel Castro. Në vitin 1987, prindërit e saj emigruan në Londër për t’i shpëtuar luftës civile të shfrenuar në Liban.

Amali ka një motër dhe dy vëllezër. Ka mbaruar shkollën në kollegjin prestigjioz “St Hugh’s ” në Oksford dhe më pas studioi drejtësinë në New York. Ajo ka specializuar në të drejtën ndërkombëtare dhe penale, ekstradimin dhe të të drejtave të njeriut. Flet rrjedhshëm anglisht, arabisht dhe gjuhën frenge.

Amal ishte këshilltare e sekretarit të sërgjithshëm të OKB-së për çështjet që lidhen me Sirinë, Kofi Annan, ndihmoi ish-kryeministren e Ukrainës Yulia Timoshenko, përfaqësoi krijuesin e “Wikileaks” Julian Assange në procesin për ekstradimin e tij nga Suedia dhe është këshilltare ligjore e mbretit të Bahreinit.

Ajo takon George Clooney në ngjarjet bamirëse. Ai e kishte parë i pari dhe ksihte bërë gjithçka që mundet për ta takuar përsëri. Amal, megjithatë, nuk është që ishte shumë e impresionuar dhe nuk i kushtoj shumë vëmendje atij, dhe në fund të mbrëmjes refuzon të japë numrin e telefonit Clooney.

Clooney gjithsesi e gjeti numrin e saj me shumë vështirësi. I është dashur të kerkoj takim tre herë para se të pranonte ajo. Ai e bindi që të takohet me të për të folur për aktivitetin humanitar në Sudan.

Çifti ra në dashuri dhe u martua në shtator 2014 në Venecia. Por Amal vazhdon të përfaqësoj klientë me ndikim, dhe në 2015 fillon të ligjeroj në Universitetin e Kolumbias

Ky është aktori më i paguar në vitin 2018

Periskopi.com Showbiz

Revista Forbes ka publikuar një listë të aktorëve që kanë bërë fitimin më të madh këtë vit.

Ylli i Holliwoodit George Clooney është në krye të listës vjetore me 239 milionë dollarë në periudhën nga qershori 2017 deri në qershor të këtij viti.

Asnjë aktor kurrë nuk bëri një rekord të tillë në histori për një periudhë prej 12 muajsh, thotë revista, transmeton KosovaPress.

Në vendin e dytë është aktori i famshëm Dwayne Johnson, i cili pothuajse dyfishoi fitimin e vitit të kaluar, duke fituar 119 milionë euro.

Ylli i Iron Man Robert Dauni Junior zë vendin e tretë me një fitim prej 79 milionë dollarë, pasuar nga Christ Hemsworth me 64.5 milionë, ndjekur nga Jackie Chan me 45.5 milionë dhe Will Smith me 42 milionë dollarë.

 

Geroge Clooney fitoi 239 milionë dollarë vitin e kaluar

Periskopi.com Showbiz

George Clooney fitoi para vitin e kaluar më shumë se çdo aktor tjetër brenda një periudhë 12-muajshe – pjesërisht falë shitjeve të kompanisë së tekuilas, që ai bashkëthemeloi.

Revista Forbes vlerësoi se ylli amerikan, 57 vjeç, ka fituar 239 milionë dollarëfitime pa taksa në periudhën nga 1 qershori, 2017, shkruan rel.

Me këtë shumë, Clooney radhitet i dyti në listën vjetore të Forbes për celebritët më të paguar në botë, menjëherë pas boksierit Floyd Mayëeather.

E treta është Kylie Jenner, personalitet amerikan televiziv, modele dhe sipërmarrëse.

Grupi muzikor U2 përfshihet po ashtu në dhjetëshen e parë, së bashku me futbollistët Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.(TemA)

Momenti kur George Clooney përplaset me makinën, ‘fluturon’ në ajër (Video)

Periskopi.com Showbiz

Del video e aksidentit të aktorit të njohur George Clooney, i cili përfundoi në spital, pas një aksidenti që pësoi dje teksa ishte në Sardenjë në Itali, duke shkuar me motor në setin e xhirimit për filmin e ri.

Ky është momenti i tmerrshëm kur aktori u përplas me një “Mercedes” që duket se po ecte në korsinë e gabuar në ishullin italian të Sardenjës rreth orës 7 të mëngjesit të së martës. Ai është hedhur disa metra në ajër kur skuteri i tij u përplas me makinën.

Mediat e huaja raportojnë se aktori amerikan, 57 vjeç, thuhet se ishte duke udhëtuar me motorin e tij në Costa Corallina, Puntaldia, kur u përplas me një makinë “Mercedes” të martën në mëngjes, sipas TGR Rai Sardegna.

Një fotografi ne vendin e ngjarjes, tregon një xham të thyer të makinës, duke lënë të kuptohet se George e goditi atë gjatë rrëzimit, por pavarësisht kësaj, gjendja e tij nuk mendohet të jetë serioze.

Në spital shkoi me urgjencë edhe bashkëshortja e tij, Amal. Pas gjithë ekzaminimeve mjeket kane thënë se ai e ka marrë veten.

Aksidentohet George Clooney, dërgohet në spital (Foto)

Periskopi.com Showbiz
George Clooney është aksidentuar nga përplasja e motoçikletës së tij me një veturë në Itali.

Ylli i Hollywood-it, George Clooney u dërgua në spital pasi kishte lëndime të lehta nga aksidenti, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Aksidenti ndodhi në Sardenjë, ku aktori po filmon serinë e tij të fundit televizive, Catch-22.

Një zyrtar në Sassari ka konfirmuar për BBC se Clooney ishte i përfshirë në një ‘aksident të vogël’, por nuk kishte lëndime serioze.

Incidenti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit, kur aktori po largohej nga hoteli i tij në Kosta Corallina.

Bazuar në raportimet e fundit, thuhet se aktori ka pësuar lëndime të lehta në gjunj.