Mbrojtësi i Premierligës i bashkohet protestës në Angli për George Floydin

Periskopi.com Sporti

Tyrone Mings e shprehu përkrahjen e tij për lëvizjen “Black Lives Matter” (shqip: “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi”), duke marrë pjesë në një protestë, bashkë me rreth 4000 njerëz të tjerë, në Birmingham të Anglisë të enjten.

Mbrojtësi i Aston Villës dhe Anglisë, i cili mori pjesë në protestën në sheshin Victoria në Birmingham, protestoi kundër racizmit dhe brutalitetit policor, pas vdekjes së amerikanit George Floyd.

Mings postoi në llogaritë e tij në rrjete sociale fotografi nga këto protesta, me mbishkrimin: “Asgjë tjetër përveç energjisë së mirë dhe pasionit sot. Unë s’kërkoj falje që po e ngre zërin për atë që e besoj”.

Ndërsa, policia e atij rajoni tha se protestat kishin qenë paqësore dhe se kishin përfunduar pa asnjë incident.“Rreth 4000 persona morën pjesë në një protestë paqësore në qendrën e Birminghamit sot.

Protestuesit ishin të zhurmshëm dhe me pasion dhe e bëmë të qartë synimin e tyre. Nuk pati asnjë të arrestuar dhe asnjë incident”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për herë të parë FIFA ndryshon qëndrimin: I kuptojmë lojtarët pro Floyd, mos i dënoni

Periskopi.com Sporti

Mos i dënoni ata që shfaqin në fushë homazhe për George Floyd: mesazhi vjen nga Fifa, që përballë një hipoteze që Bundesliga të sanksionojë lojtarët që në ditët e kaluara kanë qenë protagonistë të gjesteve të protestave për ngjarjet e ndodhura në Minneapolis, ka bërë një përjashtim për rregulloren e saj, që ndalon simbolet politike, sociale ose komerciale gjatë një ndeshje futbolli. Kërkesa e Fifa-s, në këtë rast, është të “përdoret mirëkuptimi” përballë një proteste ndaj së cilës “kuptojmë ndjenjat e thella”.

Fifa i drejton një apel ligave të futbollit në mënyrë që të përdorin “buon sensin” kur të vendosin nëse do të nisin sanksione kundër lojtarëve që gjatë ndeshjeve të ditëve të kaluara kanë manifestuar solidarietetin për ngjarjet në Minneapolis duke kërkuar “drejtësi për George Floyd”, si ndodhi në Bundesliga.

Tani Thuram jr, Sancho, Achraf e McKennie rrezikojnë të dënohen, kështu që Fifa ka shpërndarë një komunikatë për të nënvizuar që “kupton plotësisht thellësinë e ndjenjave të shprehura nga shumë futbollistë në dritën e ngjarjes tragjike të cështjes George Floyd”. “Aplikimi i rregullave të lojës të aprovuara nga Ifab – është shkruar aty- është në dorën e atyre që organizojnë kompeticionet që duhet të përdorin mirëkuptimin e të marrin parasysh rrethanat”.

Floyd Mayweather paguan funeralin e burrit me ngjyrë që u vra nga polici amerikan

Periskopi.com Sporti

Floyd Mayweather do të mbulojë shpenzimet financiare të funeralit të George Floyd, afro-amerikanit i cili u vra derisa ishte në mbajtje të policisë.

Vdekja e Floyd ka nxitur protesta masive në ShBA pasi një polic i bardhë, Derek Chauvin, vendosi gjurin në qafën e Floyd duke e lënë pa frymë, gjë që rezultoi me vdekjen e tij, transmeton Periskopi.

Chauvin u dënua të premten me vrasje të shkallës së tretë.

p1e9pstg731o3318nipl71g53451f.jpg

Dhe tani, boksieri legjendar ka treguar mbështetjen e tij për Floyd, duke ofruar të paguajë shpenzimet e funeralit.

Në fakt, duket se ai definitivisht do të kryejë shpenzimet financiare, pasi tashmë ka kontaktuar me familjen e tij, e cila ka pranuar ofertën.

“Ai sigurisht do të inatoset me mua që po e them këtë, por po [Mayweather] definitivisht do të paguajë për funeralin e tij,” tha drejtori i kompanisë së amerikanit, Leonard Ellerbe.

“Floyd ka bërë gjëra të tilla në 20 vitet e fundit,” shtoi Ellerbe.

Kjo nuk është hera e parë që Mayweather paguan për një funeral.

Në vitin 2011, ai mbuloi koston e funeralit të boksierit, Genaro Hernandez, i cili vdiq nga kanceri. Mayweather e kishte fituar titullin e parë botëror, pasi e mposhti Hernandezin më 1998. /Periskopi.com/