Video e rrallë nga takimi i Bushit me Sali Berishën, ku u vendosen edhe vijat e kuqe për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Në takimin e vitit 1992 mes Presidentit Xhorxh Bush dhe Sali Berishës në Washington, i pari me një president amerikan dhe atij shqiptar, u vendos “Vija e Kuqe” për Sllobodan Millosjevic, që të tërhiqej nga Kosova.

Kështu dëshmon Sali Berisha, e këtë dëshmi e provon edhe Xhorxh W Bush në vitin 2007 kur bëhet presidenti i parë amerikan që viziton Tiranën, nga ku deklaron:

“Tani është koha, është vendimi im, Kosova do të jetë shtet i pavarur”.

Edhe Presidenti W. Bush një lloj si babai i tij, zgjedh që vendimin për Kosovën ta bëjë publik në krah të Sali Berishës.

Mesazhi i Trumpit për vdekjen e një presidenti amerikan

Periskopi.com Lajme

Donald Trump ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush, që ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare.

Trump bëri një deklaratë, duke njoftuar se Shtëpia e Bardhë do të ulte flamurin amerikan në gjysmë shtizë.

“Melania dhe unë i bashkohemi kombit që po vuan sot humbjen e ish-Presidentit. Me një origjinalitet thelbësor, dhe devotshmëri për vendin e familjen e tij, Presidenti Bush ka frymëzuar breza të tërë,” tha Trump.

Edhe Haradinaj kujton Bushin me porosinë për Kosovën që ia kishte dërguar Millosheviqit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar për vdekjen e presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës George H.W Bush.

“Kosova sapo humbi një mik të madh e ShBA-të një patriot të devotshëm. Bush gjithë jetën e tij e dedikoi në shërbim të popullit amerikan dhe paqes në botë”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit tutje ka thënë se presidenti Bush do të mbahet në mend për denoncim direkt ndaj represionit dhe terrorit serb ne Kosovë.

“Ai do te mbahet në mend për “mesazhin e Krishtlindjeve” drejtuar presidentit serb në vitin 1992, me të cilin vendos vijën e kuqe për luftë në Kosovë duke e mbrojtur popullin tonë nga tendenca dhe kërcënimi për shfarosje nga regjimi i Milloshevicit në atë kohë”, ka shkruar ai.

“Prehu në paqe, njeriu i Kosovës. Do të kujtojmë gjithmonë”, përfundoi Haradinaj.

Hoti: T’i ruajmë vijat e kuqe që Bushi i vjetër ia pati vendosur Serbisë

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti u ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë popullit amerikan për vdekjen e ish-presidentit George H.Ë. Bush.

“Ndahet nga jeta Presidenti Bush, te cilit populli i Kosovës i është përjetë mirënjohës për  vijën e kuqe qe i vendosi Serbisë me 1992 lidhur me ndërhyrjen te forcave serbe ne Kosove. Ndërkaq, Bushi i riu me 2007 pati deklaruar ne Tirane se “Mjaft është mjaft, Kosova duhet të jetë e pavarur”, ka shkruar Hoti.

Hoti tutje ka thënë se është e përjetshme miqësia e Kosovës me popullin amerikan. “T’i ruajmë këto vija te kuqe, te cilat tash po tentohet te shkelen”, përfundoi ai.

Për vdekjen e Bushit të vjetër ngushëllime ka shprehur edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj.

“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e ish-presidentit amerikan, George H.Ë Bush. Qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë me popullin amerikan për vdekjen e presidentit Bush. Bota nga sot humbi një burrështetas me vlera të mëdha. Shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e familjes Bush dhe do t’i jenë përherë mirënjohes për ndihmën dhënë Kosovës në etapa të ndryshme. Ngushëllime popullit amerikan dhe familjes së presidentit Bush!”, shkroi ai.

Thaçi: Bush ia bëri të qartë regjimit të Millosheviqit se Kosova është vijë e kuqe për SHBA’në

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime popullit amerikan, në emër të qytetarëve të Kosovës për vdekjen e Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush.

“SHBA dhe bota do ta kujtojnë si patriot të pashoq dhe shembull të përkushtimit për të punuar për fuqizimin e demokracisë botërore dhe përhapjen e vlerave të lirisë. Kosova dhe shqiptarët do ta kujtojnë si president të parë, që qysh në fillim të viteve ‘90 ia bëri shumë qartë regjimit të Milosheviqit, me Vërejtjen e Kërshëndellave, se Kosova është vijë e kuqe për SHBA. Bashkëndjejmë me familjen Bush dhe tërë popullin amerikan në këtë humbje të madhe”, ka shkruar ai në Facebook.

Letra që Bush ia kishte dërguar Millosheviqit më 1992: Ushtrinë e kemi gati, do të të ndalim në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan George H.W. Bush, që vdiq sot në moshën 94 vjeçare, do të mbahet mend për mbështetjen e madhe që ia dha Kosovës në rrugën e saj për liri, raporton Periskopi.

Në njërën nga letrat e tij që ia kishte dërguar Slobodan Millosheviqit më 1992, Bush shkruante:

“Në kuadër të konfliktit në Kosovë, i shkaktuar nga aksionet e Serbisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të gatshme me ushtrinë e saj që të veprojnë kundër këtij agresioni”. Kështu thuhej në letrën që presidenti George Bush ia kishte dërguar Slobodan Millosheviqit më 25 dhjetor 1992, shkruante NY Times, përcjell Periskopi.

E më vonë, do të pasonin edhe deklaratat dhe aksionet që ishin zbatim i mbështetjes së Bushit për Kosovën. Nga Bush deri te Clinton, deri te ndërhyrja në Kosovë.

“Politika amerikane nuk ka ndryshuar”, thoshte Robert Gelbard, i dërguari special për Ballkanin më 4 mars 1998, kur ishte pyetur nëse letra e njohur e Bushit si ‘Paralajmërimi i Krishtlindjes’ ishte ende në fuqi.

Artikulli i publikuar në prestigjiozen amerikane NEW YORK TIMES 

“Koha për t’i ndalur vrasjet ka ardhur, para se të ketë shumë gjakderdhje”, thoshte më vonë Madline Albright.

Ndërkaq, më vonë, Bill Clinton do të merrte vendimin:

“Jam i detyruar të bëj gjithçka që mundem për të ndalur përsëritjen e asaj që ndodhi në Bosnjë dhe spastrimin etnik. Dhe jam i autorizuar që ta mbështes një proces për ndërhyrjen e NATO’s, thotë Bill Clinton më 1998. /Periskopi/

Artikulli i publikuar në presitigjiozen THE INDEPENDENT

Obama pas vdekjes së Bushit të vjetër: Zemrat na u lënduan, por janë të mbushura me mirënjohje

Periskopi.com Lajme

Familja Obama ka lëshuar një deklaratë pas vdekjes së ish-Presidentit amerikan George H.W. Bush.

Familja thotë se SHBA-të kanë humbur një patriot.

Deklarata shton: “Derisa zemrat tona janë të lënduara sot, ato janë gjithashtu të mbushura me mirënjohje”.

“Jeta e George H.W. Bush është një testament për nocionin se shërbimi publik është një thirrje fisnike dhe e gëzueshme”.

“Ai bëri mrekulli gjatë udhëtimit të tij”.

 

Kush ishte presidenti George H.W. Bush – Jeta dhe karriera e tij

Periskopi.com Lajme

George Herbert Walker u lind më 12 qershor 1924 dhe ndërroi jetë dje, më 30 nëntor 2018, në moshën 94-vjeçare. Ai ishte presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shërbeu në këtë pozitë nga viti 1989 deri në vitin 1993. Para se të bëhej president, ai shërbeu edhe si zëvendëspresident i SHBA-së nga viti 1981 deri në vitin 1989. Bushi ishte anëtar i Partisë Republikane, ndërsa ka pasur edhe disa pozita tjera të larta shtetërore. Ai ka qenë kongresmen, ambasador dhe drejtor i CIA-s.

Gjatë karrierës së tij në shërbim publik, ai ka qenë i njohur si George Bush, por nga viti 2001 emrit të tij është dashur t’i shtohen incialet e atësisë, për ta dalluar nga George W. Bush, i cili është djali i tij i madh dhe i cili u bë presidenti i 43-të i SHBA-së. Ai shërbeu si president i SHBA-së për vetëm një mandat, pasi e humbi garën për mandatin e dytë kundër ish-presidentit Bill Clinton.

Bush u bë shef i Partisë Republikane për rajonin e Harrisit të Teksasit në vitin 1963. Në vitin 1966 arriti të bëhet pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve dhe shërbeu në dy mandate. Më pas, ai shërbeu edhe si ambasador i Shteteve të Bashkuara në organizatën e Kombeve të Bashkuara në vitin 1971, kryetar i Komitetit Kombëtar të Republikanëve dhe drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në vitin 1976.

Në vitin 1980, ai kishte dështuar të bëhej kandidat i partisë së vet për president, pasi e humbi garën kundër ish-presidentit Ronald Reagan. Sidoqoftë, gjatë kësaj periudhe ai u zgjodh zëvendëspresident i presidentit Reagan dhe shërbeu në këtë pozitë për dy mandate, aq sa presidenti Reagan. Më në fund, ai u bë president i Shteteve të Bashkuara në vitin 1989, pasi i kishte fituar zgjedhjet e vitit 1988, ku për kundërkandidat e kishte demokratin Michael Dukakis.

Gjatë presidencës së tij, ai u përball suksesshëm më shumë çështje të jashtme, në një kohë të vështirë për vendin e tij. Ai u mor me shpërbërjen e ish-Bashkimit Sovjetik dhe ndërhyri me trupa ushtarake për ta larguar nga pushteti diktatorin e Panamasë, Manuel Noriega. Sidoqoftë, suksesi më i madh i tij në rrafshin ndërkombëtar vlerësohet sulmi ndaj ushtrisë së ish-presidentit irakian, Saddam Hussein, i cili në vitin 1990 e kishte pushtuar Kuvajtin, një vend i pasur me rezerva të naftës.

Kur djali i tij i madh, George W. Bush, u zgjodh president, ai bënte shpesh paraqitje publike, në të shumtën e rasteve për ta mbështetur djalin e tij. Në vitin 2005, ai doli në përkrahje edhe të ish-presidentit Clinton për t’iu ndihmuar njerëzve që ishin goditur nga uragani Katrina. Fondi “Bush-Clinton Katrina Fund” kishte arritur t’i mblidhte më shumë se 100 milionë dollarë brenda pak muajve. Në vitin 2011, Bush u nderua me Medalje Presidenciale të Lirisë nga ish-presidenti Barack Obama.

Në nëntor të vitit 2012, kur Bush ishte tashmë 88-vjeçar, u detyrua të shtrihej në spital. Dyshohej se ai vuante nga bronkiti, që është  një sëmundje e ndezjes së mushkërive. Më vonë, ai u diagnostifikua edhe me sëmundjen e Parkinsonit në pjesën e poshtme të trupit, sëmundje e cila e la në karrocë. Në vitin 2015, ishte rrëzuar dhe e kishte thyer një unazë të qafës. Më 2017, u shtrua sërish në spital për shkak të problemeve të frymëmarrjes që lidheshin me pneumoninë. Ai ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare, më 30 nëntor 2018, në orën 22 e 10 minuta, shkruan “Biography”.

Vdes ish-presidenti i SHBA’së, George H.W. Bush

Periskopi.com Lajme

George H.W. Bush, presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara vdiq në moshën 94 vjeçare, sipas një njoftimi të familjes.

Ai ishte babai i Presidentit të 43-të amerikan, George W. Bush.

Në vitin 2012, ai njoftoi se vuante nga parkinsoni vaskular, një sëmundje që i kufizoi lëvizjet e tij fizike. Bashkëshortja e tij prej 73 vjetësh, Barbara Bush, vdiq më 17 prill të këtij viti.

Për dekada të tëra, George Herbert Walker Bush shërbeu si një figurë e njohur në skenën ndërkombëtare , duke filluar nga roli si i dërguari i SHBA në Pekin, pastaj për tetë vite si nënpresident dhe më pas si President nga viti 1989 deri në 1993.

George H.W. Bush ishte veterani i fundit i Luftës së Dytë Botërore që shërbente si president.

Ai luajti një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e vendit dhe botës për të dalë nga Lufta e Ftohtë që zgjati katër dekada gjatë së cilës globi jetoi nën kërcënimin e një konflikti bërthamor.

George H.W. Bush pasoi në Zyrën Ovale një figurë madhore të politikës amerikane siç ishte Presidenti Ronald Reagan, një rival i tij i dikurshëm.

Gjatë një periudhe të re që filloi më 20 janar 1989, Presidenti Bush u gjend në krye të superfuqisë së vetme të mbetur në botë. Muri i Berlinit ra; Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari; blloku komunist në Europën Lindore u shkatërrua; Lufta e Ftohtë kishte marrë fund.

Diplomacia e tij e fuqishme por e përmbajtur ndihmoi që këto ngjarje të kalonin në paqe dhe harmoni në skenën botërore.

Në dhjetor 1992, George H. W. Bush nxori të ashtuquajturin “paralajmërim të Krishtlindjeve”, një letër drejtur udhëheqësit të Serbisë Sllobodan Millosheviç, në të cilën thuhej se në rast të një konflikti në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, SHBA do të jenë gati të përdorin forcën ushtarake.

Pavarësia e Kosovës u realizua nën presidencën e djalit të tij George W. Bush në shkurt 2008.

Michelle Obama: E dua deri në vdekje George Bushin, është ‘partneri im në krim‘

Periskopi.com Lajme

Ish-Zonja e Parë amerikane, Michelle Obama ka thënë se ish-presidenti George W. Bush është bërë ‘partneri i saj në krim’ pasiqë kanë kaluar shumë kohë së bashku që kur ajo ishte në Shtëpinë e Bardhë.

“Presidenti Bush dhe unë kemi ndërtuar raporte të mira edhe për shkak të protokollit por edhe për shkak të natyrës se si funksionojnë gjërat zyrtare”, ka thënë Michelle Obama për NBC, transmeton Periskopi.

‘Kështu që ai është partneri im në krim dhe kemi bërë shumë gjëra të mëdha së bashku”, thotë ajo.

“E dua deri në vdekje. Është njeri i mrekullueshëm dhe qesharak”, shton ajo. /Periskopi/

Vritet doktori i ish-presidentit amerikan

Periskopi.com Lajme

Një kardiolog që trajtoi ish-Presidentin George H.W. Bush u vra të premten në mëngjes nga të shtënat e një personi që ngiste biçikletën afër Texas Medical Center në Houston, thanë autoritetet.

Dr. Mark Hausknecht dhe sulmuesi ishin të dy  hipur në biçiketa në South Main Street, pranë Pavilionit të Fëmijëve të Teksasit për Gratë, pak para orës 9 paradite, tha në një konferencë për shtyp Shefi i Policisë, Asistent Ekzekutiv i Policisë, Trojë Finner.

Hausknecht, 65 vjeç, po udhëtonte drejt veriut kur ai e kaloi sulmuesin duke shkuar në drejtimin tjetër, tha Finner.

Sulmuesi u kthye, gjuajti dy të shtëna në Hausknecht dhe iki larg në biçikletën e tij, tha Finner.

Hausknecht u dërgua në spital, ku u shpall i vdekur, tha Finner.

Finner tha se hetuesit nuk e dinin nëse sulmi ishte i qëllimshëm, i rastësishëm apo i shkaktuar nga zemërimi i rrugës. Ai tha se disa njerëz dëshmuan për të shtënat dhe videoja mund të bëhet e disponueshme.

Në një përshkrim të përditësuar, i dyshuari thuhet se është një burrë i bardhë apo hispanik, rreth 30 vjeç, që mban një kapelë të bejsbollit xhaketë gri, pantallona të shkurtra khaki dhe hipur në një biçikletë biçikletë me ngjya të lehta.