Zjarri shkreton Kaliforninë, aktori i njohur publikon foton e shtëpisë së tij

Periskopi.com Showbiz

Aktori i njohur i Hollyëoodit, Gerard Butler, ka humbur vilën dhe veturën në një zjarr të ashpër që po shkreton Kaliforninë për ditë të tëra.

Butleri në profilin e tij në Instagram publikoi një foto të vendit ku ishte vila dhe vetura e tij, të cilat janë bërë shkrumb e hi.

“U ktheva në Malibu pas evakuimit … Momente prekëse në Kaliforni. I frymëzuar nga guximi, fryma dhe sakrifica e zjarrfikësve. I falënderoj. Nëse mundeni, ndihmoni ata me donacione”, shkroi aktori.