Ndërron jetë trajneri legjendar i Liverpoolit

Periskopi.com Sporti

Ish-selektori i Francës dhe shumë skuadrave evropiane, Gerard Houllier, ka ndërruar sot jetë. Houllieri arritjen më të madhe në karrierë e kishte gjatë viteve 1998-2004, duke drejtuar gjigantin anglez, Liverpool.

73-vjeçari kishte drejtuar edhe skuadra të mëdha si, PSG-në, Lionin e Aston Villan. Houllier i ishte nënshtruar një operacioni në aortë, por që nuk ka arritur të mbijetonte.

Problemet me aortën i kishte që nga viti 2001 kur kishte pësuar një sulm në zemër në kohën kur po drejtonte Liverpoolin.

Houllieri ishte shpallur kampion i Evropës me të rinjtë e Francës në vitin 1996, ndërsa kishte zbuluar si talentë Henrynin e Trezeguetin.

Me Liverpoolin kishte fituar katër trofe, Kupën, Kupën e Ligës, Kupën UEFA-së dhe Superkupën e Evropës.