Tag: Gerard

Abidal publikon imazhe të dhimbshme me kushëririn e tij
Eric Abidal ka lëshuar disa foto të dhimbshme që shihet me kusheririn e tij në një spital në përpjekje për t’i dëshmuar Barcelonës se ai nuk ka blerë një mëlçi të paligjshme.
Abidal, i cili tani është sekretar teknik i Barcelonës, kishte bërë një transplant në vitin 2012 pas një tumori që ishte evidentuar në mëlçi.
Një raport i “El Confidencial” pretendon se ish-Presidenti i Barcelonës Sandro Rosell, i cili ishte akuzuar për shpëlarje parash në vitin 2017, ka pranuar të blejë në mënyrë të paligjshme organin, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.
Por ish mbrojtësi i Francës Abidal ka refuzuar këto pretendime duke insistuar në atë se kusheriri i tij Gerard ka qenë donator i mëlçisë për t’i shpëtuar jetën.
38-vjeçari Abidal ka publikuar një foto në Twitterin e tij i shtrirë në një spital me një pacient që qëndron afër tij.
Ai shkruan: “Me këtë publikim të këtij imazhi, dëshiroj të shprehi respektet për kushëririn tim Gerard”.
Barcelona tha në atë kohë që mëlçia ishte dhuruar nga një kushëri i Abidal, i quajtur Gerard, i cili jetoi në Francë dhe kërkoi që privatësia e individit të respektohej./Periskopi/
Con la publicación de esta imagen quiero pedir respeto hacia mi primo Gerard y defender su honorabilidad.
Denuncio públicamente la actitud de algunos medios que siguen poniendo en duda la legalidad de una intervención que me salvó la vida¡Basta ya! pic.twitter.com/d8Nui1bJWQ— Eric Abidal (@EAbidalOfficial) July 5, 2018