Prishtina fitoi me penallti ndeshjen kundër Bardhosh Gërvallës

Periskopi.com Sporti

Në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës sot në stadiumin”Fadil Vokrri” në kryeqytet u zhvillua ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës FC”Prishtina” dhe fituesit të Kupës së Kosovës për Diasporë AVK ”Bardhosh Gërvalla” nga Ludwisburgu i Gjermanisë.

Në pjesën e parë ishte një ndeshje e baraspeshuar dhe ndonëse  skuadra nga Gjermania me futbollistë amatorë arriti shumë mirë të përballojë skuadrën nga kryeqyteti, e cila në fushë u paraqitë me futbollistët të përbërjes së dytë.

Kështu që pjesa e parë u mbyllë pa gola. Pjesa e dytë nuk solli aspak ndryshime në lojë dhe rezultat, kështu që ndeshja shkoi në penalti ku më të saktë u treguan futbollistët e Prishtinës të cilët e fituan ndeshjen 4:2.

Në fund kupën ekipit fitues ia dorëzoi anëtari KE Mirsad Çollaku, ndërsa ekipit të AKV”Bardhosh Gërvalla “ kupën për pozitën e dytë ia dorëzoi Zv. Sekretari Arianit Ahmeti.

Prishtina- Bardhosh Gërvalla 4:2 me pen.   (0:0)

Stadiumi”Fadil Vokrri” Prishtinë.

Shikues: 500

Gjyqtarë: A. Shala, G. Hyseni, A. Bullatovci e V. Kupina.

Shënues:
 Pefqeli, Osmani, Zyba e Sekiraqa për Pr e Shala e L. Gashi për B. Ger,

Prishtina
: Muqiqi, Osmani, Dallku, Xhaka, Selmani, Mustafa, Zyba, Pefqeli, Sekiraqa, Jasharoski e Hoxha. Luajtën: Behluli, Ramadani, L. Ahmeti, Selimi, Statovci, A. Ahmeti e Haliti.

AVK”Bardhosh Gërvalla”:
Babiezecko, Povataj, Hasaj, Gërvalla, Shala, Cello, E. Gashi, Shuti, Aniello, Braha e Meha. Luajtën: E. Gashi, D. Salihaj, L. Gashi, Shatrolli, Shala, M. Hasaj, Xh. Kryeziu, Ferati e Nurbasha    /Periskopi/