Këshilltarja e Haradinajt – Kurtit: Gëzim të madh paske pasë dje, por dije që ky s’është fundi

Periskopi.com Lajme

Këshilltarja e tashmë ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj-Stublla sot në mëngjes publikisht iu drejtua liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, raporton Periskopi.

Haradinaj-Stublla tha se ka disa dilema në lidhje me arsyen për të cilën u gëzua dje Kurti, pas dorëheqjes së Haradinajt.

“Mirë që u bërë i gjallë dje, pas përpjekjeve të dështuara në rrugët qorrsokake që zgjodhe për të gjetur kauzë politike. Iu gëzuam edhe ne gjallërisë tënde politike, mu ashtu siç iu gëzove edhe ti fatkeqësisë së Kosovës, AAK-së, dhe Ramushit dje”, shkruan Haradinaj-Stublla.

Më poshtë mudn ta lecxoni të plotë postimin e saj në facebook:

Mirëmëngjes Albin,

Gëzim i madh të paska qenë dje, për arritjen e ftesës së tretë për Hagë ndaj Haradinajt.

Kam disa dilema se cilës arsye iu gëzove më shumë:

  1. Lehtësimit të situatës për ndarje dhe zhbërje të Kosovës?

Apo

  1. Hapjes së rrugës për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë?

Ose

  1. Largimit të Ramush Haradinajt nga diametri yt i shkurtër politik?

Albin,

Mirë që u bërë i gjallë dje, pas përpjekjeve të dështuara në rrugët qorrsokake që zgjodhe për të gjetur kauzë politike. Iu gëzuam edhe ne gjallërisë tënde politike, mu ashtu siç iu gëzove edhe ti fatkeqësisë së Kosovës, AAK-së, dhe Ramushit dje.

Humbe mundësinë të ndihmosh Kosovën Albin, në momentin kur vendose t’a lësh Kryeministrin Haradinaj të luftojë i vetëm, kundër ndarjes së Kosovës, kundër dorëzimit të sovranitetit të saj Serbisë, kundër përmbysjes së sakrificës sonë shekullore, kundër luftës e tragjedisë së re. Për mua, për ty, për ne, për fëmijët e mi e tuaj (edhepse ti nuk i rritë këtu), për të ardhmen e përbashkët në Kosovë.

Gëzoheshe Albin, sa herë kryeministri Haradinaj merrte goditje prapa shpinës, sepse ti e kishe të pamundur mbijetesën politike përballë një kolosi, një gjenerali, një kryeministri zotdalës e të pamposhtur. Kështu do të jetë gjithmonë, i dashur Albin. Këpucët e Ramushit gjithmonë do të të bijnë të mëdha.

Gëzimi yt nuk do të përcjellë gjatë, sepse Kosova do t’i mbijetojë goditjeve të ulëta. E për Ramushin, Albin, ti e din që ky nuk është fundi…