Albin Kurti: Haziri ishte më i lumturi për dështimin e koalicionit, edhe pse nuk ia dhanë kurrfarë posti

Periskopi.com Lajme

Kryetari  i Vetëvendosjes, Albin Kurti habitet se si Lutfi Haziri, në ditën kur u nominua Vjosa Osmani për kryeministre, dukej më i lumturi në tavolinë, edhe pse nuk iu afrua asnjë post i rëndësishëm, transmeton Periskopi.

Kurti sonte në Rubikon  thotë se Haziri as nuk u nominua për kryeministër, e as nuk u bë kryetar partie, por fytyra i qeshte më shumë se Vjosa Osmanit e  Isa Mustafës.

‘’Lutfi Haziri ishte më  i lumturi prej të treve, as nuk ishte bërë kryeministër e as kryetar. U vërente nga sjellja, qeshja , e gëzimi që reflektonte. Në tavolinë ai ishte më i gëzuari. Për mua  e cuditshme sepse nuk e bënë mandatar, as njeriun  e parë, e as të tretë, por kishte të bëjë me gjëra të brendshme, si duket’’, tha Kurti.

Kurti tha se këtë lumturi e kishte edhe për dështimin e koalicionit LDK’VV.

‘’Thirrja për LDK’në  ishte eja të bëhemi bashkë. Unë vazhdoja sepse paramendonim fitoren bahskë’’, shtoi Kurti.

Kujtojmë që Lutfi Haziri ishte më i zëshmi kundër koalicionit me VV’në/PERISKOPI/

 

Zeka: Kurrë gëzim më të madh nuk kam pas se sa kur është rrëzuar kjo qeveri

Periskopi.com Lajme

Deputeti Milaim Zeka ka reaguar me një shkrim në profilin e tij në Facebook, duke thënë se 95 % e atyre që po bëhen kinse ju dhimbset Haradinaj, 24 orë janë lutur për të keqen e tij.

Po ashtu Zeka ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë gëzim më të madh se kur u rrëzua kjo qeveri.

Ky reagim erdhi pasi që vetëm dy ditë më parë Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Ja postimi:

Bota nuk ka 100 ftyresha sa kemi ne

95 perqind prej atyre qe po shprehen se gjoja po ju dhimbeset Ramush Haradinaj, 24 ore jane lute per te keqen e tije. A mendojne more keta njereze çka flasin ne tavolina private.
Personalisht kurr nuk i deshiroje asgje te keqe Ramushit, ama kurr gezim ma te madh nuk kam pas se sa kur eshte rrezu kjo qeveri…!!!
Pse, do te flasim ne vazhdim…