Zyrtare: Shpallet lojtari më i mirë i NBA për edicionin që lamë pas

Periskopi.com Sporti

Basketbollisti nga Greqia, Giannis Antetokounpo është shpallur lojtari më i mirë në NBA për edicionin e rregullt duke rrëmbyer çmimin MVP.

James Harden i Houston Rockets dhe Paul George i Oklahmoma City Thunder ishin gjithashtu në garë, transmeton Periskopi.

100 gazetarë votuan derisa poashtu një përqindje në votim iu garantua edhe fansave, me Antetokounmpo që doli i pari.

Ai ishte njeriu kryesor në rrugëtimin e Milëakeet drejt vendit të parë në sezonin e rregullt.


Greku e mbylli edicionin me një mesatare prej 27.7 pikëve të realizuara, 12.5 kërcimeve dhe 5.9 asistimeve për ndeshje.

Fatkeqësisht për të, ekipi i tij u mund në finale të Konferencës së Lindjes nga Toronto me rezultat 4-2.

Trofeun “rookie” (debutuesit) e mori Luka Doncic, që luan me Dallas. Ndërsa trajneri i sezonit u shpall Mike Budenholzer, trajneri i Milwakee. /Periskopi.com/