Voss: Firmat në Kosova kërkojnë punëtorë por të rinjtë presin para ambasadave

Periskopi.com Lajme

Sistemi gjerman po shihet si një shembull ideal për të nxjerrë Kosovën nga gjendja në të cilën ndodhet, pasi vendi po ballafaqohet me mungesë të shkollave profesionale, mungesë të praktikës në punë dhe veçanërisht të kooperimit praktik ndërmjet firmave dhe punëtorëve.

Kështu u tha në konferencën “Arsimi dhe orientimi profesional janë politikë ekonomike”, organizuar nga organizata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Fondacioni Friedrich Ebert në Kosovë, ku u fol për rëndësinë e arsimit profesional për zhvillimin e vendit.

Për të mbështetur këtë iniciativë për arsim dhe orientim profesional, në këtë ngjarje  kishte ardhur edhe zëvendësambasadori gjerman në Kosovë, Jan-Axel Voss, i cili tha se Gjermania është e interesuar të përkrahë sistemin arsimor në Kosovë.

Ai tërhoqi vëmendjen se institucionet e Kosovës duhet të marrin shembull nga Serbia, e cila duke u mbështetur në sistemin e mirë arsimor, po këmbëngulë që fabrika e veturave Ëolsfagen të ndërtohet atje.

Sipas tij, hapja e shkollave profesionale në vend dhe bashkëpunimi i mirë i ndërmarrjeve me to, do të ndikonin që të zbehet dëshira e të rinjve për të dal jashtë vendit.

 

“Gjermania është e interesuar që të përkrahë sistemin arsimor në Kosovë. Gjermania është një shtet shumë i madh, por ka numër të pa mjaftueshëm punëtorësh dhe ne kemi nevojë për ekspertë të aftë, dhe t’iu them të drejtën, ne kemi një sistem shumë të mirë, sistem i cili mund të shërbej si model shumë i mirë edhe këtu në Kosovë, ku edhe shkollat akademike dhe profesionale kanë mundësi të përdorin këto modele… Vështirësitë më të mëdha që i kemi parë këtu në Kosovë, është se shumë firma këtu kërkojnë shumë punëtorë, ndërsa shumë të rinj presin para ambasadave për të kërkuar punë. Unë jam qe 2 vite në Kosovë dhe mendimi im është se Kosovës i mungojnë shumë shkollat profesionale dhe mungon praktika në punë, sidomos kooperimi praktik ndërmjet firmave dhe punëtorëve”, tha ai.

Duke folur për rëndësinë e arsimit profesional, Voss tha se Kosova mund të ndjek edhe shembullin e Beogradit, pasi ky i fundit po lobon që të ndërtojë fabrikën e veturave Ëolsfagen në Serbi.

E për këtë, ai tha se Serbia po përdorë si arsyetim sistemin e mirë arsimor, gjë që Kosova duhet të bëjë më shumë në këtë drejtim.

Voss: Serbia po këmbëngul që të ndërtojë fabrikën e Ëolsfagen, të marrim shembull nga ajo Video “Serbia dhe Beogradi janë shumë të interesuara që të ndërtojmë një fabrikë në Serbi, por të gjitha argumentet që po i përdor Serbia është se kanë një sistem arsimor më të mirë, më të zhvilluar. Është shumë mirë që të marrim leksione nga shtetet fqinje që edhe në Kosovë të përdoren. Është shumë mirë që të bëhen kombinime mes praktikës dhe teorisë”, u shpreh ai.

Për Klaus Bader – Labarre nga GIZ, bizneset kosovare në vend duhet të reprezantojnë sa më shumë modelin gjerman.

 

“Ne kemi nevojë që t’i bindim firmat kosovare që të jenë sa më aktive dhe që t’i reprezentojmë sa më shumë modelet gjermane në Kosovë. Ne më së shumti jemi të interesuar që të ndihmojmë në sistemin arsimor, në sistemin demokratik. Kemi partnerë të ndryshëm me të cilët punojmë së bashku, dhe kjo që kemi më së shumti nevojë, është që jo vetëm këtu në Kosovë, por edhe në shtetet e tjera, të mundohemi të zgjidhë së bashku, të arrijmë zhvillim”, u shpreh ai.

Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano- Kosovare, Nora Hasani, tha se tema që trajtohet sot është tejet e rëndësishme për zhvillimin e vendit.

 

“Gëzohem shumë që sot takohemi këtu për të bashkëbiseduar rreth kësaj teme shumë të rëndësishme. Kështu që, ju inkurajoj që të mos mbeteni vetëm në rolin e një dëgjuesi pasiv, mirëpo, të inkuadroheni edhe në debate, të ndani me ne përvojën tuaj, apo të na ndihmoni që të mbledhim sa më shumë rekomandime nga ky event”, tha ajo.

Frank Hantke nga FES tha se është e rëndësishme të merren shembuj të mirë që japin mundësi të mira të zhvillimit.

 

“Ne më së shumti dëshirojmë që të marrim shembuj të mirë, për të parë cilat janë mundësitë më të mira, çka mund të bëhet më së shumti në Kosovë, dhe me këta shembuj që mund t’i marrim, sidomos të mendojmë për investimet e mundshme, jemi të sigurt se në të ardhmen ka për të funksionuar. Unë jam shumë i bindur se nxënësit nga Kosova do të studiojnë jo vetëm nëpër universitete dhe kolegje, por, ju them nga përvoja ime, se ju do të merrni praktika të mira nga akterë të ndryshëm për të arritur gjëra të reja”, tha Hankte.

Ndryshe, konferenca “Arsimi profesional dhe orientimi profesional janë politikë ekonomike”, po i zhvillon punimet e veta në Institutin e Historisë në Prishtinë, të cilat do të zgjasin deri ën orën 18. Në fund të konferencës, para të pranishmeve pritet që të mbajë një fjalë rasti edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Ministrja Zivic priti në takim drejtorin e GIZ-it, David Oberhuber

Periskopi.com Lajme

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, ka pritur në një takim drejtorin e GIZ-it gjerman, David Oberhuber, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e deritashëm, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që e jep Gjermania, në veçanti GIZ-i për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.

Ministrja Zivic me këtë rast shprehi falënderim për mbështetjen që GIZ deri më tani ka dhënë dhe po jep për bujqësinë në Kosovë dhe theksoi për nevojën e thellimit të bashkëpunimit me GIZ-in, me qëllim të ofrimit të ekspertizës gjermane në proceset bujqësore në vend.

Me këtë rast, ministrja vlerësoi se projektet e përbashkëta të GIZ-it dhe MBPZHR-së kanë dhënë rezultate të mira dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Në anën tjetër, drejtori i GIZ-it David Oberhuber, theksoi se janë të gatshëm për të ofruar bashkëpunimin e tyre në projekte të ndryshme bujqësore në Kosovë dhe premtoi se GIZ-i gjerman do të jap mbështetjen e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme për avancimin e bujqësisë në Kosovë.

Sot hapet panairi i punës në Ferizaj

Periskopi.com Lajme

Sot në Shkollën Fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj mbahet panairi i punës.

Panairi i Punës organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Komunën e Ferizajt dhe Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Sipas organizatorëve, ky panair është vend i cili ofron informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë, dhe informata për trajnime e aftësime profesionale.

Panairi do të hapet në ora 09:00 ndërsa do të qëndrojë i hapur deri në ora 16:00.

GIZ-i gjerman do ta përkrahë arsimin në Kosovë edhe gjatë dy viteve të ardhshme

Periskopi.com Lajme

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka mbajtur një takim me udhëheqësin e GIZ-it, Boris Sharlovski, gjatë të cilit ky i fundit ka konfirmuar mbështetjen e GIZ-it për arsimin në Kosovë.

Në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve për arsimin fillor”, GIZ do ta përkrahë Kosovën edhe për dy vite të ardhshme.

Ministri Bytyqi ka përmendur trajnimet që GIZ ka realizuar për mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave në Kosovë, e po ashtu ka potencuar nevojën për mbështetje të mëtutjeshme nga GIZ-i.

Kurse udhëheqësi i GIZ-it, Sharlovski, ka thënë po ashtu se fushata “Për arsim më të mirë” do të vazhdojë.

Ai ka njoftuar edhe për projektin për qasjen e integruar në shkolla, për të cilin ka thënë se fillimisht do të implementohet në 20 shkolla të Kosovës./Periskopi/

MMPH-ja dhe GIZ-i me gjashtë projekte për mjedisin

Periskopi.com Lajme

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka diskutuar me sekretaren e parë të Ambasadës Gjermane në Kosovë, Anja Becky dhe përfaqësuesit e GIZ-it gjerman për gjashtë projektet që po realizohen.

Sipas një njoftimi për media, këto projekte kanë synim përmirësimin e mjedisit kanë të bëjnë me menaxhimin e mbeturinave, ujërat dhe vërshimet, planifikimin hapësinor, energjinë efiçiente, reformat ligjore dhe biodiversitetin.

Me këtë rast, Matoshi tha se mbështetja e Qeverisë Gjermane përmes këtyre gjashtë projekteve, është vullnet për ndryshime pozitive të mjedisit dhe planifikimit hapësinor në vend.

“Për çdo projekt jam i gatshëm si ministër të jap kontributin tim, por edhe të Ministrisë. Jam i gatshëm t’i shtyjmë dhe t’i avancojmë përpara projektet që kanë të bëjnë me mjedisin. Jemi të interesuar që gjithë këto projekte të kenë rezultate të mira dhe të prekshme ashtu siç kanë pasur deri më tash”, deklaroi ai.

GIZ-i dhe Ministria e Inovacionit 2.4 milionë euro për sektorin privat

Periskopi.com Lajme

Një projekt mes Ministrisë së Inovacionit dhe GIZ-it gjerman i cili do të kushtojë 2.4 milionë euro është miratuar sot nga anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Rini, Sporte , Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj tha se ky projekt ka për qëllim përkrahjen e sektorëve privat.

“Marrëveshja është bashkëfinancim dhe ka për synim ta përkrahë sektorin privat në Kosovë. Ne këto mjete të cilat në Qeveri i kemi marrë, i kemi kryer të gjitha procedurat, do t’i vihen në dispozicion GIZ-it, ku të gjitha procedurat e disporsimit do t’i kryej GIZ. Ky ka qenë edhe synimi ynë që t’i japim kredibilitet procesit të tillë për ndarjen e mjeteve të tilla. Marrëveshja është në kuadër të programit CTP. Buxhetin ne si Ministri e kemi të planifikuar për këtë projekt, ajo çka është e rëndësishme është se 2,4 milionë euro është krejt projekti. 1,2 milionë euro i kemi ndarë vetëm ne si Ministri, 1,2 milionë euro i ndan GIZ”, tha Beqaj.

Ai sqaroi se projekti është tre vjeçar, ku do të përfshijë katër fusha.

“Për inovacionin me ndërmarrje të vogla janë paraparë 800 mijë euro për tri vite. Për biznese të reja janë në tre sektor në teknologjinë , prodhim dhe bujqësi janë 420 mijë, për promovim të sektorëve që kanë potencial për eksport parashihen 600 mijë dhe asociacionet e bizneseve të udhëhequra nga gratë janë të parapamë për 300 euro”, tha Beqaj.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka mbështetur këtë projekt, duke e quajtur serioz meqenëse edhe është planifikuar buxheti për të.

Ministri i Inovacionit Besim Beqaj ka përmendur edhe kampin ushtarak në Prizren, ku siç tha ai, ky kamp nuk do të jetë më aty, dhe i njëjti do të shndërrohet në park gjermano-kosovar, i cili do të shërbejë për inovacion dhe trajnime.

Drejtori i GIZ-it i kënaqur me punën në Qendrën e Trajnimeve të KEK-ut

Periskopi.com Lajme

Ushtruesi i detyrës se Drejtorit Menaxhues të Korporata Energjetike e Kosovës, (KEK),  Njazi Thaçi, të martën është takuar me drejtorin e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, David Oberhuber.

Thaçi e Oberhuber kanë vizituar Qendrën Trajnimeve profesionale për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës, shkruan gazeta inFokus.

Gjatë kësaj vizite Thaçi ka falënderuar Oberhuber dhe ministrinë federale gjermane për bashkëpunimin dhe përkrahjen ndërsa Oberhuber theksoi se është shumë e rëndësishme qe kandidatët të pajisen me certifikata të njohura ndërkombëtarësh.

“Ushtruesi i detyrës se Drejtorit Menaxhues të Korporata Energjetike e Kosovës, (KEK),  Njazi Thaçi, ka pritur në takim drejtorin e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, David Oberhuber.

Qëllimi i kësaj vizite ka qenë për t’u njohur me për se afërmi me mundësitë qe ofron KEK-u me Qendrën Trajnimeve profesionale për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

Thaçi, fillimisht e ka falënderuar Oberhuber për gatishmërinë qe kanë treguar për ta vizituar KEK-un dhe Qendrën e Trajnimeve e po ashtu ka prezantuar programet me të cilat është e certifikuar kjo qendër.

“Me lejoni të ju falënderojë në emër të të gjithë punëtorëve të KEK-ut për përkrahjen e vazhdueshme qe Organizata Juaj, GIZ në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BMZ), i jep Kosovës dhe në përgjithësi për përkrahjen e vazhdueshme qe ka dhënë shteti gjerman për popullin e Kosovës. Personalisht i kam përcjellë shumë projekte qe GIZ-ës te cilat i ka realizuar viteve të fundit në përkrahje të rinjve, grave dhe grupeve të tjera të margjinalizuara përmes institucioneve dhe organizatave të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare. E vlerësoj shumë përkushtimin e juaj për zhvillim ekonomik dhe punësim. Kjo është edhe arsyeja qe kemi shprehur interesim të takohemi dhe të ju prezantojmë një plan strategjik të KEK-ut të cilin jemi duke e zhvilluar për të ofruar mundësi të aftësimit profesional”, ka thënë Thaçi në fillim të bisedës.

Me pas e ka prezantuar, strategjinë për të inkurajuar të rinjtë për të shfrytëzuar mundësin qe ofron KEK-u në Qendrën e Trajnimeve për Aftësim Profesional.

“Po synojmë të krijojmë disa grupe për të filluar trajnimet teknike ku përfshihen programet e teknologjisë elektrike, Teknologji mekanike, Teknologjia e saldimit e po ashtu trajnimet tjera në programet e teknologjisë informative, menaxhim dhe administrim. Si dhe trajnimet nga lëmia e sigurisë në punë ku përfshihen programet e Sigurisë Industriale dhe mbrojtje nga zjarri”, ka thënë  Njazi Thaçi- u.d. drejtor menaxhues i KEK-ut.

Me pas ka shpjeguar edhe për historikun e Qendrës së Trajnimeve dhe projektet e shumta qe janë realizuar deri me tani në partneritet me organizatat ndërkombëtare dhe institucionet vendore.

“Objekti i Qendrës së Trajnimeve ka një sipërfaqe të brendshme prej 1572 m2.  Është e pajisur me Laborator, salla të trajnimeve, punëtori dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme. Trajner profesional për mbajtje të trajnimeve për pjesën teorike dhe pjesën praktike dhe të cilët janë të certifikuar ndërkombëtarësh. Si dhe të gjitha programet janë të certifikuara me ISO”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.

Nga ana tjetër, drejtori i GIZ-ës, David Oberhuber, është nda shumë i kënaqur me pritjen dhe prezantimin e kapaciteteve qe ka kjo Qendër si dhe me prezantimin nga inxhinieret profesional dhe trajnuesit e KEK-ut.

“Ka qenë një vizitë shumë interesante në KEK. Ky është një institucion shumë i rëndësishëm edhe një mundësi e mirë për kandidatët e interesuar qe të ndjekin trajnimet dhe të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të pajisën me njohuri për këto zanate. Është shumë e rëndësishme qe pajisen me çertifikata të njohura ndërkombëtarësh”, ka potencuar ndër të tjera drejtori i GIZ-it, David Oberhuber.

Ministria e Punës dhe GIZ-i gjerman ofrojnë mundësi punësimi për 400 persona

Periskopi.com Lajme

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica ka njoftuar se ministria që ai drejton bashkë me GIZ-in gjerman, kanë lansuar sot skemën “Praktikë në Punë” për të ndihmuar papunësuarit në Kosovë.

Reçica, ka shpjeguar se nga kjo skemë do të përfitojnë 400 persona përmes një praktike prej 6 muajve, që paguhet 150 euro në muaj, njofton Periskopi.

Kjo skemë realizohet në bashkëpunim me punëdhënësit, të cilët po ashtu përfitojnë nga skema praktikantë pa pagesë gjatë këtyre 6 muajve, e më pas i punësojnë si punëtorë të kualifikuar.

Njoftimi i plotë i ministrit Reçica:

Mundësi punësimi për më shumë se 400 punëkërkues

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), së bashku me GIZ-in Gjerman, nga sot ka lansuar skemën “Praktikë në Punë” për punëkërkuesit, si dhe punëdhënësit e sektorit privat. Nga kjo skemë do të përfitojnë mbi 400 punëkërkues të regjistruar.

Ftoj punëkërkuesit e regjistruar pranë Zyrave Komunale të Punësimit, të rinjtë e moshave 18-35 vjeç, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara, të riatdhesuarit dhe minoritetet e të gjitha moshave, që të aplikojnë për praktikë në punë. Praktika zgjatë 6 muaj dhe pagesa është 150 euro në muaj.

U bëjë thirrje gjithashtu punëdhënësve/kompanive që kanë nevojë për praktikantë e të cilët kanë regjistruar vendet e lira të punës pranë Zyrave të Punësimit, që të aplikojnë në mënyrë që të përfitojnë nga Skema e Praktikës në Punë.

Koha e aplikimit është e hapur nga data 9 korrik deri më 17 gusht 2018.