Aksident me fatalitet në Gjilan, dyshohet për një grua të vdekur

Periskopi.com Lajme

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në afërsi të fshatit Novosellë në magjistralen Gjilan Ferizaj, dyshohet se humbur jetën një grua.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar për Periskopin, zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka treguar se ka qenë një vetë aksident që ka ndodhur rreth orës 15 e 45.

“Sot rreth orës rreth orës 15:45 e kemi pranuar informatën për një vet-aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj pranë fshatit Novosellë. Dyshohet se vozitësja femër shqiptare ka humbur jetën si pasojë e aksidentit” , ka thënë Hashani.