Spanja në gjendje të rëndë, për 24 orë 1500 raste të reja me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Spanja i ka konfirmuar më shumë se 1500 raste të reja të koronavirusit vetëm mes të premtes dhe të shtunës.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar në këtë shtet tashmë ka shkuar në 5753, duke e bërë Spanjën vendin e dytë më të prekur nga koronavirusi në Evropë, pas Italisë.

Pritet që autoritetet e Spanjës ta shpallin gjendjes emergjente gjatë ditës së shtunë si masë për ta luftuar virusin nga i cili deri më tani i ka vrarë 136 spanjollë.

Qeveria i ka vendosur në karantinë të detyrueshme 60 mijë banorë të katër qytezave. Ky vendim u mor të premten, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.

Raportohet se kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, është pranë marrjes së vendimit për mbylljen e tërë hapësirës ajrore.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur Evropën si epiqendër të re të pandemisë. Shumë shtete evropiane i kanë ndërprerë fluturimet dhe i kanë mbyllur kufijtë për shkak të përhapjes së madhe të virusit Covid-19.

Kirurgjia plastike e ktheu në gjendje të tmerrshme trupin e Cardi B (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Cardi B së fundmi i ka anuluar koncertet e saj dhe e gjithë kjo për shkak rimëkëmbjes së kirurgjisë së saj plastike.

Reperja madje u ka treguar si dëshmi fansave gjendjen e tmerrshme të këmbëve të saj.

“Shikoi si ënjten këmbët e mia sa herë kam fluturime, e stomaku më fryhet edhe më shumë. Ja përse doktori më ka thënë t’i ndaloj shfaqjet e mia e jo për shkak se nuk ka shitje biletash” shkruan në foton të cilën Cardi e ka publikuar së fundmi.

Kujtojmë se sipas DailyMail ndërhyrja estetike në gjoksi ka shkaktuar probleme të shumta, dhe si rrjedhojë ajo po qëndron e hospitalizuar.