Tahiri – Kurtit: Mos e krahaso Specialen me Tribunalin, Serbia ka bërë krime e jo UÇK-ja

Periskopi.com Lajme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili krahasoi Tribunalin Ndërkombëtar për Gjenocidin Serb me Gjykatën Speciale, sa i përket kohës së gjatë që duhet pasur në dispozicion për ta krijuar atë – raporton Periskopi.

Tahiri i ka thënë Kurtit se ai e di në çfarë presioni deputetët e kanë votuar atë Gjykatë Speciale.

Madje, thotë se as për 40 vite e as për 100 vite s’do të arrihen të dëshmohen krimet e pretenduara të UÇK’së, pasi ato nuk kanë ndodhur.

“E dimë me çfarë presioni e kemi themelu atë Gjykatë Speciale. Kurrë s’kanë me arrit me i dëshmu krimet e UÇk’së se s’ka pas. Ne jemi për gjithë ata që kanë kryer krime që të dalin para drejtësisë, pro ësjtyë e papranueshme që Kosova mos me ju drejtu Këshillit të Sigurimit për mijëra viktima. Është e drejtë e jona. Edhe nëse s’bëhet, historia duhet të mbaj mend kërkesën tonë. Edhe pas 100 viteve kërkohet drejtësi për luftën,. Është e drejtë e jona, andaj duhet të ndodh. S’duhet të krahasohet me Gjykatë Speciale kjo”, tha Tahiri.

Atij i reagoi sërish Kurti, i cili tha se Gjykatën Speciale e mori si shembull, derisa ia kujtoi se ai e ka kundërshtuar këtë Gjykatë.

“Unë e mora si shembull gjykatën që e kam kundërshtuar, për dallim prej kolegëve. Në konventën ndërkombëtare, na s’kemi kohë se po vdesin dëshmitar. Nëse po na ngutet për një Tribunal që na merr vite, pse s’po ngutemi ta votojmë ndryshimin e kodit të procedurës penale që mundëson dënimin e kriminelëve serbë edhe kur ata mungojnë. Ministri tha diçka për mu vendimtare. Tha edhe nëse s’bëhet Tribunali, neve na njeh drejtësia. Edhe nëse s’bëhet, ky është i përgatitur për dështim. Nuk duhet kështu. Kur të jesh gati që të bahet ky Tribunal, e sheh si i vjen fundi. Jemi të përgatitur për dështim. Duhet ta padisim Serbinë në GJDN. Nuk është çështje e vullnetit, por edhe dijes. Duhet të dihet se çka thonë juristët për këtë”, ka thënë Kurti.

E atij sërish i replikoi ministri Tahiri.

Ai i tha Kurtit se Tribunali edhe mund të dështoi, pasi një gjë e tillë nuk varet nga vullneti i institucioneve të Kosovës.

“Fakti që s’është në dorën tonë, po në OKB, ndodh që dështon. Vullneti ynë është që të ketë drejtësi ndërkombëtare. Nuk duhet të ndalemi në këtë kërkesë. Ka me pas shumë problem me dëshmu krime që UÇK ka kry ndaj civilëve. Për 15 vite kanë gjurmuar, po s’kanë gjetu kurrgjë. S’kanë me gjet as në 40 vitet e ardhshme. E dimë na cka po duam, dhe do të vazhdojmë. Pavarësisht kërkesës tënde me zvarrit këtë”, i tha Tahiri Kurtit./PERISKOPI