Hoti: Kush është ai deputet që nuk i bashkohet nismës për dënimin e krimeve serbe

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se mungesa e konsultimit solli humbjen e besimit te qytetarët e madje edhe te politikanët, duke përfshirë këtu edhe fotografinë e publikuar nga deputetja Flora Brovina, për çka Hoti tha se “iu kthye shtetit bumerang”.

Hoti ka thënë se pret që grupi punues i formuar sot të nxjerrë sa më shpejtë një rezolutë ku do të përfshiheshin të gjitha pikat që i ka propozuar edhe LDK-ja.

“Duhet të dënohen krimet. Shteti me rezolutë të angazhohet përmes partnerëve tanë të kërkojë rritjen e vetëdijes së miqve tanë për nevojën që këto krime të dënohen. Viktimat s’do të jenë të qeta asnjëherë”, ka deklaruar ai në Rubikon.

Ndërsa ai ka pyetur se cili deputet do të dilte kundër dënimit të krimeve serbe. Vetëm se, sipas tij kjo duhet të bëhet duke ndjekur hapat ligjor./PERISKOPI/