Finalja dramatike e vitit 1996 mes Gjermanisë dhe Republikës Çeke

Periskopi.com Sporti

Europiani i vitit 1996 i mbajtur në Angli është ndër kompeticionet më të veçanta në historinë e ekzictences së këtij kampionati.

Krahas se kishte një finalist surprizë – Republikën Çeke- ajo çfarë e shquan këtë kampionat është edhe fakti se pas mbarimit të fazës në grupe, epilogu i shumë takimeve nuk u vendos brenda 90 minutave të lojës së rregulltë, por në kohën shtesë ose nga penalltitë.

Në këtë takim u përballën atëherë kampioni i Europës, Gjermana dhe fqinja e tyre, përkatësisht befasia e kampionatit, Republika Çeke, shkruan Periskopi.

Ishin çekët ata që të parët kaluan në epërsi, ku penalltinë ‘e nxjerrë’ nga Karel Poborski në gol e shndërroi ylli tjetër çek, Patrik Berger.

Gjermanet shpërfaqën edhe një herë shpirtin luftarak dhe kjo iu shperblye.

Prelund bëri kthesë për skuadrën gjermane, ishte minuta e 69’të e takimit kur në lojë u fut sulmuesi shtatëlartë i Udinese, Oliver Bierhof, i cili me tu inkuadruar shënoi golin e barazimit.

Koha e rregullt u mbyll më barazim, ndërkohë në minutën e 95’të Oliver Bierhof shënoi golin e radhës, pra ‘golin e artë’, i pari në histori, rregull i vendosur pikërisht para Euro 1996. Një gol që u dhuroi gjermanëve triumfin e shumëpritur.

Shihni golat më poshtë. /Periskopi.com/

https://www.youtube.com/watch?v=osfRnbJWYc4&feature=youtu.be&fbclid=IwAR2EIyY3Ti4PjM0MiyiBPYAgXVJPkhjGea9CuAb1YIUYBYZi_-x1LgvmO5E