Nismë globale për të përshpejtuar gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Kombet e Bashkuara i bashkuan forcat edhe me udhëheqës botërorë dhe me sektorin privat në një nismë për përshpejtimin e gjetjes së vaksinës për koronavirus dhe për sigurimin e qasjes së barabartë për të gjithë.

“Ky është një bashkëpunim i rëndësishëm për të përshpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e barabartë të vaksinave dhe terapive për COVID-19 [sëmundjen që e shkakton koronavirusi]”, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Angazhimi ynë i përbashkët është që t’iu sigurojmë të gjithë njerëzve qasje në të gjitha mjetet për të mposhtur COVID-19”, tha ai.

“Të bashkuar, ne mund të luftojmë virusin”, tha Tedros.

Mbledhja, përmes video-konferencës, është bashkudhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Melinda Gates nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates.

Aty morën pjesë edhe shefi i OKB-së, Antonio Guterres, dhe liderë botërorë, si kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.

Në të gjithë botën, mbi 2.7 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus, ndërsa mbi 190,000 kanë vdekur.

Ky është biznesmeni shqiptar që mbrëmë u gjet i vdekur në një kanal (Foto)

Periskopi.com Lajme

Ka ndërruar jetë biznesmeni i kromit Murat Duriçi. 53-vjeçari mbrëmë, pasi është gjetur në një kanal nga kalimtarë të rastit mes qytetit të ri dhe të vjetrit. Duriçi në momentin që është gjetur nga kalimtarët ka qenë me shenja jete dhe është dërguar për ndihmë të parë në spitalin e Bulqizës.

Më pas duke parë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej, 53-vjeçari është nisur për në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar, por rrugës për në spital në Tiranë ka ndërruar jetë. “Shqiptarja.com” ka siguruar foton e biznesmenit që ndërroi jetën mbrëmjen e sotme.

Paraprakisht dyshohet se Duriçi është përplasur nga një furgon duke përfunduar në kanal, por hetimet vijojnë nga policia për të zbardhur rrethanat. Policia ka marrë fillimisht dëshmitë e personave që e gjetën dhe e dërguan në spital. Në pjesën e rrugës ku është gjetur në kanal Duriçi nuk ka kamera sigurie.

 

Detaje se si u gjet Remzije Mustafa, e zhdukur tash e sa ditë

Periskopi.com Lajme

Një anëtar i familjes së Remzije Mustafës, e zhdukur për më shumë se një javë, ka thënë se është gjetur para pak çastesh.

Familjari i Mustafës tregon se ajo është gjetur afër banesës dhe është mirë me shëndet.

“Është gjetur shëndoshë e mirë. Është parë duke ardhur në banesë, këtu afër Bregut të Diellit. Dikush e ka pa dhe e ka sjellë në banesë”, ka thënë familjari i Mustafës.

Ky familjar thotë se ajo ka ardhur në gjendje të mirë, por akoma nuk e dinë se ku ka qëndruar.

“Sapo ka ardhur. Tash këtu është edhe policia. Nuk e kemi pyetur akoma se ku ka qëndruar sepse nuk duam ta traumatizojmë”, ka thënë ai për Express.

FSK’ja gjen trupin e pajetë të 55-vjeçarit në liqenin e Batllavës

Periskopi.com Lajme

Forcat e Sigurisë së Kosovës, kanë arritur që ta gjejnë trupin e 55 vjeçarit, Shaban Shabani nga Obiliqi. Shabani kishte humbur ditën e diele në Liqenin e Batllavës.

Gjetja e tij ka ndodhur para pak çastesh nga FSK’ja.

Shaban Shabani ishte humbur ditën e diele. Lajmin për Express e kanë konfirmuar burime nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Shaban Shabani kishte dalë për shëtitje me varkë në liqe, dhe më nuk ishte gjendur. FSK’ja ka tre ditë që po e kërkonte.