Tifozët e Gjilanit reagojnë ashpër pas humbjes: U mposhtëm nga një ekip fshati

Periskopi.com Sporti

Humbja e sotme kundër Arbërisë duket se po dhembë shumë në Gjilan.

Tifozët e skuadrës, “Skifterat” kanë reaguar me anë të një postimi në facebook duke kërkuar që presidenti të ndërhyjë pas humbjes së sotme.

Tutje, tifozët gjilanas e kanë quajtur Arbërinë skuadër fshati duke konsideruar kështu se humbja nga ta nuk duhet të ndodhë.

“Gjilani mposhtet nga një ekip fshati!

Thërrasim presidentin për ndërhyrje urgjente mbi arsyet dhe përgjegjësinë për gjendjen në klub!

Gjilani mbi të gjitha” – shkruhet në postimin e “Skifterave”.

Lutfi Bilalli me një gol në pjesën e dytë i ndali të tre pikët në shtëpi dhe ktheu Gjilanin duar thatë.