Pas Prizrenit, tre arinjë zbarkojnë në Gjinoc të Suharekës

Periskopi.com Lajme

Pak javë pasi që një video e disa biçiklistëve nga Suhareka ishte bërë virale në internet, ku ata kishin hasur në disa arinjë, duket se po të njëjtit janë shfaqur prapë.

Mbrëmë në fshatin Gjinoc një qytetar ka arritur që të xhirojë poashtu tre arinjë të cilët sipas videos së dërguar shihen duke vrapuar në njërën prej rrugëve të fshatit.

Muajt e kaluar gjerë e gjatë ishte temë diskutimi fati i një ariu që bënte dëme tek qytetarët e Prizrenit.