Këtë mendim ka Gjira për Rina Balajn

Periskopi.com Showbiz

Fjalët që Gjira tha nuk do i pëlqejnë as Rinës as “On Records”.

Gjira Kajtazi u ka mundësuar fansave t’i bëjnë pyetje nga më të ndryshmet, dhe njëra nga pyetjet kishte të bëj me reperen Rina Balaj e cila tash e disa muaj ka pauzuar nga muzika, shkruan lajmi.net.

Në pyetjen “Mendimi yt për Rina Balajn pasi ajo tha që ti nuk je reperk nuk din me bo rep”, reperja ishte përgjigjur me disa ‘thumbime’ ku thotë

“Nuk kam asgjë kundër saj, më vjen gjynah se tani kush do ia blejë ‘views-at”, kishte ironizuar Gjira.

Gjira rikthehet me këngën “Nuse” (Video)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e njohur Gjira pas një kohe mungesë në skenë sot ka publikuar një këngë të re.

Kënga titullohet “Nuse”, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë këngëtarja dhe LenaZbeat, transmeton Koha.net. Po ashtu, edhe muzikën e kësaj kënge e ka bërë LenaZbeat.

Gjithashtu, Gjira këngën “Nuse” e ka punuar së bashku me DJ Arbi.

Rikthehet Gjira, tregon emrin e këngës që do ta lansoj së shpejti (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Viti 2019-të duket se do të jetë viti kur do të rikthehet plotësisht në skenë rep artistja, Gjira.

Pas një pauze të gjatë, Gjira në muajin mars lansoi projektin ‘AUA’ që u pritë mirë nga publiku, transmeton Indeksonline.

Por duket se ‘AUA’ nuk do të jetë projekti i vetëm i Gjirës për vitin 2019-të.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka paralajmëruar që do të së shpejti do ta lansoj këngën e re.

Gjira ka treguar që kënga e re quhet ‘Nuse’ dhe ka publikuar një pjesë të videoklipit.

“Kenga ime „NUSE“ ka me u lansu shumë shpejt ne Youtube”, ka shkruar ajo.

Gjatë këtij viti, Gjira u bë nënë. Ajo solli në jetë një djalë, Maëlin.

 

View this post on Instagram

 

Kenga ime „NUSE“ ka me u lansu shumë shpejt ne Youtube ?? @arbiroselmike03 @koston_official @lenazbeat

A post shared by Gjira (@gjirakajtazi) on

Pasi Gjira e quajti lopë, vjen reagimi i Rinës

Periskopi.com Showbiz

Gjira Kajtazi dhe Rina Balaj vazhdojnë ofendimet ndaj njëra-tjetrës.

Pak më parë reperja e njohur, Gjira Kajtazi e pyetur nga fansat se çfarë mendon për Rinën ajo në prapavijë publikoi një foto të lopës, që lë të kuptohej se për të e tillë është, shkruan lajmi net.

E nga ana tjetër, Rina po ashtu ka pranuar një mesazh nga fansat duke i thënë se “t’ka ofendu Gjira” ku më pas ajo publikon këngën me Feron, “Ska konkurencë”, e që padyshim se është diss për të.

Kështu, ato nuk ndalen me postime ndaj njëra-tjetrës edhe pse Rina tashmë është mjaft e angazhuar në projekte muzikore ndërsa Gjira ka kohë që nuk ka sjell diçka të re. /Lajmi.net/

Gjira e ofendon rëndë Rinën, e quan lopë (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Gjira Kajtazi ka goditur fort njërën ndër këngëtaret më të reja të estradës. Është fjala pikërisht për Rina Balajn të cilën këngëtarja Gjira e ka quajtur lopë.

Opsioni i ri në Instagram ku fansat po bëjnë pyetje për figurat që pëlqejnë, duket sikur më shumë po e shijojnë vet këngëtarët, me pyetjet dhe komentet që po marrin.

Njëri nga ndjekësit e Gjirës e ka pyetur atë për reperen e re të estradës.

“Çka mendon për Rinën”, ka shkruar ndjekësi, ku Gjira i është përgjigjur duke publikuar fotografinë e një lope.