E pazakontë: Lind një delfin në Gjirin e Lalëzit (Video)

Periskopi.com Lajme

Një rast i rrallë është regjistruar këtë të diel në Gjirin e Lalëzit.

Një delfin është parë në breg të detit teksa përpiqej që të sillte në jetë një delfin të vogël, raporton Vizion Plus.

Rasti I rrallë bëri që dhe pushuesit të cilët kishin zgjedhur të pushonin në këtë plazh të afroheshin dhe të ndihmonin delfinin gjatë lindjes.

Por pavarësisht ndihmës së dhënë prej pushuesve, delfini vogël mësohet se nuk ka mundur dot që mbijetonte.

Pasojat e tërmetit të vitit 1979 në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Një tërmet ka goditur Shqipërinë duke shkaktuar panik nga Vlora deri në Tiranë. Të dhënat e para nga ‘Emergjencat’ flasin për një epiqendër 30 kilometra larg Tiranës, në Gjirin e Lalëzit. Megjithatë ky nuk është rasti i parë që vendi është shkundur nga lëkundjet. Në disa raste, tërmeti ka shkaktuar edhe fatkeqësi te shqiptarët.

Tërmeti me vdekjeprurës është ai i viti 1979 që kishte goditur veriun e Shqipërisë, shkruan FMimages.net. Tërmeti 8 ballë kishte goditur Shkodrën duke shkaktuar viktima dhe dëmtime të mëdha. Fatkeqësisht 40 persona humbën jetën në Shkodër-Lezhë. U dëmtuan 17 118 shtëpi e objekte social-kulturore dhe mbi 46,000 mijë njerëz kishin mbetur pa kulm mbi krye.