Në liqenin e Livoqit gjendet trupi i 53-vjeçarit që u zhduk dje

Periskopi.com Lajme

Është gjetur trupi i 53-vjeçarit nga Gjilani që dyshohej se kishte rënë në liqenin e Livoqit gjatë ditës së djeshme.

Periskopi nga burimet e veta brenda Policisë ka mësuar se trupi i tij është nxjerrë nga zhytësit e FSK’së, por që zyrtarisht ende nuk është dorëzuar.

‘Ende nuk ka raport zyrtar sepse duhet verifikuar nëse është sakt personi në fjalë. Por trupi është gjetur.’, ka thënë ky burim.

U raportua se  vetura e tij është gjetur buzë pendës së Liqenit.

Lajmin për zhdukjen dhe kërkimet e 53 vjeçarit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Në ora 18:00 ne mbrëmë kemi kemi marrë informatën se një veturë me çelsa gjendet afër pendës së Livoqit. Ka dyshime se një person ka mundur të bjerë në pendë Zhytësit edhe FSK’së dhe edhe njësitë tjera janë në vendin e nagjrjes./Periskopi/