Gjoba deri në 5 mijë euro për ata që nuk mbajnë maska në Gjermani

Periskopi.com Lajme

Nga 27 prilli, thuajse në të gjithë Gjermaninë, vendosja e maskave është bërë e detyrueshme, kush shkel këtë rregull, dënohet me gjobë, e cila shkon deri në 5 mijë euro.

“Ata mbajnë distancën, ndërsa vendosin edhe maskat. Mund të them se tani klientët janë më të qetë”, shprehet menaxherja e një dyqani.

Nga java e kaluar, Gjermania liroi shumë kufizimet që ishin vendosur për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Dyqanet deri në 800 metra katrorë u rihapën, po ashtu nisëm punën edhe dyqanet e makinave dhe ato të biçikletave, pavarësisht nga madhësia e tyre.

Megjithatë, është parë e arsyeshme vendosja e detyrueshme e maskave. Shkelja e këtij rregulli ndëshkohet me gjobë që varion nga 15 euro deri në 5 mijë euro, e cila është e ndryshme në 16 lande, por në disa nuk aplikohet.

Rekomandohet që maskat të përdoren në transportin publik dhe gjatë blerjeve”, tha Merkel më 15 prill. Por ndërsa masat u lehtësuan, shumë njerëz u dyndën në rrugë e sheshe pas bllokimit disa javor për shkak të pandemisë. Kjo situatë bëri që Merkel të paralajmëroi se Gjermania rrezikon të shkatërrojë atë që kishte bërë deri tani për t’u mbrojtur nga Covid-19. Merkel u shpreh se mbështet plotësisht lehtësimin e kufizimeve, por shprehu shqetësimin për zbatimin e rregullave.

Gjermania ka një sistem të decentralizuar dhe qeveria federale nuk mund t’i detyrojë landet që t’i bëjnë masat e detyrueshme. Megjithatë, shumë lande e morën vetë këtë vendim.

Në Berlin, masat janë më të buta, nuk aplikohen gjobat, ndërsa njerëzit lejohet të udhëtojnë me autobusë apo metro edhe pa vendosur maska. Bavaria, ndërkohë, që është rajoni më i goditur nga pandemia, ka masa më të rrepta, ku aplikohen gjoba nga 150 euro deri në 5 mijë euro për pronarët e dyqaneve që nuk sigurojnë maska për stafin e tyre.

Në një situatë të vështirë globale për të siguruar maska, qeveria gjermane ka arritur t’i sigurojë ato jo vetëm për stafin mjekësor, por edhe për përdorim të përgjithshëm. Avioni më i madh për transport mallrash në botë, Antonov AN-225, u ul të hënën në aeroportin e Leipzigut me një ngarkesë prej 10 milionë maskash të ardhura nga Kina. Në ditët në vijim, pritet të mbërrijnë edhe 15 milionë maska të tjera.

Rriti çmimet në arkë, 400 euro gjobë për supermarketin në Skënderaj

Periskopi.com Lajme

Kreu i Skënderajt Bekim Jashari, ka njoftuar se një supermarket në këtë komunë është gjobitur me 400 euro, pasi kishte rritur çmimet e produktit në arkë.

“Pas informatës që inspektorët e komunës sonë kanë marrë nga një qytetar i ndergjegjshëm se biznesi x produktit të caktuar ia ka rritur çmimin në arkë, ata kanë bërë inspektimin dhe kanë gjobitur me 400 euro biznesin përkatës” ka shkruar Jashari në Facebook.

Ai thotë se bashkëpunimi i qytetarëve me organet komunale është dëshmi e besimit që ata kanë tek ta dhe në punën që bëjnë.

“Të dashur qytetarë, vetëm duke bashkëpunuar e me besim të ndersjelltë do të arrijmë progresin shoqëror. Ligji mbi të gjithë!”.

AKK – Shoqatës së Mullisëve: Gjobiteni nëse ndaloni prodhimin në mënyrë të organizuar

Periskopi.com Lajme

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës thotë se është duke monitoruar me kujdes situatën e krijuar pas njoftimeve nga mediat se Shoqata e Mullisëve të Kosovës ka paralajmëruar ndaljen e prodhimit të miellit si protestë kundër një vendimi të Ministrisë së Ekonomisë.

“Në këtë kohë të vështirë të shkaktuar nga pandemia COVID-19, Autoriteti inkurajon palët të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.

 

 

Poashtu, AKK dëshiron t’ia rikujtojë Shoqatës së Mullisëve se ndalimi i prodhimit në mënyrë të organizuar mund të përbëjë shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Më konkretisht një sjellje e tillë konsiderohet si “kartel”, duke kufizuar ose kontrolluar prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet”, thuhet në njoftim.

Autortieti bën thirrje Shoqatës që ta rishyrtojë vendimit, ose në të kundërtën AKK do të marrë masat e nevojshme, bazuar në mandatin dhe ligjet në fuqi.

“Ju rikujtojmë se Gjobat per shkeljen e ligjit per mbrojtjen e konkurrences janë deri 10% të qarkullimit vjetor dhe 3000 euro do të denohet organizatori.

Andaj në kohën kur vendi po përballet me pasoja ekonomike për shkak të pandemisë, AKK dëshiron që të evitojë vendime që shpiejne drejt rëndimit të mëtejmë të gjendjes së operatorëve të biznesit në vend.

Siç ju kemi njoftuar, gjatë javëve të fundit, AKK ka qenë e angazhuar që të bëjë monitorim të tregut për të parë nëse operatorët kanë bërë ngritje të cmimeve të produkevte në kundërshtim me ligjet apo edhe sjellje të tjera anti-konkurruese”

Gjobiten pronarët e shtëpizave në sheshin e Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë ka shqiptuar gjoba për pronarët e shtëpizave në shesh.

Kjo për shkak se ata e kanë keqpërdorur energjinë elektrike duke e mbingarkuar rrjetin elektrik.

Kjo u konfirmua edhe nga drejtori i Inspekcionit në kryeqytet Adonis Tahiri, nepërmjet llogarisë në Facebook.

Ka disa javë që janë vendosur këto shtëpiza në sheshet e Prishtinës dhe është kthyer në atraksion për qytetarët, sidomos mbrëmjeve duke shijuar pijet dhe ushqimin e nxehtë.

Festën nëpër sheshe, po e prishin të papërgjegjshmit. Mbingarkesa në rrjetin e energjise elektrike, shpeshherë po…

Gepostet von Adonis Tahiri am Mittwoch, 18. Dezember 2019

Pranoi se me armë pa leje shtiu në dasmën e djalit, ja çfarë dënimi merr

Periskopi.com Lajme

Një vit burgim me kusht dhe 300 euro gjobë, ka shqiptuar Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, ndaj të akuzuarit për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të saj, S.Sopa.

Dënimi me burg nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale, brenda periudhës verifikuese prej dy vjetësh.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur pasi që paraprakisht i akuzuari e ka pranuar fajësinë për të dy veprat penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Minir Hoti, për përdorim të armës, e ka dënuar me një vit burgim me kusht, kurse për armëmbajtje pa leje me 300 euro gjobë, të cilën ai është obliguar ta paguajë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I akuzuari është ngarkuar edhe me shpenzimet e procedurës dhe atë 20 euro në emër të paushallit dhe 30 të tjera për kompensimin e viktimave të krimit, si dhe i janë konfiskuar armët që kanë qenë objekt i kryerjes së veprave penale.

Në seancën e së premtes, para se të shpallej aktgjykimi ndaj tij, i akuzuari ka thënë se pranon fajësinë.

“E pranoj fajin. Është e vërtetë që kam pas në posedim dy pistoleta me gaz dhe njërën prej tyre e kam përdorur në dasmën e djalit. Sipas traditave kur është nisur dasma kam shtënë katër herë. Më vjen keq që ka ndodhë rasti, nuk e kam pasur qëllimin të frikësojë askënd dhe asnjëherë më parë nuk i kam përdorë. Lus gjykatën për dënim më të butë, sepse në çdo fazë të procedurës kam bashkëpunuar me policinë, prokurorinë dhe gjykatën”, ka thënë ndër të tjera ai.

Pranimin e fajësisë nga i akuzuari nuk e ka kundërshtuar prokurori Besart Mustafa dhe më pas e ka aprovuar gjykatësi Hoti.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 tetor 2019, S. Sopa akuzohet se më 16 gusht 2019, rreth orës 18:37, në fshatin Letanc, Komuna e Podujevës, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ka mbajtur në pronësi armën e zjarrit të tipit “Ecol Special 99”, me kalibër 9 milimetër dhe armën e tipit “Ekol ALP”, me kalibër 9 milimetër, dy karikatorë, 50 copë fishekë të kalibrit 9 milimetër dhe 4 gëzhoja.

Në po të njëjtin dispozitiv të aktakuzës thuhet se ai ka përdorë armën në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, pasi që me armën e tij të tipit “Ekol ALP 99”, ka shtënë katër herë në ajër gjatë një ahengu familjar, e të cilat armë dhe municion pas kontrollit nga pjesëtarët e policisë së Kosovës, i janë gjetur dhe sekuestruar.

Me këtë, ai akuzohet për veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374m paragrafi 1 në bashkim real me veprën penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 375 të KPRK-së.

 

36 aksidente brenda 24 orëve, policia shqipton mbi 1 mijë gjoba

Periskopi.com Lajme

36 aksidente trafiku janë shkaktuar gjatë 24 orëve të fundit.

17 nga këto aksidente ishin me të lënduar, kurse 19 të tjerë me dëme materiale.

Gjatë të njëjtës kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 126 tiketa trafiku.

Ngriti flamurin kuq e zi në Mal të Zi, shqiptari dënohet me 300 euro gjobë (Video)

Periskopi.com Lajme

Valëvitja e flamurit kuq e zi në festën e gështenjës në fshatin Krajë të Malit të Zi, i kushtoi ndalim nga Policia dhe një gjobë prej 300 eurosh, shkodranit Irfan Domnori.

Në shtetin fqinj është i ndaluar me ligj ekspozimi i flamurit kombëtar shqiptar nëse nuk shoqërohet edhe me atë malazez, prandaj Domnori nuk do të lejohet të hyjë për 30 ditë në këtë shtet edhe pse gjobën e ka paguar.

Irfan Domnori: “Më vendosën gjobë dhe një muaj për të mos hyrë në Malin e Zi, me arsyen se kam dërguar flamurin shqiptar atje, isha veshur me veshje kombëtare dhe se shkoj shpesh atje.”

I vetmi që është interesuar për këtë rast është numri dy i kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu. Strukturat e tjera shtetërore nga Shqipëria vijojnë të heshtin denoncon 64 vjecari

Irfan Domnori: “Institucionet shqiptare s’kanë bërë asgjë. Si mundet një vend anëtar i NATO-s të dënojë një shtetas i një shteti ngriti flamurin e vet.”

Më shumë se gjoba, Domnorin e ka trishtuar ndalimi i hyrjes për 1 muaj në Malin e Zi, pasi kjo nuk do t’i japë mundësinë që si çdo vit të jetë pjesë e maratonës së pavarësisë që zhvillohet nga Shkodra në Ulqin dhe anasjelltas.

Irfan Domnori: “Të ndalen këto veprime kundrejt shtetasve shqiptarë apo kujtdo.”

Veshjen kombëtare dhe flamurin kuq e zi e ka të pandarë në çdo aktivitet të rëndësishëm që zhvillohet në trojet shqiptare, këndej e andej kufirit, por që këtë herë, ato i kushtuan shtrenjtë shkodranit Irfan Domnori. /oranews.

Ndodh kjo në Kosovë: Vodhën 50 mijë euro, dënohen veç me 1500 euro gjobë

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Pejë –  Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë  aktgjykim dënues ndaj të pandehurve Xh.B dhe E.I për shkak se:

Me datë 23.07.2018, rreth orës 11.30 min, pas marrëveshjes paraprake mes tyre, me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme pasi që sigurohen se meshkujt kanë dalën nga shtëpia, ndalojnë me veturën që i pandehuri Xh e kishte marrë në huazim, i njejti del nga automjeti dhe i bie ziles së derës së shtëpisë së të dëmtuarit A.Sh dhe në momentin kur e dëmtuara  I e hapë derën, i pandehuri ia drejton armën të cilën e mbante në dorë, e shtyn derën  me forcë, futet brenda, pas tij hynë edhe i pandehuri E.Z  me sopat në dorë dhe pasi i pandehuri Xh të njëjtës i drejtohet me fjalët “Qiti paratë” e kapë të dëmtuarën për flokë dhe me armë drejtuar pas shpine, e detyron të ngjitet në katin e dytë dhe nga sirtari merr paratë në shumë prej pesëdhjetëmijë (50.000.00 ) euro, gjersa i pandehuri i dytë E.Z, me sopat në dorë qëndron në katin e parë tek e dëmtuara E, se cilës i kërcënon se do të ua hekë kokën asaj dhe fëmiut të saj nëntë (9) muajsh po qe se lëvizë, nga e cila merr një orë dore dhe dy telefona celular në vlerë prej një mijë e tetëqind (1.800.00) € dhe së bashku largohen nga vendi i ngjarje.

Me këto veprime të pandehurit Xh.B dhe E.I si bashkë kryes kanë kryer vepër penale grabitje nga neni 329 par. 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së,

Të pandehurit XH.B gjykata i shqiptoj dënim me gjobë në shumë prej 500 € e të cilin dënim është i obliguar që ta paguaj në afat prej 30 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, e po që se i pandehuri nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar, atëherë dënimi me gjobë do të zëvendësohet me dënim me burg e ku një ditë burgu do të llogaritet në shumë prej 20 €, si dhe dënim me burg ashtu që ia përcakton dënimin me burg në kohëzgjatje prej tre (3) vite e të cilin dënim i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi .

I njëjti obligohet që në emër të shpenzimeve të procedurës penale , gjykatës të ia paguaj shumën prej 50 €, shpenzimet e paushallit gjyqësor shumën prej 50 € si dhe në emër të kompensimit të  viktimave të krimit shumën prej 50 €, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi .

Të pandehurit E.Z, gjykata i shqiptoj dënim me gjobë në shumë prej 1.000 € e të cilin dënim është i obliguar që ta paguaj në afat prej 30 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, e po që se i pandehuri nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar , atëherë dënimi me gjobë do të zëvendësohet me dënim me burg e ku një ditë burgu do të llogaritet në shumë prej 20 €, si dhe dënim me burgim ashtu që ia përcakton dënimin me burg në kohëzgjatje prej shtatë (7)   vite e të cilin dënim i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi .

I njëjti u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës t’ia paguaj shumën prej 50 €, shpenzimet e paushallit gjyqësor shumën prej 50 € si dhe në emër të kompensimit të  viktimave të krimit shumën prej 50 €, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi .

Për realizimin e kërkesës pasurore juridike të dëmtuarit udhëzohen në kontest të rregullt juridiko civil.

 

200 euro gjobë për kamionat e ndërtimit që ndotin rrugët në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Shumë rrugë në Prishtinë janë në rregullim e sipër ose në riparim.

E gjatë punimeve, kamionat e ndërtimit po ndotin kogja shumë rrugët.

Për këtë, sot një kompani e tillë është dënuar me 200 euro.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

“Gjobë për ndotje të rrugës. Ndër të tjera, kompania obligohet ta pastrojë në prezencë të inspektorëve”, ka shkruar ai.

 

Presidenti Trump dënohet për korrupsion: Merr gjobë prej 2 milionë dollarësh

Periskopi.com Lajme

Një Gjykatë e New York-ut ka dënuar me 2 milionë dollarë presidentin amerikan, Donald Trump për korrupsion lidhur me fondacionin e tij ‘Trump’, të cilin e përdori në fushatën presidenciale të vitit 2016, transmeton Periskopi.

“Peticioni ynë detajon një model tronditës të paligjshmërisë që përfshin Fondacionin Trump – përfshirë koordinimin e paligjshëm me fushatën presidenciale Trump, vetë-veprimin e përsëritur dhe të qëllimshëm” pohoi-Prokurorja e Përgjithshme, Barbara Underwood .

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të shtetit arriti një marrëveshje për mbylljen e fondacionit në dhjetor të vitit të kaluar.  Në vendim thuhet se Trump keqpërdori fondet e fondacionit dhe bëri thirrje për kërkesa të detyrueshme të trajnimit për drejtorët e fondacionit,  Donald Trump Jr., Ivanka Trump dhe Eric Trump .

“Vendimi i gjykatës, së bashku me marrëveshjet që kemi negociuar, është një fitore e madhe në përpjekjet tona për të mbrojtur pasuritë bamirëse dhe për të mbajtur përgjegjës ata që abuzojnë me përfitimet personale,” tha në një deklaratë Prokurorja e Përgjithshme e shtetit, Letitia James. /PERISKOPI/

 

Facebook do të paguajë rreth 600 mijë euro gjobë

Periskopi.com Tech & Auto

Rrjeti social Facebook ka pranuar të paguajë një gjobë prej 500,000 funte për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me një firmë analitike në Kembrixh, njoftoi sot rregullatori për mbrojtjen e të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar.

Drejtori i Përgjithshëm i FEXBOOKS, Mark Zuckerberg përballet me marrjen në pyetje para deputetëve në SHBA dhe Evropë se si firma konsulente mori informacionin personal të 87 milionë përdoruesve të Facebook dhe i përdori për qëllime politike.

Dënimi është i ulët në krahasim me vlerën e tregut të Facebook prej 540 miliardë dollarësh, por është maksimumi që Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) mund të imponojë dhe është hapi i parë në ndëshkimin e këtij rrjeti social për këtë skandaL.

Facebook thuhet se e hoqi ankesën dhe ra dakord të paguajë gjobën, por nuk e pranoi përgjegjësinë.

“Ne jemi të kënaqur të dëgjojmë që Facebook ka marrë përsipër dhe do të vazhdojë të ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt respektimit të parimeve themelore të mbrojtjes së të dhënave”, tha ICO.

Kush përdor qese plastike pas 1 qershorit, deri në 1 milion lekë gjobë

Periskopi.com Lajme

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim disa amendamente në ligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar” që parashikon shtrëngime administrative për importuesit, prodhuesit e madhe edhe përdoruesit e qeseve plastike.

Në një prej amendamenteve thuhet: Çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon, apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 milion deri në 1 milion e gjysmë lekë.

Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 30.000 deri në 100.000 lekë.

Projektligji parashikon dispozita kalimtare për afatin e nxjerrjes jashtë qarkullimit të qeseve plastike deri në datën 1 shkurt 2020/1 qershor 2020.

Mbetet e paqartë sesi do të aplikohen këto gjoba ndaj njerëzve në rrugë, përderisa qeset tashmë janë gjendje dhe duhet një kohë për t’i nxjerrë nga qarkullimi. /tch

Policia shqipton mbi 15 mijë gjoba trafiku për parkime ilegale

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore të stacioneve të Prishtinës, kanë ndërmarrë sot një aksion për lirimin e trotuareve nga veturat e parkuara.

Një aksion i tillë është zhvilluar edhe në rrugën “Adrian Krasniqi”, ku veturave që kanë qenë të parkuara në trotuare u është vendosur tiketa që pronarët e tyre duhet në mënyrë obligative të paraqiten në Stacionin e Policisë Qendra.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha, ka thënë për KosovaPress se aksioni i policisë është në kuadër të planit për lirimin e trotuareve.

“Siç ju kemi njoftuar edhe më herët nga data 10 qershor 2019 kur ka filluar implementimi i planit për lirimin e trotuareve dhe deri në këtë faze vetëm në rajonin e Prishtine janë shqiptuar mbi 15.260 gjoba trafiku për parkime ilegale. Masa të shumta ndëshkuese (gjoba dhe konfiskime), janë ndërmarrë si në drejtim të përballimit të fluksit të lëvizjes së mjeteve, ashtu edhe në përballimin e lëvizjes së këmbësorëve, në qytet ashtu edhe jashtë tij”, tha ai.

Hoxha përmes një përgjigje me shkrim tha se bazuar në ankesat e qytetarëve për bllokimin e trotuareve në qytet, njësitet policore të stacioneve të Prishtinë, që nga data 10 qershor 2019, kanë filluar implementimin e planit operativ, ekskluzivisht i paraparë për pastrimin e trotuareve nga parkimet e ndaluara.

Ai tha se plani do të ketë shtrirje në të gjithë hapësirën rrugore të kryeqytetit dhe toleranca për kundërvajtësit do të jetë zero.

“Të gjitha veturat që do të hasen të parkuara në mënyrë të parregullt dhe në vendet e ndaluara për parkim, do të kenë njoftimin zyrtar për paraqitje të obligueshme në stacion policor, ku palës do t’i shqiptohet gjobë për kundërvajtje. Duke ju rikujtuar se qëllimi ynë nuk është ndëshkimi, kërkojmë te të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të zbatojnë me përpikëri normat dhe rregullat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor”, tha ai. /M.Duraku/

400 deri në 5 mijë euro janë gjobat për prerje ilegale të drunjve

Periskopi.com Lajme

Kosova çdo vit në sezonën e dimrit përballet me shkatërrimin e madh të pyjeve.

Kosovarët siç duket po e shohin shitjen e drunjve si një biznes të mirë, e sidmos kur temperaturat fillojnë të bien.

Por ata të cilët i presin drunjtë ilegalisht mund të dënohen nga 400 euro deri në 5000 euro.

Vetëm në periudhën janar-gusht 2019, sipas të dhënave, dëmi total i shkatërrimit të pyjeve është 14,701.97 m3 apo shprehur në vlerë monetare është 472,574.21 euro.

Besim Zogu, Drejtor i Drejtoratit  Qendror të Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti, për IndeksOnline ka thënë se gjendja e pyjeve nuk është e mirë për disa faktorë.

“Buxheti i ulët që ndahet nga shteti për këtë sektor, numri i vogël i rojtarëve të pyllit në raport me sipërfaqen pyjore dhe situatën e funksionimit të Institucioneve tjera. Numri i vogël i Inspektorëve të pyjeve, Parashkrimi i madh i lëndëve si pasojë e mos angazhimit adekuat nga  Gjykatat, mos ekzistimi  i alternativave tjera për ngrohje. Mos koordinimi në masën e duhur i politikave ndër sektoriale dhe ndër institucionale ku vendimet e pa analizuara mirë nxisin presion në pyje”, ka thënë ai.

E komuna e Ferizajt dhe Suharekës po del të jetë territori më i përshtatshëm për të prerë durnjtë në mënyrë ilegale.

Por sipas Zogut, as komuna e Kaçanikut, Podujevës, Novobërdës dhe në Veri në të Kosovës nuk qëndrojnë më mirë.

Furnizimi i qytetarëve me drunjë për nxemje fillon që nga muaji korrik.

Nga korriku deri në gusht, Zogu bëri të ditur se janë ushtruar kontrolla të ashpërta në tregje.

“Inspektorati Qendror i pylltarisë dhe Gjuetisë Agjencioni Pyjor i Kosovës për periudhën janar-shtator,2019   janë  ushtruar, 890 kontrolla, janë hartuar, 577 procesverbale, janë nxjerrë, 46 vendime, janë inicuar  69   fletëparaqitje kundërvajtëse  dhe 12 penale si dhe vetëm brenda tre muajve korrik-shtator  në  bashkëpunim me Policinë dhe njësitin për reagim  të shpejtë janë ushtruar kontrolla në tregjet, Rogovë- Gjakovë ku janë sekuestruar, 5 kamiona  me masë drunore, në Podujevë, 11 traktora dhe një kamion me masë drunore , në Malishevë dy kamiona me masë  drunore , në Vushtrri me datë  30.08.2019 kemi sekuestruar 24 traktora me masë drunore si dhe në Ferizaj me datë, 26.09.2019 katër ngarkesa me masë drunore”, ka thënë Zogu.

Ai ka thënë se shqetësuese mbeten politikat ndëshkimore për këto vepra penale që aplikojnë Gjykatat në vend.

“Por edhe më shqetësuese është numri i lëndëve të hedhje poshtë të procedurave nga gjykatat për shkak të parashkrimit relativ apo apsolut ku vetëm në vitin , 2018 kemi pasur 81 lëndë të parashkruara  dhe në  krahasim me vitin, 2017 kemi rritje e jo zvogëlim të  kësaj dukurie”.

Ndërsa, profesori në Fakultetin e Pyjeve dhe Mjedisit, Faruk Bojaxhiu ka fajësuar dikë tjetër për mosseriozitet të trajtimit të kësaj çështjeje.

“Që nga viti 2010 kur këto kompetenca i kane marrë Komunat, ka patur një regres të konsiderueshëm në kontekstin e mbrojtjes së tyre. Shumë Komuna nuk u kushtojnë aspask rendësi këtij sektori. Pa përgjegjësi nuk mbesin as organet e drejtësisë, që lëndet për veprat e vjedhjeve në pyje, nuk i trajtojnë fare, apo masat ndëshkuese kundër këtyre keqbërësve janë aq të vogla, sa qe pothuajse vetëm po i stimulojnë që teë shkatërrojnë pyjet edhe më shumë. Ka shume raste kur persona recidiviste thirren nga Gjykata, dhe përkundrejt argumenteve që shfaqin ngritësit e padive, prapë Gjykata i lëshon”, u shpreh Bojaxhiu.

Komuna e Prishtinës kërcënon subjektet politike: Gjoba nëse ndotni ambientin me fletushka

Periskopi.com Lajme

Komuna e Prishtinës ka kërcënuar partitë politike se do t’i gjobisë në rast se prej nesër hasin feltushka nëpër hyrjet e objekteve kolektive, njëjtë siç vepron për fletushkat e bizneseve.

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, tha se kanë pranuar një varg ankesash nga qytetarët për shpërndarje të fletushkave të subjekteve politike nëpër objektet kolektive.

Ai theksoi se shpërndarja e fletushkave nëpër makina, shtëpi, hyrje kolektive, e gjetiu, është e ndaluar dhe cilësohet si ndotje e mjedisit.

“Subjektet që tashmë e kanë bërë këtë veprim, obligohen që brenda ditës t’i pastrojnë të gjitha lokacionet. Në të kundërtën, nga nesër datë 18 shtator, kudo që hasim në fletushka të tilla, do ta zbatojmë Udhëzimin Administrativ për Gjobat Mandatore, njësoj sikur për fletushkat e bizneseve. Pra, nga 90 euro gjobë për secilin lokacion veturë, shtëpi dhe kat banese”, tha Tahiri.

Ai shtoi se të gjitha gjobat do të publikohen ashtu që të shihet hipokrizia e atyre që nëpër debate zgjedhore flasin për ruajtjen e mjedisit, e në praktikë e ndotin mjedisin.

“Nuk do të ketë tolerime për askënd, as për subjektin që unë i përkas, nëse e bën të njëjtën shkelje. Ekipet e Inspekcionit, në bashkëpunim me qytetarët e Prishtinës, do të angazhohen maksimalisht për mjedis sa më të pastër edhe gjatë fushatës”, vijoi ai.

Tahiri tha se qytetarët mund të thërrasin në numrin pa pagesë 080012233.

 

 

 

 

 

 

 

 

Prej sot, kush ka armë pa leje dënohet me 500 euro

Periskopi.com Lajme

Sot skadon afati për legalizimin e armëve pa leje në Kosovë. Të dhënat zyrtare tregojnë se një ditë para mbylljes së afatit numri i kërkesave për legalizim është tejet i vogël.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme thonë se deri tani kanë aplikuar vetëm 1 mijë e 800 persona. Sipas tyre, pas këtij afati gjobat për armët ilegale do të jenë bukur të larta.

Nën moton “Me letra”, fushata, e cila ka nisur në fund të vitit 2018 në një afat kohor prej gjashtë muajve, ka pasur për qëllim që t’i bindë qytetarët t’i përgjigjen thirrjes për legalizimin e armëve pa leje, të cilat i posedojnë.

Destan Mustafa, udhëheqës i Divizionit për Armë, Municion dhe Eksploziv në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tha për Radio Kosovën se MPB ka vlerësuar se gjashtëmujori i parë i fushatës ka qenë i suksesshëm dhe se kanë vendosur edhe për tre muaj shtesë.

“Kemi vlerësuar që ka qenë fushatë e suksesshme dhe e rëndësishme dhe e kemi vazhduar edhe për tre muaj, që vlen edhe nesër. Gjatë gjithë fushatës kemi 1800 kërkesa për legalizim. Mendoj se ka mundur të jetë numër me i madh i kërkesave”, tha ai.

Mustafa thotë se tani atyre u nevojitet edhe një periudhë kohore prej  gjashtë muajsh që të bëjnë vlerësimin e kërkesave për legalizim.

“Tani kemi ne një procedurë pak me të gjatë për shkak të legalizimit dhe ndërlidhjes me institucionet e tjera”, tha ai.

Gjatë kohës sa zgjat fushata për legalizimin e armëve pa leje, me vendim të ministrit në detyrë të MPB-së , Ekrem Mustafa, është pezulluar zbatimi i nenit 374, të Kodit Penal, i cili, në paragrafin një, parasheh gjobë deri në 7 mijë e 500 euro ose dënim me burgim deri në pesë vjet për armëmbajtje pa leje.

 

Google përveç gjobës 500 milionë euro, paguan edhe 465 milionë euro shtesë në taksa

Periskopi.com Tech & Auto

Kompania “Google” do të paguajë 465 milionë euro për të mbyllur çështjen gjyqësore me administratën tatimore franceze, një shumë që i shtohet gjobës prej 500 milionë euro të pranuar nga “Google” për t’i dhënë fund një hetimi për mashtrim fiskal, njoftoi sot gjiganti amerikan i internetit.

“Ne i kemi dhënë fund mosmarrëveshjeve fiskale dhe të ndërlidhjes që ne kemi në Francë prej disa vitesh”, shkruan “Google” në një komunikatë.

“Këto marrëveshje përfshijnë një pagesë prej 500 milionë eurosh që janë njoftuar sot nga gjykata franceze, si dhe një shumë prej 465 milionë eurosh në taksa shtesë që kemi pranuar të paguajmë”, theksohet në këtë komunikatë të gjigantit amerikan./ATSH/

Dogana ua tërheqë vërejtjen qytetarëve: Mos manipuloni me kilometrat e veturave sepse do të gjobiteni

Periskopi.com Lajme

Dogana e Kosovës ka thënë se është rritur numri i rasteve kur kilometrat e veturave të përdorura rriten me qëllim të tentimit të pagesës më të ulët.

Dogana kujton që për shkak të shmangieve në detyrimet doganore aplikon gjoba financiare ndaj personave që i kane paraqitur për zhdoganim veturat.

“Gjatë javës së kaluar si dhe gjate kësaj jave ka identifikuar 8 raste të veturave të cilat janë paraqitur për zhdoganim, ku pas verifikimit te kilometrave, janë identifikuar se kemi te bëjmë me mashtrim në kilometra, pra kanë deklaruar më shumë kilometra se sa që realisht i ka vetura. Që të gjitha janë penalizuar me rreth 5,000 euro gjoba”, thuhet në deklaratë.

Dogana e Kosovës thotë se do te vazhdojnë të bëjnë verifikimin e kilometrazheve të kaluara të veturave që do të zhdoganohen prandaj kanë apeluar të gjithë qytetarë që mos të bien pre e personave te pa ndërgjegjshëm të cilët munden edhe t’i ofrojnë ofertat për manipulime të kilometrazhit të veturës, me qellim shmangien e detyrimeve doganore sepse gjobat dhe taksat doganore prapë do t’i paguan qytetari që e zhdoganon veturën.

“Dogana e Kosovës do të vazhdojë drejt misionit të saj, zbatimit të ligjit në fushë veprimtarinë përkatëse”, përfundon deklarata.

Policia dënon 5 mijë e 550 persona brenda katër ditëve

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës është duke thyer rekord në shqiptimin e gjobave ndaj shkelësve të rregullave në trafik. 

Vetëm këtë javë janë gjobitur 5 550 qytetarë në gjithë vendin.

Këto të dhëna janë nxjerr nga Indeksonline në bazë të raporteve ditore të policisë.

Nëse vlera mesatare e një tikete është 20 euro, atëherë i bije që buxheti i Kosovës është pasuruar me 111 000 euro brenda katër ditëve.

Mirëpo pavarësisht numrit të madh të gjobave në trafik, aksidentet janë ende shqetësuese

 

Alarmante: Mbi 80 aksidente për 24 orë – Policia shqipton 1444 gjoba për shoferët

Periskopi.com Lajme

Numri i aksidenteve përgjatë këtyre ditëve është ngritur.

Bazuar në të dhënat e Policisë, për çdo ditë në Kosovë ndodhin mbi 60 aksidente.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme numri  i aksidenteve ka shkuar mbi 80.

Sipas statistikave të përgjithshme të Policisë, në vend kanë ndodhur gjithsej 84 aksidente trafiku.

Prej këtyre aksidenteve, 32  kanë qenë me të lënduar, ndërsa 52 aksidente tjera pa të lënduar.

Ndërsa, edhe numri i të arrestuarve ka qenë i lartë, ku sipas PK-së, i janë vënë prangat 37 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

22 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy në vuajtje të dënimit.

Kurse, për shkelje të rregullave në trafik janë shqiptuar gjithsej 1444 tiketa.