Sulmon policin që i dha gjobë bashkëshortes

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar i cili kishte kanosë zyrtarin policor për shkak se ia kishte shqiptuar një gjobë kundërvajtjeje bashkëshortes së tij.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjobitet Lista Serbe për shkak të spotit elektoral ku Kosovën e paraqet si pjesë të Serbisë

Periskopi.com Lajme

Me 30 mijë euro është gjobitur Lista Serbe, për publikimin e një spoti zgjedhor në të cilin Kosova konsiderohet pjesë e Serbisë.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vlerësuar se përmes këtij spoti, subjekti politik serb ka nxitur urrejtje ndëretnike në Kosovë, raporton KTV.

Në arsyetimin e vendimit të PZAP-së, thuhet se Lista Serbe ka shkelur edhe Ligjin Zgjedhor.

Megjithëse janë shtuar sulmet verbale ndërmjet partive politike shqiptare, në PZAP nuk është dorëzuar ndonjë ankesë për gjuhën e ashpër.

Mirëpo, në këtë panel, vetëm gjatë tri ditëve të para të fushatës, janë dorëzuar 30 ankesa, që kanë të bëjnë kryesisht me përdorimin e fëmijëve në fushatë dhe vendosjen e posterave në hapësira publike.

Prej tyre janë shqyrtuar 13 ankesa, derisa 17 të tjera janë në procedurë të shqyrtimit.

Analistët politikë e vlerësojnë si gjuhë të ashpër shpeshtimin e sulmeve verbale ndërmjet partive politike.

Rrahman Paçarizi thekson se kjo gjuhë mund të ndikojë negativisht te votuesit.

Në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, PZAP-ja ka shqiptuar gjoba ndaj partive politike, në vlerë të rreth 350 mijë eurove.

Gareth Bale gjobitet nga autoritet spanjolle

Periskopi.com Sporti

Lojtari uellsian i Real Madridit, Gareth Bale, kishte qenë ylli i vetëm i “Los Blancos” që nuk kishte qenë i përfshirë në skandalin për shmangien e pagimit të taksave.

Megjithatë, kjo gjë ka marrë fund pasi që tani edhe Bale është gjobitur nga autoritetet spanjolle me 337 mijë euro.

Sipas El Mundos, uellsiani e kishte përdorur një kompani angleze për të mos i paguar taksat dhe autoritete spanjollë besojnë se ai duhet t’i shpaguajë tani taksat e papaguara që nga viti 2013, kur u transferua në Real Madrid.

Kjo gjobë përbëhet nga 200 mijë euro për mashtrim fiskal, 100 mijë euro gjobë si dhe 37 mijë euro për interes.

Rasti i Bale është vetëm një ndër rastet e futbollistëve të “Los Blancos” të akuzuar për evazion fiskal, pasi që edhe Luka Modrici, Marcelo, Karim Benzema dhe Sergio Ramosi janë gjobitur për po të njëjtën akuzë.

Autoritetet spanjolle kanë bërë të ditur se klubet dhe futbollistët kanë qenë duke i shfrytëzuar të drejtat e imazhit për të mos i paguar taksat. Që nga viti 2000, futbollistët e kanë pasur mundësinë t’i trajtojnë paratë e fituara nga të drejtat e imazhit si të veçanta nga paratë e fituara në klubet e tyre.