J.Lo gjobitet pasi publikoi fotot e veta pa leje të fotografit

Periskopi.com Showbiz

Fotografi padit Jennifer Lopezin për shkelje të së drejtës së autorit.

Publikimi i një fotografie të vet, do t’i kushtojë Jennifer Lopezit me 150,000 dollarë, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas E!News, ndaj J.Lo u paraqit një kërkesë-padi lidhur me postimin e një fotografie në Instagram. Sipas dokumenteve, fotoja është postuar më 22 qershor të vitit 2017. Në foto, shfaqet personazhi Harlee (Jennifer) në filmin “Shades of Blue”.

Pra, e drejta e kësaj fotografie i takon Steve Sands, i cili tashmë kërkon 150,000 dollarë për shkelje të së drejtës së autorit.

Bazuar në atë se çfarë është shkruar në padi, J.Lo dhe kompania e saj e produksionit nuk kanë marrë leje për ta postuar.

View this post on Instagram

#Harlee

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Apple gjobitet me 25 milionë euro

Periskopi.com Tech & Auto

Gjiganti i pajisjeve teknologjike më të shitura në treg është gjobitur me 25 milionë euro.

Apple mori këtë gjobë pasi akuzohet për ngadalësimin e qëllimshëm të modeleve më të vjetra të iPhone pa i informuar konsumatorët.

Gjoba u vendos nga DGCCRF, mbikëqyrësi i konkurrencës dhe mashtrimit në Francë, i cili tha se përdoruesit nuk ishin paralajmëruar.

Në vitin 2017, Apple konfirmoi se ngadalësoi disa iPhone, por tha se e bëri këtë vetëm për të “zgjatur jetën” e pajisjeve.

Mbikëqyrësi francez tha se pronarët e iPhone “nuk ishin të informuar se instalimi i përditësimeve të iOS (10.2.1 dhe 11.2) mund të ngadalësonte pajisjet e tyre”.

Si pjesë e marrëveshjes, Apple duhet të shfaqte një njoftim në faqen e tij në gjuhën frënge për një muaj. Ajo thotë se Apple “kreu krimin e praktikës mashtruese tregtare me anë të mosveprimit” dhe kishte pranuar të paguante gjobën.

Përse Apple i ngadalëson iPhone-t e vjetër?

Shumë klientë kishin dyshuar prej kohësh që Apple ngadalësoi iPhone-et më të vjetër për të inkurajuar njerëzit të blejnë pajisjet e reja.

Në vitin 2017, kompania konfirmoi se bëri të ngadalësojë disa modele ndërsa plaken, por jo për të inkurajuar njerëzit që të blejnë të tjera.

Ai tha që bateritë litium-jon në pajisje u bënë më pak të afta për të furnizuar kërkesat aktuale kulmore, pasi plaken me kalimin e kohës.

Kjo mund të rezultojë në mbylljen e papritur të iPhone për të mbrojtur përbërësit e tij elektronikë.

Gjobiten pronarët e shtëpizave në sheshin e Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë ka shqiptuar gjoba për pronarët e shtëpizave në shesh.

Kjo për shkak se ata e kanë keqpërdorur energjinë elektrike duke e mbingarkuar rrjetin elektrik.

Kjo u konfirmua edhe nga drejtori i Inspekcionit në kryeqytet Adonis Tahiri, nepërmjet llogarisë në Facebook.

Ka disa javë që janë vendosur këto shtëpiza në sheshet e Prishtinës dhe është kthyer në atraksion për qytetarët, sidomos mbrëmjeve duke shijuar pijet dhe ushqimin e nxehtë.

Festën nëpër sheshe, po e prishin të papërgjegjshmit. Mbingarkesa në rrjetin e energjise elektrike, shpeshherë po…

Gepostet von Adonis Tahiri am Mittwoch, 18. Dezember 2019

Gjobitet 500 franga në Zvicër pasi paralajmëroi të tjerët për radar në Whatsapp

Periskopi.com Lajme

Vallë a është një grup nga Whatsapp-i privat apo publik? Gjykata në Arbon ka vendosur për këtë të fundit dhe gjobiti një person për paralajmërim e të tjerëve për një radar, shkruajnë mediat zvicerane.

Një banor 44-vjeçar i Thurgaut paralajmëroi anëtarët e një grupi privat në Whatsapp, për një radar në Kantonin e St. Gallenit. Për këtë veprim, ai u dënua nga Gjykata rajonale në Arbon me një gjobë prej 500 frangash, siç raporton “Thurgauer Zeitung”, transmeton Albinfo.ch.

Zvicerani në grup u ftua nga një mik. Në atë kohë grupi përbëhej nga vetëm 30 anëtarë. Në qershor të vitit 2017, zvicerani e paralajmëroi grupin në Whatsapp për një radar në relacionin në mes Niederwil SG dhe Gossau SG. Me kërkesën e një anëtari të grupit, ai i specifikoi fjalët: “Në pyll ose nën urën e autostradës”.

Prokuroria më pas i shqiptoi urdhër ndëshkimor për paralajmërimin e opinionit për kontroll të trafikut.

Kundër këtij ndëshkimi, ai parashtroi ankesë. Me këtë rast, lënda u soll para Gjykatës rajonale.

Njeriu mbrohej me argumentimin se grupi Whatsapp-i nuk është publik. Grupi nuk kishte qasje për të gjithë, siç është psh një grup nga Facebook. Bashkëngjitja në grup bëhet vetëm duke i dërguar ftesë administratorit të grupit. “Facebook është një platformë. Whatsapp-i është një shërbim për këmbim mesazhesh”, ka argumentuar mbrojtësi i të pandehurit.

Gjykata rajonale e Arbonit e rastin e vlerësoi ndryshe dhe zviceranin e dënoi me një gjobë prej 500 frangash, informon Albinfo.ch. Përpos kësaj, ai gjithashtu duhet të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore në një shumë prej 1.600 frangave.

Vendimi ende nuk është përfundimtar. I akuzuari dëshiron të prolongojë vendimin. Vetëm atëherë ai do të vendosë nëse do ta çojë rastin në gjykatë më të lartë.

Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji: Një vit më parë, një person ishte dënuar për paralajmërimin që kishte bërë në Whatsapp.

 

KQZ gjobit dy parti me 2 mijë euro, çregjistron një tjetër

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka gjobitur Lëvizjen për Drejtësi dhe Pogret Za Gora me mbi 2 mijë euro.

Valmira Selmani, ushtruese e detyrës së drejtoreshës ekzekutive për Regjistrim të Partive dhe Certifikim, ka rekomanduar që Lëvizja për Drejtësi të gjobitet me 1 000 euro, kurse Pogret Za Gora me 1 003 eur.

“Partia Lëvizja për Drejtësi e ka dërguar raportin me vonesë prandaj i rekomandohet komisionit t’i shqiptohet gjobë me 1000 euro e 90 centë”.

“Ndërsa partia Pokret Za Gora e ka vonuar për dhjetë ditë, prandaj ka gjobë me 1003 euro. Këto dy parti e kanë dorëzuar raportin me vonesë”.

Florian Dushi anëtar i KQZ-së, tha se këto subjektet politike për shkak se janë të vogla nuk kanë financa të mjaftueshëm.

“Është tepruar me shumën. I dimë subjektet politike që nuk marrin financim nga shteti së paku një kategorizim duhet me u bë sepse janë dy subjekte politike të vogla dhe gjobat janë tejet të larta për një raport që e kanë vonuar”.

Ndërkaq në emër të Këshillit për Çështje Ligjore, Dushi ka rekomanduar edhe çregjistrimin Srpska Narodna Partia Kosova.

“Çregjistrimin i një subjekti politik, partia SNPK. Ky subjekt ka marrë vendim për shuarjen e partisë dhe e ka njoftuar Zyrën për Çregjistrim dhe ka konstatuar se ka dy gjoba të papaguara në KQZ”.

KQZ-ja ndërkaq ka votuar për Besnik Buzhalën në pozitën e Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv i SKQZ-së, kurse Yll Bulashkaj në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të ZRPP-së.

Afati i ankesave për këto pozita fillon nga sot dhe zgjatë 30 ditë

 

Sërish paralajmërohen pompat e derivateve: Nëse i fshihni çmimet, do të gjobiteni

Periskopi.com Lajme

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë u ka dhënë afat pompave të benzinës që deri më 1 mars të jenë të pajisura me çmimore të produkteve të tyre

Ministri i këtij dikasteri, Endrit Shala ka thënë se pompat janë të obliguara sipas Ligjit për Konsumatorin t’i vendosin çmimet e produkteve në një vend ku klientët mund t’i shohin, raporton KTV.

Sipas Shalës, ligji ka kohë që ekziston, por që nuk është respektuar, andaj thotë se janë detyruar që të nxjerrin edhe një urdhëresë për këtë.

E, përfaqësues të këtyre bizneseve që janë të shumta në numër, kanë thënë se e mbështesin këtë iniciativë të MTI-së, por që u është dashur kohë derisa t’i sigurojnë ato.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, është zotuar se do ta respektojnë këtë vendim.

Nis gjobitja për ndotësit e ambientit

Periskopi.com Lajme

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka thënë se institucionet shtetërore tashmë kanë filluar të vendosin gjoba për personat apo subjektet që bëjnë ndotjen e ambientit.

“Qëllimi është të vetëdijesohen njerëzit që të kenë kujdes me vendet ku i hedhin mbeturinat. Jam i bindur që udhëzimi do të ketë zbatim”.

Ai në RTV Dukagjini ka thënë se vëmendja më e madhe do të jetë në rrugë, lumenj, liqene dhe në vendet ku më së shumti dëmtohet imazhi.

“Janë dhënë gjoba, por nuk kam statistika. Mjetet e grumbulluara nga këto gjoba do të shkojnë në komunat ku është vënë gjoba. Komunat do të krijojnë një fond që pastaj ta përdorin në projekte mjedisore. Unë shpresoj që ky fond të jetë më i vogël dhe të mos gjobiten shumë qytetarë”.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka thënë se ka një dakordim mes institucioneve për themelimin e Policisë së Gjelbër.

“Jemi pajuar që politikisht të mbështesim këtë iniciativë. Jemi dakorduar për fillimin e formimit të grupeve punuese për të caktuar kompenetncat e Policisë së Gjelbër, numri i policëve etj.

Matoshi ka thënë se deri më tani qytetarëve të Kosovës u është fshehur problemi i ndotjes së ajrit në Prishtinë.

“Kjo që ka ndodhë në vitet paraprake u është mbajtur e fshehtë qytetarëve. Ne nuk e kemi ndërmend të mbajmë të fshehur këtë problem. Ne u themi qytetarëve se edhe ne vitin e kaluar por edhe këtë vit do të kemi problem me ajrin e ndotur, pavarësisht se hapat e ndërmarrë do të ndikojnë në përmirësimin e situatës së rëndë por jo edhe tejkalimin e saj”, deklaroi më tej ministri Fatmir Matoshi.