Plagoset me armë zjarri një person tek tregu i veturave në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Një person është plagosur mëngjesin e sotëm tek tregu i veturave në Prishtinë, shkruan Periskopi.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth ores 07:30 kemi marrë informatën se në Tregun e veturave në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia është duke punuar për identifikimin e personit të dyshuar”, deklaroi Ahmeti./Periskopi/

 

 

Gjuajtje me armë zjarri në Lipjan – plagosen dy persona

Periskopi.com Lajme

Të hënën rreth orës 21:40 në mbrëmje janë plagosur dy presona në Lipjan si pasojë e të shkrepurave me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

“Të hënën rreth orës 21:40 në mbrëmje, është raportuar për dy persona të plagosur në Lipjan, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”.

“Policia me njësitet e saj iu ka përgjigjur rastit dhe është në proces të ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore në funksion të sqarimit të plotë të rrethanave dhe motivit të këtij incidenti”.