Gjuriq në Veri, protesta në Gjakovë

Periskopi.com Lajme

I ashtuquajturi drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq në prag të Krishtlindjes ortodokse do të qëndrojë sot në Mitrovicën e Veriut.

Gjuriq do të marrë pjesë në djegien e pemëve për Krishtlindje në portin e kishës Shën Dimitri në orën 16:00, sipas një deklarate të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë.

Për të njëjtën arsye, për shkak të Krishtlindjeve ortodokse, është paralajmëruar edhe ardhja e serbëve në Gjakovë.

Qytetarët e Gjakovës do të mblidhen përpara Kishës ortodokse ku do të protestojnë kundër ardhjes së këtyre shtetasve serbë me arsyen se të njëjtit kanë kryer krime në këtë komunë.

Ardian Gjini flet për takimin me Gjuriqin, thotë se takime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini i ka quajtur të ekzagjeruar akuzat në adresë të anëtarit të VV-së, Xhelal Sveçla për qëndrimin bashkë në një tavolinë me drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq gjatë konferencës së CIG vikendin e kaluar në Tiranë.

Ardian Gjini, i cili ishte bashkëpjesëmarrës në këtë konferencë, tha për KosovaPress se kur kanë marrë ftesë nga CIG, ata nuk e kanë ditur se kush do të jenë përfaqësuesit politik të partive në Ballkan.

Megjithatë u shpreh se kritika ka qenë më shumë te deklarimet e mëhershme të VV-së karshi zyrtarëve serbë, se sa te pjesëmarrja e Sveçlës në tryezë bashkë me Gjuriq në konferencën rajonale.

“Ka qenë temë tejet e ekzagjeruar, e kam pasur një ndjenjë që më tepër ka qenë e fokusuar te Sveçla, i cili ka qenë përfaqësues shumë korrekt i VV-së në takim. Po ka qenë e fokusuar në atë që cilat kanë qenë deklarimet e mëparshme të VV-së, e jo për shkak të pjesëmarrjes së tij”, thotë Gjini.

Nënkryetari i AAK-së nuk e përjashton mundësinë që edhe në të ardhmen të qëndrojë bashkë në një konferencë me zyrtarët e Serbisë.

“Do të ketë kësi lloj takime në të ardhmen. Shoqëria jonë është mësuar me këto lloj takime”, thotë ai.

Gjini duke arsyetuar edhe prezencën e tij në tryezë me Gjuriq thotë se konferenca e CIG është ndërkombëtare dhe në aspektin e përfaqësuesve politikë.

“Është një konferencë ndërkombëtare në të cilën përfaqësuesit e partive politike ftohen. Partitë politike janë të njoftuara se ato ftohen në takime të tilla. Ato nuk pyesin se kush janë përfaqësuesit e partive tjera, ato kanë qenë në kapacitet të përfaqësuesve partiak”, thotë ai.

Tri ditët e fundit shumë akuza janë adresuar në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtarit të saj, Xhelal Sveçla për qëndrim në një tavolinë me Marko Gjuriq në kuadër të konferencës për bashkëpunim rajonal në Tiranë, ku po merrnin pjesë edhe përfaqësuesit tjerë politikë të vendeve të rajonit.

Gjuriq: Kurti po përsërit gabimet e politikanëve tjerë

Periskopi.com Lajme

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, i cili po qëndron në veri të Mitrovicës për të marrë pjesë në shënimin e një feste, ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit potencial të Kosovës, Albin Kurtit.

Ai për Kurtin tha se nuk dëshiron të bashkëpunojë me Listën Serbe dhe me këtë po bën një gabim.

“Disa politikanë shqiptarë sot, për fat të keq, përsërisin gabimin që disa prej politikanëve tanë kanë bërë në të kaluarën, duke kërkuar për veten e tyre përfaqësuesit besnikë të një komuniteti tjetër etnik. Gjërat thjesht nuk funksionojnë ashtu”, tha ai duke shtuar se serbët kishin zgjedhur qartë përfaqësuesit e tyre politikë.

“Askush nuk ka të drejtë të imponojë përfaqësues mbi ta, pavarësisht nga qëndrimi i tyre politik”.

“Lista Serbe e ka merituar sepse ka mandat të përfaqësojë interesat kombëtar serb dhe jo interesat e projekteve të ndryshme shtetërore, projekteve të qarqeve të tjera politike që përfaqësojnë interesat e kombeve të tjera”.

“Çfarëdo që Lista Serbe të zgjedhë të bëjë në periudhën e ardhshme, ajo do të ketë mbështetjen dhe mirëkuptimin e shtetit të Serbisë sepse ne qëndrojmë me popullin tonë në Kosovë dhe përfaqësuesit e saj politikë dhe nuk mendoj se është e lehtë të përfaqësosh një komunitet të ekspozuar ndaj presioneve sistematike që dy dekada dhe shumica e të cilëve janë akoma në mërgim”.

Marko Djuric ka disa fjalë për aksionin në veri: Njësia Speciale ishte armatosur deri në dhëmbë

Periskopi.com Lajme

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Marko Djuric, tha se Njësia Speciale ishte armatosur deri në dhëmbë sot kur zhvilloi operacionin në Veri dhe këtë po e bënë për të trembur serbët.

Djuric tha se “shënjestra kryesore” e aksionit të mëngjesit të sotëm nga Njësia Speciale në Veri të Kosovës ishte komandanti i Zheljko Bojici i rajonit të Policisë së Kosovës.

“Njësitë ROSU bastisën banesën e tij, e kontrolluan, e morën djalin e tij Vasili Bojic në një drejtim të panjohur. U arrestua një punëtor tjetër i SHPK-së në Veri, Rade Basara, i cili punoi në raste të rëndësishme, “tha Djuric për TV Pink, transmeton Gazeta Metro.

Sipas tij, është e gjitha pjesë e skenarit që serbët të kriminalizohen, të shoqërohen me krimet e ndryshme që kanë ndodhur në Veri, përfshirë edhe vrasjet.

Duke folur për aksionin, Djuric tha që filloi rreth orës 5:45 dhe se oficerët e policisë shqiptare ishin të armatosur deri në dhëmbë dhe se ata u larguan nga zona e Mitrovicës e Veriut menjëherë pas orës 6:00.

“Kjo është një përpjekje tjetër për të trembur serbët, për të kriminalizuar, fajësuar dhe t’i nënshtruar ata në shtypje,” tha Djuric.

Gjuriq: Po përgatitet manipulim me votat e serbëve, që në Kuvend të futen “serbët e Kurtit”

Periskopi.com Lajme

Drejtori i ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq ka paralajmëruar opinionin vendor e ndërkombëtar se është duke u përgatitur manipulim me votat e serbëve në Kosovë, me qëllim që me çdo kush në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht vullnetit të serbëve, të futen ‘serbët e Kurtit’, transmeton KTV.

“Nga kjo çfarë ndodhi sot duhet parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviq dhe kandidatët tjerë të Kurtit”, shkruan Gjuriq në një komunikatë për media.

Gjatë ditës së sotm 26 persona dyshohet se janë helmuar në QNR nga zarfet e ardhura me vota nga Serbia.

Gjuriq-Trajkoviqit: Je e paguar nga Kosova dhe Mali i Zi që të shpifësh kundër Serbisë

Periskopi.com Lajme

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka akuzuar rëndë Rada Trajokoviqin.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, njëherësh edhe nënkryetar i SNS-së, Marko Gjuriq, ka hedhur akuza ndaj kryetares së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviq.

Siç shkruan “Tanjug.rs”, Gjuriq pretendon se Trajkoviq është e paguar nga Kosova dhe Mali i Zi që të shpifë kundër Serbisë, presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Listës Serbe, pasi siç theksoi ai, këto dy vende dhe Trajkoviq kanë frikë nga forcimi i Serbisë

“Deklarimet e Rada Trajkoviqit për mediet e huaja nuk janë vetëm trillime të saja, por janë gënjeshtra të porositura për të treguar në interes të atyre që shqetësohen nga forcimi i Serbisë”, theksoi Gjuriq.

Sipas tij, pavarësisht këtyre gënjeshtrave dhe urrejtjes së Trajkoviqit, Partia Progresiste Serbe do të vazhdojë të ndjekë politikat e presidentit serb Vuçiq dhe të luftojë për popullin serb në Kosovë.

Gjuriq po ashtu ka thënë se, deklaratat e Trajkoviqit se zgjedhja e Serbisë nuk duhet të jetë anëtarësimi në Bashkimin Evropian por në NATO, dëshmojnë më së miri se Trajkoviq përmes këtyre deklaratave po ndërton karrierën e saj, siç u shpreh ai, shpifëse dhe problematike.

“Histeria anti-ruse, shpifja për përfshirjen e Serbisë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, sulmet personale ndaj presidentit Vuçiq, kundërshtimi i zgjidhjeve që do të cenonin integritetin e Kosovës, janë armë nga arsenali i militantëve Euro-Atlantikë, si dhe Rada Trajkoviqit pa asnjë kufizim. Serbia është një shtet neutral dhe i pavarur dhe sado që Trajkoviq dhe komisionerët e saj mundohen, ajo do mbetet e njëjtë deri sa qytetarët e saj të vendosin ndryshe”, theksoi Gjuriq.

Gjuriq thotë se ka filluar presioni mbi serbët e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuauqjturës Zyrë për Kosovë në Serbi, ka reaguar lidhur me arrestimin e Goran Stanishiq në Kosovë, i dyshuar për lufte.

Gjuriq tha se arrestimi i tij erdhi pas adresimit të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe se u bë për të shtuar presionin mbi serbët e Kosovës.

“Ky veprim kishte një synim të qartë në Prishtinë, për shkak thirrjes së udhëheqësit të UÇK-së terroriste në Hagë, të bëjë një lloj kundërpeshe, për hir të qetësimit të publikut. Por, ishte edhe një përpjekje që para institucioneve ndërkombëtare dhe mediave edhe një herë të krijohej një imazh i rremë i serbëve si kriminelë” ka thënë Gjuriq për TV Pink.

Gjuriq dënoi ashpër arrestimin Sanishiqit dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij.

Ai u deklaruar edhe lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, për të cilën tha se ka nxitur një konflikt politik midis përfaqësuesve të shqiptarëve për pozitën e liderit në qeverinë e re.

Gjuriq tha se dorëheqja e Haradinajt nuk ishte e papritur, por se ishte një “moment politik i ri që vjen nga Prishtina dhe se presioni ndaj serbëve nga Kosova dhe Metohija do të ishte në rritje”.

MPJ ia ndaloi hyrjen, Gjuriq viziton sot Kosovën me lejen e Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Shefi i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Marko Gjuriq do të hyjë sot në Kosovë.

Ai do të jetë në Kosovë për ta vizituar kompleksin e pishinave të quajtur “Rajska Banja” në komunën e Zveçanit, shkruan lajmi.net.

Ditë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ), kishte deklaruar që asnjë zyrtar nga Beogradi nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë.

Këtë vendim MPJ e kishte marrë si rezultat i kërcënimeve që Serbia bën ndaj Kosovës dhe propagandës së vazhdueshme të lajmeve të rreme dhe inskenimin të një krize humanitare në veri të Kosovës.

Përderisa Gjuriq pritet të hyjë në Kosovë, të mërkurën autoritetet e Kosovës ia kanë ndaluar hyrjen ministrit të mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin hyrjen në Kosovë për arsye se qëllimi i tij është provokimi.

Lajmi.net ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ka marrë përgjigje se Gjuriqit iu është dhënë leja e vizitës nga Qeveria e Kosovës dhe jo nga MPJ, përcjell lajmi.net.

Edhe në vendimin e MPJ-së për të ndaluar hyrjen e zyrtarëve serbë kishte disakordancë midis tyre dhe kryeministrit Haradinaj, ku ky i fundit njëtrajtshëm me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq mohuan se kjo mund të jetë e vërtetë.

Gjuriq: Prishtina po na i ndalon vizitat, po bëhet nervoze nga rritja e ushtrisë tonë

Periskopi.com Lajme

I ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriq ka deklaruar se ndalesa për hyrje të zyrtarëve serb në Kosovë “është veprim i paparë dhe skandaloz”, i cili është “pasqyrim i nervozizmit të Prishtinës për shkak të asaj se vitet e fundit nuk po kalojnë mirë në skenën ndërkombëtare”.

“Komuniteti ndërkombëtar ka mekanizma ta zgjidhë këtë. Mos lejoni t’ju gënjejnë. Ekzistojnë mekanizmat shumë konkrete, sidomos kur është në pyetje lëvizja e lirë”, ka thënë Gjuriq për televizionin serb Pink.

 

 

Ai ka thënë se” qëllimi i Prishtinës është krijimi i getos nën qiell të hapur”, sepse “i nervozon lidhja e serbëve me Serbinë”.

Gjuriq ka thënë se pasi presidenti i tij Aleksandar Vuçiq “guxoi” të përmend Florim Ejupin, atë e kanë sulmuar “jo vetëm përfaqësuesit shqiptarë” por edhe disa të cilët “kanë emër dhe mbiemër serb”.

“Derisa zyrtarët kosovarë kanë menduar se me Serbinë e sotme mund të flasin si me Serbinë e Tadiqit dhe Gjillasit kanë qenë të qetë. Tani e shohin se më nuk munden ashtu. E shohin se Serbia tani ka më tepër para dhe po i investon në ushtri, dhe kjo po i nervozon”, ka thënë Gjuriq.

Gjuriq gjithashtu ka thënë se Serbia do të vazhdojë të luftojë, dhe se serbët në Kosovë “nuk duhet të brengosen” sa i përket furnizimit dhe lëvizjes.

Gjuriq thotë se Vuçiq foli pa kalkulime për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë e Kosovës në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, është deklaruar sot lidhur me fjalimin gati tre orësh të presidentit Aleksandar Vuçiq në seancën e parë për Kosovën, pas shtatë vjetësh.

Gjuriq me këtë rast tha se kreu i shtetit serb ka folur pa e zvarritur temën e Kosovës ‘në baltën’ e politikës ditore, siç bëjnë disa politikanë në Serbi.

“Ai foli për gjenezën e problemit me të cilin po ballafaqohemi, por gjithashtu foli sinqerisht për përgjegjësinë e pjesës së strukturës politike serbe që ka futur kokën në rërë sa i përket çështjes së Kosovës për dekada të tëra”, tha Gjuriq për TV Pink, pas fjalimit të Vuçiq.

Gjuriq: Platforma e Kosovës është kundër dialogut me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Ka ardhur edhe reagimi i Beogradit për Platformën e Ekipit negociator të Kosovës për bisedime me Serbinë, transmeton Koha.net.

Ka qenë Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë që, me gjasë, e ka paraqitur qëndrimin zyrtar të vendit të vet lidhur me Platformën.

Ai platformën e ka quajtur “platformë kundër dialogut me Serbinë”, njoftojnë mediet serbe.

“Platforma është listë dëshirash joreale të separatistëve”, ka thënë ai dhe ka shtuar se “ajo është dëshmi kulmore se Kosova nuk dëshiron dialog.”

Gjuriq: Nuk besoj se mund të arrihet ndonjë kompromis me Kosovën

Periskopi.com Lajme

I ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën Marko Gjuriq ka deklaruar sot se “Serbia edhe sivjet do të flasë me gjuhën e paqes e të tolerancës”.

Ai, siç përcjell b92, ka thënë se vjet ka pritur që ”sinqeriteti i Beogradit për zgjidhjen me kompromis për Kosovën të jetë udhëtregues për të gjithë ata që duan stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor”.

Gjuriq, transmeton Koha.net, pret presione nga fuqitë e mëdha për zgjidhjen e kontestit me Kosovën dhe për këtë arsye për të kompromisi është gjithnjë e më pak i arritshëm.

Gjuriq zihet në rrenë, shpërthen në të qeshura në emision

Periskopi.com Fun

Marko Djuric, i ashtëquajturi Shef i Zyrës në Qeverinë e Serbisë për Kosovën, është zënë ‘mat’ duke gënjyer live në një emision të dedikuar për serbët e Kosovës, i cili paftyrësisht tha se di saktësisht numrin e lindjeve të foshnjës në Verit të Mitrovicës, kur më pas të gjithë ja plasin gazit nga kjo idiotësi.

Gazetari serb gjatë bisedes në studio me Marko Djuric i qeshet kur e zë mat atë, kur flet si një parashikues i së ardhmës, madje edhe kameramanët dhe regjia në studio fillojnë të qeshin në zë.

“Vitin e ardhshëm do të lindin 100 bebe me shumë se vitin e kaluar në Mitrovicë” thotë Djuric, transmeton Gazeta Metro.

Gazetari e pyet duke qeshur se prej nga e di dhe e parashikon këtë fakt, por në vend të përgjigjes Djuric nis të qesh dhe të tallet si idiot.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme.

Reagimi serb pas ardhjes së blindave: Rajoni po dërgohet në humnerë

Periskopi.com Lajme

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se armatimi i Kosovës nuk është diçka që mund të shikohet me dashamirësi apo dhe simpati.

Ai, siç përcjell FoNet, ka shtuar se masat e reja të Kosovës mund të jenë shkëndijë që tërë rajonin ta dërgojë në humnerë, ndërsa ka apeluar që bashkësia ndërkombëtare dhe shqiptarët këtë ta kuptojnë.

“Tash na duhet ç’përshkallëzimi, jo ushtri e re e Kosovës dhe jo më armatim në fuçinë e barutit e aq më pak shkëndija të reja që mund ta shtyjnë tërë rajonin në humnerë”, ka thënë Gjuriq.

Ai i ka porositur serbët e Kosovës se Serbia do të jetë me ta dhe se ajo do t’iu mundësojë të mbeten në Kosovë dhe “askush nuk duhet të luajë me të ardhmen dhe sigurinë e tyre”.

Gjuriq: Mund të kemi luftë të re me shqiptarët

Periskopi.com Lajme

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe nënkryetari i SNS-së Marko Gjuriq tha në seancën e Komitetit Ekzekutiv të kësaj partie në Çaçak se nuk përjashton mundësinë e ndonjë konflikti të armatosur me shqiptarët, raporton portali serb “Morava.info”.

Ai deklaroi para audiencës në Qendrën Kulturore të Çaçakut se shqiptarët e Kosovës po përpiqen në çdo mënyrë që të provokojnë çdo lloj gjesti të Serbisë që do të ishte shkaktar për konfliktin e armatosur.

Gjuriq theksoi se situata në lidhje me Kosovën është jashtëzakonisht e vështirë dhe se të gjitha skenarët janë të mundshëm. Ai i bëri thirrje progresistëve (anëtarëve të partisë së tij) të jenë të parët për të mbrojtur vendin në rast të një konflikti të armatosur të mundshëm.

Gjuriq i quan shqiptarët ekstremistë, pretendon se sot sulmuan disa serbë në Istog

Periskopi.com Lajme

Zyrtarët serbë kanë thënë se gjatë ditës së sotme u sulmuan pelegrinët serbë në Istog dhe për këtë aryse kanë kërkuar reagim ndërkombëtar.

Mediat serbe raportojnë se gjatë ditës së sotme në Istog janë sulmuar me gurë dy autobusë me pelegrinë serbë të cilët ishin nisur që të vizitonin kishën e “Virgjëreshës së Shenjtë të Kroacisë”.

Pas këtij incidenti të supozuar ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagoj ndaj sulmit të pelegrinëve ortodoksë, të cilët siç shkruajnë mediet serbe, fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

“Sulmi i sotëm është vetëm një paralajmërim tjetër për fatin e të gjitha faltoreve serbe në Kosovë dhe Metohi nëse ata mbetën pa mbrojtje dhe prandaj i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagoj më seriozisht, sepse nuk është vetëm një sulm ndaj pelegrinëve, por edhe mbi simbolet e një tradite të përbashkët evropiane të krishterë dhe vlerave evropiane”, tha Gjuriq.

Sipas Gjuriqit, kjo tregon se shqiptarët janë ekstremistë fetarë dhe nuk respektojnë kulturën fetare të tjerëve, pavarësisht se thirren në tolerancën fetare.

Siç shkruajnë mediat serbe, Gjuriq ka kërkuar nga Evropa që të mos hesht përballë zgjerimit të ekstremizmit dhe radikalizmit fetar në Kosovës pasi që kjo sipas tij, radikalizmi nuk njeh kufij dhe se mund të jetë kërcënim edhe për vetë Evropën, përcjell lajmi.net.

Ndryshe nga ky sulm fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar dhe pas raportimit të rastit, të gjithë pelegrinët ortodoksë serbë janë nisur drejt Serbisë.

Serbia me skenar të ri për bisedimet, zbulohet plani me shumë kërkesa

Periskopi.com Lajme

Beogradi zyrtar ka përpiluar një plan të ri për bisedimet e Brukselit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Në një skenar të publikuar nga e përditshmja serbe “Kurir” tregohet në detaje se çfarë do të kërkojnë serbët nga evropianët në raundin e ri të bisedimeve.

Aty theksohet garancia për Kishën Ortodokse Serbe, që sipas tyre, duhet ta ketë të drejtën e plotë mbi 44 objekte fetare.

Në tekst theksohet edhe çështja e zonës së veçantë për mbrojtjen e trashëgimisë serbe: Manastiret, Deçan, Graçanicë, Pejë, Patriarkana, Banjska si dhe  tempujt e tjerë të kishës në Gjilan, Shtërpcë, Skenderaj, Klinë, Rahovec.

Tutje, përmendet edhe ura mesjetare e Vojinoviqës në Vushtrri, monumenti në Gazimestan, qyteti mesjetar i Novobërdës si dhe fshati i Hoçës së Madhe …

Ndryshe, drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se Serbia e ka të domosdoshme të jetë në dialogun e Brukselit.

“… ne do të jemi aty sepse do të mbrojmë pozitën e  trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore serbe në Kosovë dhe Metohi”, ka deklaruar ai.

Gjuriq paralajmëron vizitë në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të vijë përsëri nesër në Kosovë.

Kjo është konfirmuar edhe nga vetë zyra e Gjuriqit, ku edhe bëhet e ditur se i njëjti do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut.

Gjuriq në këtë vizitë pritet të jetë i shoqëruar edhe nga sekretari i përgjithshëm i presidentit serb, Nikola Selakoviq.

Siç shkruajnë mediat e Beogradit, vizita e Gjuriqit vjen  pas rritjes së tensioneve në pjesën veriore të vendit, transmeton lajmi.net.

Ende nuk dihet nëse Gjuriq ka marrë leje nga autoritetet e Kosovës për një vizitë të tillë.
Kujtojmë se Gjuriq ishte arrestuar më 26 mars të këtij viti në Mitrovicën e Veriut, pasi kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Ky arrestim ishte përcjellë edhe me vendimin për dalje nga Qeveria të Listës Serbe.

 

Gjuriq: Na pret një luftë e vështirë për ta fituar Kosovën

Periskopi.com Lajme

Serbinë e pret një luftë e madhe për realizimin e interesave të saj në Kosovë,  thotë drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq dhe thekson se kjo luftë do të jetë “jashtëzakonisht e vështirë dhe komplekse”.

“Nga njëra anë, ju keni një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare që mendon se Serbia nuk ka nevojë për asgjë për të fituar në Kosovë dhe Metohi në një kuptim territorial dhe politik, sepse ata besojnë se kjo çështje është rrumbullakosur në vitin 2008 kur ata provincën tonë jugore e njohën dhe i dhanë pavarësinë”, tha ai për TV Prva.

Pas arrestimit të Gjuriqit, Dogana e Kosovës me qasje minimale në kufijtë e veriut

Periskopi.com Lajme

Që nga viti 2011, kur polici Enver Zymberi u vra në detyrë gjatë një aksioni në veri, Departament i Anti-Kontrabandës nuk mund ta kryejë detyrën në katër komunat veriore.

Pjesëtarët e Anti-Kontrabandës shkojnë në veri vetëm nëse këtë ua kërkon Policia e Kosovës, në mënyrë që t’i shmangen ngritjes së tensioneve nga ana e serbëve, raporton KTV.

Por, edhe veturat me të cilat të gjithë zyrtarët doganorë kalojnë nëpër këto komuna janë të blinduara.

Gazmend Musliu, udhëheqës i Njësisë së Anti-Kontrabandës, tregon se mallin arrijnë ta kapin vetëm pasi kontrabanduesit atë e fusin brenda Kosovës.

Përveç anti- kontrabandës, edhe njësiti i kontrollit në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, arrin në vendin e punës nën përcjelljen e policisë.

Udhëheqësi i ndërrimit në pikën kufitare në Jarinjë tregon se për dallim nga pikat tjera kufitare, orari i tyre i punës është 24 orë.

Bashkëpunimi i palës serbe me atë kosovare në këto pika bëhet përmes zyrës së Eulex-it, vendim i marrë po gjatë vitit 2011, sipas marrëveshjes së Brukselit.

Sipas kësaj marrëveshjeje, të dyja palët në pikën Jarinjë dhe Bërnjak takohen për diskutim së paku një herë në muaj. Tash e dy muaj takimet janë pezulluar.

Drejtori i Doganës për Rajonin e Mitrovicës, Agim Nika, thotë se nuk i di arsyet.

Por, burime të KTV-së brenda qeverisë kanë treguar se takimet janë pezulluar si pasojë e arrestimit të shefit të zyrës për Kosovën në Beograd, Marko Gjuriq.

Përkundër këtyre vështirësive, si pasojë e mosprezencës, Dogana e Kosovës thotë se po arrin rezultate dhe po parandalon rastet e kontrabandimit të mallrave nga veriu në jug.