Sali Berisha e ka nisur mëngjesin shumë keq (Video)

Periskopi.com Lajme

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha si duket ditën e sotme e ka nisur shumë keq. Ai ka hedhur kritika të ashpra për kryebashkiakun e Durrësit nga radhët e PS’së, Vangjush Dakon për qeverisjen e tij në këtë qytet bregdetar.

Madje Berisha përmes një video ku shihen plehrat brenda një deti e ka quajtur Gjushin si piktor dështak.

‘Nje miremengjesi nga Gjushi per Noriegen! Shikoni videon se ku e ka katandisur Durresin piktori deshtak, Gjushi dhe pleh-qeveria e tij!’, ka shkruar Berisha.

Si duket, ish-kryeministri është keqinformuar për venddodhjen e këtij deti, pasi nuk gjendet në Durrës por në Republikën Dominikane. Kjo pamje e tmerrshme ka ditë që po bën gjiro në internet./Periskopi/

sb

Nje miremengjesi nga Gjushi per Noriegen!Shikoni videon se ku e ka katandisur Durresin piktori deshtak, Gjushi dhe pleh-qeveria e tij! sb

Posted by Sali Berisha on Monday, 23 July 2018