Gjykata e Mitrovicës 100 për qind efikase në rastet që i trajtojnë

Periskopi.com Lajme

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin “Krimet e përgjithshme në Kosovë, ligji vs praktika”, ku u tha se gjatë tri viteve të fundit ka një efikasitet nëpër gjykata sa i përket rasteve penale, por dukuri shqetësuese është fakti që prokurori i shtetit në raste të rralla kërkon konfiskimin e dobisë pasurore i cili është produkt i veprës penale.

Drejtor ekzekutiv i Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, tha se nga raportet del se gjykatat në Mitrovicë janë ndër më të mirat, kurse, gjykatat të cilat vazhdojnë të kenë më shumë probleme janë ato në Prishtinë.

“Gjykatat e Kosovës, departamentet e Kosovës janë në gjendje shumë më të mirë në raport me departamentet tjera apo me fushat tjera si është ai civil administrativ apo krimet e rënda. Të gjeturat e IKD-së tregojnë se efikasiteti në këto departamente është shumë i mirë në raport me fushat e tjera, ku duhet të theksohet që prokuroria dhe gjykatat në Mitrovicë janë ndër prokurorit dhe gjykatat më efikase dhe përafërsisht 100 përqind efikasitet kundër rasteve që i trajtojnë, përderisa problemet kryesore vazhdojnë të jenë në Prishtinë. Të gjeturat e raportit nga IKD, tregojnë se përsëri  kemi të bëjmë me problemin e parashtrimit të lëndëve, vetëm gjatë kësaj periudhe kohore janë identifikuar 2 mijë e 843 lënde të cilat janë parashtruar nga gjykatat e territorit të Kosovës”, tha Miftaraj.