“Më morën zvarrë me makinë. S’kam prekur njeri me dorë”, del para Gjykatës, Kokëdhima: Unë e theva xhamin për t’u mbajtur

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Vlorës dha masën “arrest me burg” për shtetasin Mihal Kokëdhima, i cili u arrestua pasi goditi furgonin e një grupi turistët spanjollësh që kishin drekuar në restorantin e tij. 

Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtarja Esmeralda Habilaj, 51-vjeçari do të qëndrojë, nën akuzë për “kanosje”, “dëmtime të tjera me dashje” dhe “shkatërrim të pronës”.

“Më morën zvarrë me makinë. Ç’është kjo punë nuk kam prekur njeri me dorë.  

Ku kanë faktet që i preka me dorë. Më rrëzuan në Qeparo, nga makina. Unë nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar por për t’u mbajtur. 

Unë u mora targën, telefonova policinë. Ata futën marshin të më shtypnin, dhe unë u hodha ne kroskot. Kam dy fëmijë në shkolle në Gjermani. Ne dy muaj punojmë. Më lini të punoj”– ka thënë Kokëdhima para trupës gjykuese. 

Kokëdhima përfaqësohej në seancë nga dy avokatë, të cilët kërkuan masë sigurie më të butë, duke ofruar edhe garanci pasurore deri në 3 mijë euro. (TemA)