Gjykata në Prishtinë dënon me dy vjet burg një person për dhunë në familje

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit H.H..

I akuzuari H.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy viteve për veprën penale “Dhunë në familje”.

“Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1 nëpar.1.1 e 1.2 pika 1.2.3 të KPP kundër të akuzuarit të akuzuarit H.H, për shkak të rrezikut të përsëritjes së veprës penale nga i pandehuri, sepse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se po të gjendet i akuzuari në liri, mund të përsërisë veprat e njëjta apo të ngjashme penale. Duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat e në të cilat është kryer vepra penale, caktimi i paraburgimit është më se i nevojshëm për evitimin e rrezikut të përsëritjes së veprës penale, prandaj, gjykata vlerëson se këto rrethana paraqesin shkaqe ligjore tẽ parapara me nenin 367 par.1 pika 1.1 e lidhur me nenin 187 par. 1 nën par 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së, për caktimin e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit”, thuhet në komunikatë.

 

Kosovari që ishte pjesë e ISIS-it dënohet me katër vjet burgim

Periskopi.com Lajme

Katër vjet burg ka shqiptuar Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, Agon Misini.

Ai akuzohet se në gusht 2015, me pasaportë të falsifikuar, kishte udhëtuar në Stamboll, prej nga kishte shkuar në Siri për t’iu bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS, duke marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë, ku edhe më 26 korrik 2017, është arrestuar nga forcat kurde, ku ka qëndruar deri më 19 prill 2019, me ç’rast edhe është riatdhesuar në Kosovë.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Misini është shpallur të hënën nga gjykatësja e Departamentit Special, Shadije Gërguri.

Gjykatësja Gërguri ka njoftuar se në dënimin e shqiptuar do të llogaritet edhe koha që i akuzuari Misini e ka kaluar në paraburgim, prej 20 prillit 2019.

Po ashtu, gjykatësja Gërguri tha se ndaj Misinit do të vazhdohet masa e paraburgimit me aktvendim të veçantë.

Në emër të paushallit gjyqësor, i akuzuari Misini është obliguar të paguajë shumën prej 50 euro. Në fund, gjykatësja Gërguri ka njoftuar se ndaj këtij vendimi i akuzuari ka të drejtë ankese në afatin prej 15 ditësh nga dita e marrjes së kopjes së këtij aktgjykimi.

Ndryshe, i akuzuari Misini në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 29 nëntor kishte pranuar fajësinë për veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 7 nëntor 2019, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Agon Misini, për shkak të veprës penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 136 paragrafi 2 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale pretendon se i akuzuari Agon Misini, më 24 korrik 2015, me paramendim dhe me dashje, si dhe me përgatitje paraprake ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës përmes vendkalimit kufitar Hani i Elezit, ku ka shkuar në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe ka kontaktuar me përkrahës të organizatës terroriste ISIS, e më pastaj në kohë të pavërtetuar të muajit gusht 2015, me pasaportë të falsifikuar në emër të një personi nga Shkupi përmes Greqisë, ka udhëtuar me autobus për në Stamboll, nga aty ka shkuar në kufi të shtetit të Sirisë.

Gjithnjë sipas akuzës, i akuzuari Misini me të arritur në Siri i është bashkangjitur organizatës terroriste ISIS, ku pas trajnimeve taktike dhe luftarake ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë ku edhe më 26 korrik 2017, është arrestuar nga forcat kurde, ku ka qëndruar deri më 19 prill 2019, me ç’rast edhe është riatdhesuar në Kosovë. /Betimipërdrejtësi

 

Themelorja merr vendim për shoferin që e shkeli vajzën katër vjeçare

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Podujevë, e ka dënuar me 30 ditë paraburgim shoferin që goditi për vdekje gjatë ditës së djeshme një vajzë katër vjeçar.

Ngasësi i automjetit P.A ishte duke vozitur një veturë të tipit ‘Golf’. Gjatë ditës së djeshme me urdhër të Prokurorisë së Shtetit u ndaluar për 48 orë në polici.

 

 

Ndërsa sot, Gjykata Themelore e ka dënuar me 30 ditë paraburgim.

Përveç vajzës katër vjeçare, edhe një person tjetër është lënduar.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për trajtim mjekësor.