Zgjedhet gjyqtarja e re e Gjykatës Kushtetuese

Periskopi.com Lajme

Remzije Istrefi-Peci është zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo ka arritur të marr 83 vota të deputetëve, duke kaluar kështu kandidatët e tjerë të cilët nuk arritën të kalojnë pragun e votave të mjaftueshëm për tu bërë anëtar të Kushtetuses.

Ndërsa, Nazmi Rexhepi ka marr 63 vota, Safet Rexhepi 64 vota, Shkemb Manaj 23 vota, Emrush Kastrati 8 vota, Vigan Qorrolli 9 vota.

Ermush Kastrati është hequr nga lista e rivotimit për shkak numrit të vogël të votave.

Edhe një raund tjetër  i votimit është duke u bërë në mënyrë që të zgjidhen edhe dy anëtarë tjerë.